Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ti je një perlë

Po, ti je një perlë e bukur dhe vezulluese!

e shtrenjtë dhe e çmuar!

Po, e shtrenjtë tek Allahu dhe e dashur për Të.

A mos po kërkon argument?

Ai të ka krijuar, të furnizon dhe derdh mirësitë e Tij të pashtershme mbi ty. Edhe pse e kundërshton e nuk i bindesh, përsëri ai është i Butë me ty; madje jo vetëm kaq, porse Ai të ka dhënë liri të plotë që të bësh ç’të duash me veten, pasurinë dhe bukurinë tënde, edhe më shumë se kaq që të veprosh me këdo dhe çfarëdo rreth teje si të dëshirosh. Ai nuk të ka detyruar për asgjë, as edhe që të pranosh se Ai është Zoti i vetëm, Krijuesi i cili Sundon çdo gjë!!!

Ai nuk të ka detyruar kurrë, për asgjë.

Nga argumentet e dashurisë që ka për ty, është edhe fakti se Ai nuk të la lënë kështu pa orientim që të tregoj të fshehtat e kësaj gjithësie në të cilën ti je krijuar; përkundrazi, Ai ka dërguar për ty atë me të cilën do të të ndriçojë rrugën, e më pas të la që t’i vetë të zgjedhësh; në mënyrë që kur ta takosh pasi kjo botë të mbarojë, të mos i thuash: “Përse o Zot nuk më ke lajmëruar se kjo dhe kjo nuk duhej të kryheshin? Se kjo dhe kjo ka përfundim të hidhur?

Përse nuk më ke tërhequr vërejtjen se kjo rrugë është e rrethuar me rreziqe dhe se ai që ecën në të është i shkatërruar?”

Mos po kërkon ndonjë argument apo fakt tjetër?

Ai të ka dhuruar një mostër të vogël prej mirësive madhështore të Tij, në mënyrë që të orientojë të njohësh fuqinë e madhështinë e Tij dhe se Ai ka mundësi të dhurojë edhe më shumë se kjo mostër të cilën e kanë duart e tua, nëse t’i zgjedh atë e cila do të sjellë dobi në këtë botë e edhe mbas saj.

Më pas dërgoi tek ty atë i cili do të ndihmojë që të ecësh në rrugën e duhur, drejt lumturisë, qetësisë dhe sigurisë së kësaj bote dhe çka pas saj.

Pastaj të bëri të kuptosh se ti je një perlë e çmuar dhe plot vlera dhe se të gjitha motrat e tua nga gjiri i grave, janë perla po aq të çmuara. Porse ka prej tyre që kanë ngjyrë të veçantë, bukuri të pakrahasueshme dhe shkëlqim dallues nga të tjerat.

Të sqaroi se sa e rëndësishme është që ta ruash këtë bukuri të pashembullt nga hajdutët e gjërave të çmueshme dhe grabitësit e sendeve me vlerë. Më pas përsëri ta la ty të drejtën e zgjedhjes. Kujdesi që Ai ka për ty, e ka bërë që të sqarojë se të ndjekësh rrugën e gabuar, do të shkaktosh një dëm që nuk do të të prekë vetëm ty, porse krijesa të tjera të cilët Ai i do njësoj si ty dhe kujdeset për ta, ashtu si dhe për ty. Ndaj dhe të ka sqaruar se nëse do ta shfaqësh këtë bukuri kaq të rrallë për çdo kënd, atëherë do të ketë një përfundim të hidhur, si për ty ashtu edhe për ata.

Nga mirësia që Ai tregon për të gjithë ju, është se përveçse ka ndaluar për një gjë të tillë, Ai i ka premtuar çdo perle që ruan veten, se do t’i dhurojë siguri dhe qetësi në dynja, më pas do t’i japë asaj lumturinë të pafundme dhe begati të pa mbarimta në Xhenetin e Tij. Ku më e rëndësishmja e tyre është se ti do të jeshë më e bukur se hyritë dhe se bukuria jote do të shtohet vazhdimisht e se do të zgjedhësh bashkëshortin që do dhe që të pëlqen, aq sa ai do të angazhohet me bukurinë tënde edhe atje në Xhenet.

Por nëse ti do të zgjedhësh rrugën që të dëmton, Ai edhe pse ka fuqi të jashtëzakonshme, përsëri të bën thirrje për kujdes dhe të dërgon mesazhe që ndoshta t’i të kthehesh, madje duke të premtuar se nëse e bën këtë do të falë e do të jetë i kënaqur me ty. Por nëse ti refuzon dhe ende zgjedh të ecësh nëpër rrugën që të dëmton, atëherë është e drejtë e Tij që të dënojë në këtë botë humbje të qetësisë, pakësim të rrëskut dhe bereqetit, me nxirje të fytyrës, me humbjen e respektit të njerëzve ndaj teje dhe me humbje të çdo suksesi. Ndërsa në botën tjetër dënimi është zjarri i cili do të përvëlojë dhe përcëllojë këtë bukuri, por mos harro se ndodh që kështu të vuash përgjithmonë.

Bujari dëshiron që ti ta ruash shkëlqimin tënd tërheqës dhe bukurinë tënde mahnitëse nga sytë e burrave të perlave të tjera, sikurse dëshiron që bashkëshorti yt të të shohë vetëm ty.

Mos thuaj se unë po vishem, sepse këto rroba që ke, më shumë të ekspozojnë sesa të ruajnë e të mbulojnë.

A nuk mendon se ka ardhur koha të pendohesh, përpara se të shkosh tek Ai për të marrë shpërblimin e asaj që ke punuar.

Mos harro se ti je një perlë e perla gjithmonë qëndron e mbuluar në veshjen e saj (guaskë), e cila e mbron dhe e ruan vërtet.

Mos harro se ti je perla e Tokës dhe jo e detit dhe mbulesa që ruan bukurinë tënde është mbulesa, e cila të ruan vlerat e tua të vërteta.

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version