Shpresa për të rregulluar shoqërinë,ndodhet tek gratë.

    Kushdo që studion historinë e Ummetit, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë muslimane në periudha të ndryshme të kësaj historie.

    Dhe e gjithë kjo në pajtim dhe përputhshmëri me pozitën e lartë dhe nderin që i ka dhënë Islami gruas.

    Nëse ka shpresë për triumfin e muslimanëve,lidhet drejtëpërdrejt me kontributin e grave.

    Këto fjalë nuk i themi për t’u bërë qejfin grave apo gjinisë femrore.Jo!

    Kushdo që studion historinë e Ummetit musliman,do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë.

    Ne duhet të ndërgjegjësohemi mbi faktin se Islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan apo gjinin femrore.

    Ne duhet ta kemi parasysh faktin që personi i parë që ra në sexhde pas profetit Muhammed s.a.v.s.,ishte një grua.

    E para që besoi pas të Dërguarit të Zotit ishte një grua.

    E para që u përgëzua me Xhennet nga Umeti i profetit Muhammed s.a.v.s ishte një grua.

    Dëshmorja e parë në Islam ishte një grua.

    Dëshmorja e parë nga shokë apo sahabët që vdiq në kontinentin europian ishte një
    grua.

    Femrat e sotme muslimane modelin dhe shembullin më të mirë për të ndjekur e kanë tek gratë e Profetit Muhammed vetëm kështu mund të gjejnë të drejtat e tyre natyrore dhe barazinë.

    Sepse në këtë mënyrë do të mund të depërtojmë thellë në jetën familjare të Profetit Muhammed s.a.v.s. Nëse dëshirojmë ta studiojmë jetën e Pejgamberit në detaje, duhet të studiojmë edhe jetën e grave të tij.

    Kjo, pasi në jetën e Profetit Muhammed nuk kishte sekrete.
    Ne dimë se si ai jetonte me to, si i trajtonte gratë brenda në shtëpi, si i trajtonte kur dilte bashkë me to jashtë, si e trajtonte të shoqen gjatë të përmuajshmeve të saj, si ulej me to, si diskutonte, çfarë u thoshte, si flinte etj…

    Krijuesi i Madhërishëm në Kur’an thotë:
    “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë nënat e tyre…” (El-Ahzab: 6)

    [Pozita e gruas në shoqërinë muslimane duhet në çdo vend të ndërrohet në harmoni me detyrën e saj të nënës dhe edukatorit natyror të brezit të ri. Nëna e pa arsimuar, e lënë pas dore dhe e pafatshme nuk mund t’i ngris dhe edukoj bijtë dhe bijat të cilët do të jenë të aftë të rrisin dhe me sukses ta udhëheqin rilindjën e popujve muslimanë.] [Alija Izetbegoviq]

    Kushdo që studion historinë e Ummetit, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë muslimane në periudha të ndryshme të kësaj historie.
    Prandaj motër e dashur dhe e çmuar dhe e ruajtur si një thesarë i ruajtur dikur në thellesinë e detit tani je bër ekspozit dhe mjet tallje ktheja dinjitetin vetes dhe mburu dhe kontributin tënde që ke dhën gjatë historis pasi rregullimi i shoqëris po u nvarka prej teje dhe ty je shtylla kryesore familjes .

    Ju lutem kthejani dinjitetin familjes,shoqërisë dhe pse jo tokës pasi na si krijesa jemi mëkëmbës të Krijuesit në tokë.

    Kërkojë ndjesë për ç’farë do lëshimi të këtij shkrimi pasi aq ishte njohuria ime ndaj ksaj krijesa kjo qu u thahë deri me tash sështe nje ofendim por një rikujtim i kontributit tuaj rreth shekujve me rradhë.

    Profeti Muhammedi (a.s.) ka thënë:

    Bëhuni të mirë ndaj prindërve, se edhe fëmijët tuaj bëhen të mirë ndaj jush.

    Veproni mirë me ta, se edhe gruaja apo bashkëshortja e juaj do të veprojë mirë me ju.

    Ai që refuzon urdhërin e prindit, ka refuzuar urdhërin e Allahut.
    Ai që kënaq prindërit, ka kënaqur Allahun.”

    “Pa dyshim, ajo që më së shumti e zbukuron dhe i jep vlerë femrës është ISLAMI”

Muslimanja.us

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version