Letër motrës së ndershme… në këtë natë të vlefshme 1
E dini qe shume romane fillojne duke bere imazhin e pranveres. Dihet shume mire qe para cdo pranvere egziston nje dimer, dhe para dimrit nje vjeshte, dhe krejt para ketyre nje vere. Ne te kunderten po te mos egzistonte pershtatshmeria apo lidhja ne mes ketyre nuk do te kishim mundesi ti shijojm bukurit e natyres e as vet jeten…
Ne kete kohe mendo pak edhe per veten. Dije qe nese nje fare, lule apo fidan e mbjell ne nje toke te thare dhe nuk e ujite ate apo nuk kujdesesh per te, atehere nuk mund ta arrish ate qe ke dashur, sic thuhet ne nje urtesi: Po u kujdese per te behet kopsht, e nese jo behet mal.
E dashur motër, po pretendojme qe per te jetuar sipas islamit ne kohen moderne eshte e veshtire dhe ca e mundimshme, mirepo mos harro se pas cdo nate ka nje agim, pas cdo dimri vjen nje vere, e edhe per ty ka per te ardhur nje kohe e embel dhe plot deshire, vullnet e dashuri, ke per te jetuar islamin ne lumturi. Ajo qe eshte me rendesi eshte ta ngjallesh mendjen apo ndergjegjen tende dhe mos te largohesh nga litari i Allahut.
Te jetosh si muslimane dhe pse e ke pakez veshtire, mirepo jeta me islam te ben te ndjehesh e qete shpirterisht dhe komode dhe te ben te fitosh lumturine e perjetshme ne amshueshmeri…
Pa dyshim se ne kohen kur me te madhe jane perhapur semundje te shumta, shigjeta helmuese, qe jo vetem zemren ta shpojne por edhe shpirtin, e qe burimin e kane nen hijen e parulles MODERNIZEM, pra ti moter e ke veshtire te gjesh klime te pershtatshme ne kete ambient. Per rreth teje ka njerez me ngjyra te ndryshme, dhe me ideologjit e tyre deshirojne te zbehin e rraskapisin, ne mesin e shoqerise nuk mbesin mangu pa e mbjellur faren e hipokrizise, e ti mos e shiko si gje normale hipokrizine e hipokriteve, dhe injorancen e injoranteve. Por perpiqu ti kundershtosh mendimet e keqia dhe ideologjite e tyre te ulta me perpikmeri, butesi dhe me nje peshore te ndergjegjshme…
Behu e tille qe edhe motrat e tjera ti keshillosh, dhe mundohu ti afrosh nen hijen e ombrelles se islamit dhe se bashku me to te jetosh. E gjate misionit tend te shenjte, mos u merzit, e as mos u molis, e mos i le vend peshperitjeve te djallit te mallkuar…amaaan, a vec mua me ka mbet qe ti drejtoj keta njerez?… por ne momentin kur disa jane ne pasim te epsheve e deshirave te ulta te tyre, ti gjindu ne sacrifice ne rrugen e Zotit, e kjo eshte sekreti i lumturise se vertete.
Eja moter, nese ka vetem nje rruge, kjo eshte ajo e vetmja, perkujto se jemi ne nje magjistrale nje kaheshe dhe nuk ka me kthim prapa. Cdo dite e me teper jemi drejt perfundimit, jemi drejt harxhimit te frymemarrjeve tona,po ti moter nese i ke bere padrejtesi vetes, mos harro, dyert e Allahut jane gjithnje hapur per ty, andej kthehu Atij me pendim te sinqerte. Dhe, programoje jeten tende ne baza te shendosha duke jetuar me keshillat e Krijuesit tend i cili e din me se miri se per cfare ke nevoje , dhe vetem ne kete menyre do jesh e lumtur dhe ne harmoni me ata qe i don…
Mos u be prej atyre qe perkatsia fetare u ka mbetur vetem ne leternjoftimet e tyre, e as nga ata qe nuk respektojne ligjet e Krijuesit, e qe thone ne kemi zemer te paster, e mu keta jane ata qe kane fjale dhe fytyra qe nuk turperohen nga Zoti, kane zemra te ngurosura, por fatkeqsisht nuk e kuptojne. Ndaj te tilleve-pra muslimaneve vetem me emer- shpreh dhembshuri…
Cfare po mendoni?! Prap thoni se jemi musliman dhe te njejten menyre te jeteses te vazhdoni?! A nuk do ti japni fund muslimanllekut te rreme e fallco!!! A nuk do i ktheheni realitetit te duhur!? Pa tjeter, e dijme se pergjigja prap eshte boshe dhe e zbrazur!!!
Ne asnje moment mos e harro Allahun dhe vdekjen. Cdo here sillu ashtu sikur po e sheh Zotin edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai te percjell ty. Si dhe cdo here perkujto sikur pas pak castesh do vdesesh. Ne cdo kohe perkujto Zotin, problemet e tua hapja vetem Atij, dhe cdo here kerko vetem prej Tij, edhe pse ndoshta pernjehere nuk te pergjigjet, mirepo ti, vazhdo duke trokitur deren e Tij deri sa te hapet, dhe vetem Atij dorezoju.
Urdherat- ligjet e Tij a nuk kane qene qe ty gjithnje te bejne edhe me te bukur?! Rregullat islame nuk jane te vendosura per te poshteruar ty, por e kunderta, ato jane te vendosura qe te ngrisin ty vleren tende, personalitetin tend…
Moter, te pa fete deshten apo nuk deshten, Allahu ka per ta mbrojtur fene e Tij, e neve pse mos te perfitojme te mira gjate misionit tone. Mos harro qe kur te shoqerohesh, ta zgjedhesh shoqerine, sepse ajo eshte shkaktare per te humbur apo per te shpetuar si ne kete jete ashtu edhe ne ahiret…
Degjo moter, dije se vlera yte eshte e madhe, mos e jep veten per te lire sepse ti je shuuume e shtrenjte. Per ty ka nevoj njerezimi, ti nuk je veten nje vajze, por je sa njemije (1000) e me teper. Ti je gjysma e shoqerise, ti je edukatorja jo vetem e femijes, por e gjithe njerezise. Ti je bije e prinderve te paster ne ndergjegje. Ti je moter e vellaut te ngritur me karakter. Ti je mbese e gjysherve te pasur ne besim. Ti je grua e nje burri te larte moralisht. Ti je nene, ti je nene, ti je nene me vlera te pa mbaruara, sa qe thuhet se edhe xhenneti eshte nen kembet e tua.
E dashur moter, Allahu ne Kur`anin Fisnik tek surja Nure ne ajetin 31 porosit: “Thuaju edhe besimtareve ti ndalin-ulin shikimet e tyre, te ruajn pjeset e turpshme te trupit te tyre, te mos sbulojne stolite e tyre pervec atyre qe jane te dukshme, le te vene shamit mbi krahrorin e tyre…dhe vazhdon ajeti deri ne fund te tij…dhe mos te kercasin me kembet e tyre per te zbuluar fshehtesine dhe stolite e tyre. Pendohuni te gjithe tek Allahu o ju besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim.
Moter e nderuar, ajeti i mesiperm mbi te gjitha ben fjale per menyren e veshjes se femres, qe dmth. se mbulesa per ty eshte nje prestigj, nje privilegj, nje ndere… Mos harro se ka nga ata qe kane zemra te semura dhe nuk durojne dot te shohin te veshur me mbulese nga fakti se nuk kane sy meshirues, e me pastaj kane per te etiketuar me emra te lloj llojshem, e perderisa ekstremeve ne zhveshje i thojne Mode dhe Emancipim. E ti e dashur moter, mos u mbeshtjell me kompleksin e poshterimit, por ndjehu krenare qe Allahu te ka zgjedhe muslimane e fetare…
Mos harro se Zoti te meson vetem per te miren, Ai te porosite qe mos te perzihesh me gjinine e kundert sepse i treti eshte djalli, edhe me pak, te mos pershendetesh me dore, te mos flasesh gjate e fjale te ulta, sepse keto jane gjera qe te cojne drejt humbjes se nderit tend te shtrenjet… e sot jemi deshmitare te kohes se sa e sa crregullime ndodhin ne shoqerite tona. E beni nje pyetje vetes, se sa keni per te fituar nese ruheni dhe jetoni ne pajtim me ligjet e Allahut!!!
E crregullimet e kohes moderne jane perhapur nga fakti se mashtrohen duke rene ne rrjetin e fjales CIVILIZIM, nese lakuriqesia, imoraliteti, alkooli dhe veprat e ulta si keto konsiderohen civilizim, atehere ne nuk kemi nevoje te emrohemi me kete emer. E sipas tyre nese mbulesa, turpi, nderi, namazi e agjerimi jane prapambeturi, atehere ne me plot kenaqesi pajtohemi te quhemi te prapambetur.
Moter e dashur zgjoje ndergjegjen tende dhe kupto nje here e pergjithmone se nen pullazin e fjales Emancipim e Civilizim manipolohet bukuria yte, mirret neper kembe nderi yt, ne emer te perparimit,zhvishet trupi yt nga petkat e bukurise, dhe behet si nje leter e hapur, e dihet se kush kalon perskaj letres se hapur ka deshire qe gjithkushi ta lexon ate… e me pastaj nenvleftesohesh, poshterohesh, rrihesh, e malltretohesh… a nuk eshte kjo nje gjendje e mjerueshme.
Ti nuk je sikur trandafili qe keputet dhe me pastaj thahet e humbet…
Ti je kryevepra, qe cdo e mire duhet te ket burimin nga ti, ti je ajo qe duhet te jetosh…
Ti je simboli i virtytit, ti je vet fama dhe nderi…
Derisa te mbaroj jeta, ti je shembull qe duhet marre te gjithe…
Dhe ne fund ju perkujtoj vetes e me pastaj edhe juve; se sot jemi, e neser nuk jemi, sot ecim mbi siperfaqen e tokes, e neser jemi nen te. Kjo jete e shkurter dhe shume pak e vlefshme eshte kalimtare, kurse jeta tjeter, ajo eshte e perhershmja… edhe pas kesaj nuk na mbetet tjeter vetem se ti kthehemi vlerave te larta morale, ti kthehemi besimit ne Zotin nje, te bejm organizimin e jetes ne perputhshmeri me ligjet e Krijuesit Suprem, dhe vetem ne kete menyre do te kemi mundesi te jetojme te lumtur dhe ne harmoni ne kete bote, dhe kjo menyre e jeteses te jete pretekst per te jetuar te lumtur ne ahiret… pra kthehuni tek Allahu te nderuara motra, dhe jetoni me islamin tuaj, fe e cila eshte program jete dhe celes i lumturise.
Biblioteka islame
“IKRE”
Terrnave
(1)kjo teme eshte lexuar ne xhamine e fshatit Ternave me rastin e organizimit te programit ne naten e Kadrit…