1. Largoje telefonin kur je duke folur me ta.
2. Kushtoji vëmendje fjalëve që thonë ata.
3. Pranoji mendimet e tyre.
4. Merr pjesë në biseda me ta.
5. Shikoji ata me respekt.

6. Gjithmonë lavdëroji ata.
7. Dhuroju lajme të mira atyre.
8. Mundohu të mos iu japësh lajme të këqija, e nëse është e domosdoshme t’iu tregosh, atëherë me fjalë të kujdesshme tregoju atyre se çfarë ka ndodhur.
9. Fol mirë dhe respektoji miqtë, apo të afërmit e tyre.
10. Vazhdo t’ia kujtosh vetes gjërat e mira që ata kanë bërë për ty.

11. Nëse ata e përsërisin një ngjarje që ti e ke dëgjuar edhe më herët, dëgjoji sikur të ishte hera e parë.
12. Mos iu kujto momente të dhimbshme nga e kaluara.
13. Mos fol me vrazhdësi ndaj tyre.
14. Ulu me respekt afër tyre.
15. Mos i kritiko ata.

16. Mos i ndërprej ata.
17. Respektoje moshën e tyre.
18. Mundohu të mos qash para tyre asnjëherë.
19. Bëji krenar me ty.
20. Dhurojau atyre ndjenjën dhe fuqinë e të qenurit udhëheqës të familjes.

21: Mos e ngrit zërin ndaj tyre.
22. Mos ec pa ju dhënë përparësi atyre.
23. Mos ha pa ju dhënë përparësi atyre.
24. Mos u tall me ta nëse rastësisht gabojnë diçka.
25. Bëje rregull që çdo ditë, të bësh diçka për ta; qoftë pastrim i këpucave, përgaditje e ndonjë supe, ose rregullim i shtratit para se të bien në gjumë.

26. Bëhu ti arsyeja e gëzimit në fytyrat e tyre.
27. Bëji ata për të qeshur, por pa i lënduar.
28. Lutuni për ta sa më shumë.
29. Gëzoji ata me ndonjë dhuratë të paktën një herë në muaj.

30. Thirri ata në telefon ose dërgoju atyre mesazh duke i shprehur dashurinë tuaj.
31. Bëj diçka që iu pëlqen atyre përpara se ata t’ua kërkojnë atë.
32. Mos fli pa i përqafuar ata.
33. Zgjedhi fjalët tua me kujdes para se të flasësh para tyre.
34. Thirri ata në emra përkëdhelës.
35. Bëji ata prioritet kryesor në mesin e njerëzve të tjerë.

Prindërit janë thesar i kësaj toke. Vlerësojini ata derisa janë ende gjallë.

“O Zoti im, ki mëshirë ndaj prindërve të mi, ashtu siç më edukuan ata mua kur isha e vogël.”
|Surah Al-Isra, Kur’an|

( e huazuar )

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version