1) Cila është brenga që ka pushtuar zemrën tënde? Cili është qëllimi që mbulon kohën tënde? A janë brenga për fenë, dëshira për t’iu bërë mirë njerëzve, mësimi i injorantëve, apo ke brenga dhe qëllime tjera?

2) Obligimin më të madh e ke namazin, andaj, t’ia kesh frikën Allahut për të. fale namazin në kohën e duhur dhe fale në përputhje me rregullat fetare, siç na i ka mësuar i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam].

3) Hixhabi yt nuk është traditë, por adhurim, me të cilin të ka ngarkuar Allahu. Ai është i obliguar ashtu siç janë të obliguara edhe adhurimet tjera.

4) Zbukurimi yt është turpi, është kurora jote në këtë botë, andaj mos e lë anash kurrë.

5) Ku je në raport me librin e Allahut. Ka kohë që e ke braktisur. “E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” (el-Furkan, 30)

6) A ke dëgjuar për rrëfimin e gruas gjashtëdhjetëvjeçare, e cila vazhdon të shkojë në sesionet e mbajtjes së Kur’anit përmendësh ndërsa ti e kalon kohën kot nëpër tregje e restorante?

7) A të ka rënë ndonjëherë ndërmend për motrat tua që janë nëpër burgjet e pushtuesve sionistë, që të paktën të bësh një dua për to?

8) Prindërit kanë nevojë për butësinë dhe mirësjelljen tënde.

9) Koha është thesari yt. Nëse e mbush me të mira, fitove të mirën, ndryshe, qortoje vetëm veten tënde.

10) Ti je faqe në histori andaj ke kujdes se çfarë do të shkruan historia për ty.

Burimi: http://denana.com
Përshtati: Sedat Islami

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version