Mbrëmë vesha hixhabin tim më të mirë, hixhab i bukur me shkëlqim dhe qëndisje të ndritshme. Unë asnjëherë nuk vë mbules me shkëlqim kur dal në rrugë. Zakonisht vë ngjyra të buta, jo të ndezura –vë të zezën pasi dhe përputhet më mire me mantelin (hixhabin) ngjyrë të zezë. Gjithsesi nuk dua të duket mbulesa si diqka e shëmtuar por dhe asesi nuk dua të dukem tërheqëse kur dal të jashtë shtëpisë.

Këtë e bëjë për shkak të një ajeti në surën En-Nur, ku Allahu xhele xhelaluhu thotë:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre pervec atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamite mbi krahërorin dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përvec burrave të tyre, baballarëve te vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezerve të vet ose djemve të vëllezerve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat I kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt të cilët nuk ndjejnë nevojë për femrat ose fëmijëve të cilët nuk janë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos I zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Kur’an ; En-Nur ; 31)

Jam e kënaqur dhe ndihem komod me mënyrën se si vishem, madje dhe e lumtur, por të veshësh ngjyra të mbyllura ka vështirisit e veta kur shef aq shumë shami dhe mantele të burkura dhe të ndritshme.

I shof ato, më pëlqejnë dhe kam dëshirë t’i kem. Ndonjëherë dhe i blej edhepse nuk do i vesh në rrugë ndonjëherë, por ato vërtetë janë të bukura! Dhe I them vetes sime “ndoshta për Bajram do bëjë ndonjë përjashtim” ose “ndoshta do t’i vesh si zbukurim brenda shtëpisë” dhe kështu i blej, i vendos në dollapin tim. Pastaj mendoj për mënyrat dhe rastet se kur t’i vesh, dhe shpesh ndjej faj se mbaj gjëra të cilat nuk më duhen….por prap, sa herë i shoh mendoj rreth asaj se sa të bukura janë.

Mbrëmë ishte ndryshe. Mbrëmë nuk munda të rezistoj dhe u përfshira nga dëshira e madhe për t’i veshur dhe regulluar. Vendosa shaminë time më të bukur, ngjyrë kaltër e qelur me qëndisje ngjyrë bronzi e ari dhe me shkëlqime delikate. Vesha mantelin tim më të mire që ngjane me një fustan të gjatë solemn, të cilin e ruaj për rastet më të vecanta. Vëra parfum, një arom e lehtë pastertie, lloji im i preferuar i parfumeve.

Normalisht, do vdisja sikur do dilja keshtu. Unë asnjëherë nuk kam dal nga shtëpia kështu e rregulluar dhe e parfumosur, dhe lus Allahun asnjëherë të mos e bëjë një gjë të tillë. Mbrëmë nuk dola nga shtëpia. Mbrëmë pasi u pastrova, u visha, zbukurova dhe parfumosa, shtrova sexhaden dhe u bëra gati ta takoj El-Melik, Sunduesin.

Këtë sjelleje e mësova nga shembelltyrat tona. Kur arrinin dhjetë netët e fundit, besimtaret nga të parët tanë bëheshin gati. Ata përgaditeshin për netët e fundit të Ramazanit dhe Natën e Kadrit, ishin në gadishmeri ti presin ashtu sikurse presin Bajramin. Ata punonin fort, që të pastronin veten si ne brendësi ashtu edhe në pjesën e jashtme.

Sipas Xheririt, “ Ata preferonin te merrnin gusëll cdo natë në dhjetë netët e fundit. Disa të tjerë merrnin gusëll dhe parfimoseshin natën që shpresonin më së shumti të ishte nata e Kadtrit.”
Ajsha radiallahu anha, teksa dëshironte te pregaditej për atë natë, pyeti, “O i Derguar i Allahut, nëse e di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë asaj nate?”, Ai salallahu alejhi ue selem iu përgjigj. “ Thuaj: ‘O Allah, ti je Falës e do faljen andaj të lutem më fal!’”.

NATA E KADRIT një natë madhështore, që asesi nuk duhet lënë të na kaloj pa shfrytëzuar.

Tamim ed-Dari, radiallahu anhu, kishte një veshje të cilen e kishte blerë per 1000 dërhem, dhe të cilën e veshte vetëm natën që shpresonte te ishte Nata e Kadrit. Thabit el Bunani vishte rrobat më të mira parfumosej vet dhe xhaminë me parfumin më të mirë natën që shpresonte të ishte nata e Kadrit.Të gjitha këto ishin pjesë e pergaditjes.

Këto jane dhjetë netët e fundit, andaj është koha që cdo motër të nxjerr hixhabin e saj më të mirë, shaminë e saj më të bukur, parfumin e saj më të këndshëm dhe sigurisht mbi të gjitha duatë më të mira dhe më të sinqerta. Është koha të takosh Allahun në namaz, në kohën më të mirë të vitit, të shfrytëzosh periudhën më të mirë dhe netët më te vlefshme. Nëse vendosim të shkojmë në xhami, mund të mbulojmë përmbi zbukurimet deri brenda, që ti shmangemi cfardo lloj harrami.

Është koha ta nxjerrim më të pastërtën dhe më të sinqertën nga brenda……e gjithashtu pse jot ë nxjerrim më të pasterten dhe të kendshmën nga jashtë gjithashtu!

O Allah na mundëso neve dhe familjeve tona ta jetojmë Natën e Kadrit. O Allah, na jep të mira në këtë dunja dhe ne Ahiret, dhe na shpërto nga dënimi i zjarrit! O Allah ti je Falës, e don faljen, na fal neve. O Allah ti je Falës, e don faljen, na fal neve. O Allah ti je Falës, e don faljen, na fal neve. Amin.

Marrë nga : igotitcovered.org

Përktheu: ummuAbdullah/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version