Me siguri ju ka ndodhur të mendoni se si do të ishte sikur të kishit qenë mashkull, ose së paku të kishit dikë që t’ju ndihmonte në punët tuaja të shtëpisë: të hekuroste rrobat, të zgjidhte problemet me fëmijët, të bënte pazarin, të paguante faturat mujore dhe të bënte darkën. Mendoni se çfarë fati do të ishte. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në momente të vështira dhe dëshpëruese.
Vini veten në krye të listës së prioriteteve
Bëhuni prioritet i vetes, edhe atëherë kur jeni të sigurta se nuk keni aspak kohë. Nënat e punësuara dhe të suksesshme kanë mësuar se si duhet të ndajnë pak kohë për vete. Nëse nuk jeni të kënaqura, nuk do të jeni të lumtura.
Çdokujt i nevojitet përqafimi
Edhe kur të keni ditë të vështirë në punë, fëmija juaj ka marrë notë të dobët në shkollë dhe bashkëshorti nuk ju ka ndihmuar në punët e shtëpisë, kujtoni se sa lumturi ju sjell familja juaj. Gjeni momente për të treguar dashuri dhe afërsi.
Mendoni për rëndësinë e punës suaj
Hulumtimet tregojnë se femrat punojnë për arsye të ndryshme dhe nuk është gjithmonë dobia financiare apo situata ekonomike ajo që e shtyn të punësohet, por është nevoja për pavarësi, status shoqëror dhe kontakte të tjera sociale. Femrat gjejnë kuptim dhe sfida në zhvillimin e karrierës së tyre dhe kjo gjë ju sjell kënaqësi edhe meshkujve.
Ndani kohë të festoni çdo sukses
Shumica e nënave të punësuara përmes suksesit në punë zbusin të gjitha streset e jetës dhe kështu mbajnë qëndrim pozitiv. Mos harroni të ndani kohë të festoni çdo sukses të cilin e arrini dhe lejoni që kjo ndjenjë t’ju pushtojë, sepse ju ndihmon të vazhdoni më tej me këtë ndjesi. Kushtojini rëndësi të veçantë partnerit dhe falënderojeni atë për mirëkuptimin dhe mirësjelljen që tregon për ju.
Mësoni si të arrini suksesin
Nga të gjitha mekanizmat të cilat nënat e punësuara i shfrytëzojnë, arma më e fuqishme është gatishmëria që të mos presin të jenë të përsosura. Superfemrat dhe superheronjtë nuk ekzistojnë në jetën e përditshme. Prandaj mos ngurroni që t’i lëshoni standardet e mirëmbajtjes së shtëpisë, sepse askush përveç jush nuk do të tronditet nëse dyshemeja nuk është e pastruar siç duhet, apo nëse ju ka mbetur dhoma nga darka e mbrëmjes e papastruar. Ndonjëherë blini drekë të gatshme dhe kaloni më shumë kohë me familjen tuaj, ose angazhoni bashkeshortin apo ndonjë ndihmëse t’ju ndihmojë në ndarjen e detyrimeve tuaja nëse jeni e ngarkuar.
Të keni së paku një shoqe
Sado që të jeni të organizuara, ndodh që ndonjëherë të keni nevojë t’i rrëfeheni dikujt. Thërrisni shoqen, rrëfehuni për problemet që ju mundojnë, kaloni një pasdite të këndshme duke pirë së bashku kafe. Bëni kujdes me shoqen, duke mos rrëfyer tërë sekretet, problemet apo ankesat.
monitor/motraime