Ka qenë nga syneti i pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) që i agjëronte nëntë ditët e para të dhulhixhes. Trasmetohet nga Hunejd Ibn Halid dhe ky nga gruaja e tij dhe kjo nga disa gra të pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) se kanë thënë : ishte pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) që agjëronte nëntë ditët e dhulhixhes, ditën e ashuras, tre ditët nga çdo muaj4 si dhe cdo të hënë dhe të enjte të fillimit të muajit. ( Sahih, sunen Ebu Daud : 2437 )

Ka thënë imam Neveviu ( Zoti e mëshiroftë ) për agjërimin e këtyre dhjetë ditëve : është shumë e pëlqyeshme.
Kështu që agjëroi të nënta këto ditë..
Dhe mjerë për ty po e humbe një ditë të vetme nga këto…

N.q.s të thonë të papunët : hadithi është i dobët – dhe me të vërtetë nuk është ashtu – ja ku i ke në përgjithësi frytet e agjërimit vullnetarë :

1. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut ( vullnetarisht ), Allahu ia largon fytyrën e tijshtadhjetë vjet nga zjarri i xhenemit. ( Buhariu 2685 )

2. Gjithashtu të mjafton nga shpërblimi i agjërimit ajo që ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush vdes dhe është agjërueshëm ka hyrë në xhenet. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/391 )

3.Gjithashtu nga shpërblimet e agjërimit është se : tre personave nuk i kthet mbrapsht duaja, prej tyre, ai që është agjërueshëm derisa ta hapi ( agjërimin ). ( Sahih, musned imam Ahmed : 2/304 )

4. Gjithashtu nga shbërblimi i agjërimit është se nuk ka të ngjashëm me sevapin e tij. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : agjëro sepse me të vërtetë nuk ka të ngjashëm me agjërimin. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/249 )

5. Nga shpërblimi i tij gjithashtu se : Allahu dhe engjëjt dërgojnë salavate mbi ata të cilët hajnë syfyr. ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/12 )

6. Nga shpërblimi më i madh që ka agjërimi është fjala e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : çdo punë e birit të Ademit i shumëfishohet një e mirë me dhjetë të mira e deri në shtatëqind. Ka thënë Allahu i Madhëruar përveç agjërimit sepse ai është për mua dhe unë e shpërblej atë.

E lenë epshin dhe ushqimin e tij për shkakun Tim, dhe për agjëruesin ka dy gëzime : një kur e hap agjërimin dhe tjetra kur takon Zotin e tij dhe era e gojës së tij është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut. ( Buhariu 1805 ) Këto ishin frytet e agjërimit vullnetarë dhe me mirësinë e këtyre dhjetë ditëve të rikthen ty kujtimet e muajit ramazan dhe gjallërimin e tij.

Sidoqoftë ti je i fituari!!

Muhammed Husain Jakub

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version