I Lartësuar qoftë Ai i cili e bëri shtëpinë e Tij ( Qaben ) vend tubimi dhe sigurie për njerëzit, e vizitojnë atë dhe kthehen nga ajo, dhe nuk e shohin se ata kanë kryer nevojën e tyre kjo sepse Allahu ( Xh.Sh ) ia atribuoj këtë shtëpi Vetes se Tij duke thënë : Dhe (përkujto) kur Ne i treguam Ibrahimit vend-ndodhjen e Shtëpisë së Shenjtë (Qabes), (duke i thënë): “Mos bashko gjë në adhurim me Mua (La ilahe il-la Ene – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje, Allahut ) dhe Shenjtëroje Shtëpinë Time për ata që i sillen asaj përqark, edhe për ata që qëndrojnë për falje, edhe për ata që përkulen dhe lëshohen me fytyrë përtokë në sexhde. ( El-Haxh 26 ).
Atëherë u dashuruan zemrat me shtëpinë e të dashurit të tyre dhe sa herë që u përmendet atyre ajo shtëpi ( Qabja ) e shenjtë ndien keqardhje dhe sa herë u përmendet pasi janë larguar prej saj lëndohen.
Një person shikoi haxhillarët duke shkuar për në haxh, qëndroi dhe duke qarë tha :
ah mjerë për dobësinë që më ka kapluar…
pastaj mori frymë thellë dhe tha : kjo është humbje për atë që nuk ka mundësi për të shkuar në Qabe, por si është halli me atë që i ndërpret lidhjet me Zotin e Qabes!?
Është e drejtë për një person që të mërzitet dhe të pikëllohet kur i sheh ata që shkojnë në haxh ndërsa ai nuk ka mundësi, i sheh të shkojnë në shtëpinë e të dashurit dhe ai nuk ka mundësi, kështu që duhet të kërkojë dua prej atyre që shkojnë atje që të jetë edhe ai pjesmarrës.
N.q.s njerëzit shkojnë dhe ne nuk shkojmë, ata afërohen tek Allahu e ne largohemi, atëherë kush na siguron ne të mos jemi prej atyre që ka thënë Allahu në kur’an : …por Allahu nuk dëshironte nisjen e tyre, kështu që Ai i bëri të mbeten pas duke u thënë (atyre): “Rrini me ata që rrinë (fëmijët, gratë e pleqtë). ( Et-Teubeh 46 )
Por ai që nuk ka mundësi është pjesmarrës në shpërblim me atë që shkon, ashtu sikurse ka thënë Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) kur u kthye nga lufta e Tebukut : Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar pamundësia. ( Buhariu 2684 )
O ju të cilët po shkoni për në Qabe
Ju shkoni me trupat e ne shkojmë me shpirtrat
Ne na ka ndaluar pamundësia dhe ju keni shkuar
Dhe kush qëndron nga pamundësia është sikur ka shkuar
Si dhe ka prej atyre të cilët shkojnë me zemrat e tyre megjithatë ia kalojnë edhe atyre që shkojnë me trupat e tyre.
Vëllezërit e mi… n.q.s nuk keni mundësi këtë vit për të bërë haxhin atëherë kthehuni tek lufta e vetvetes sepse ai është beteja më e madhe. N.q.s nuk keni mundësi të kryeni ritet e haxhit atëherë therni një kurban me aq sa keni mundësi sepse është detyrë për atë që nuk ka mundësi të shkojë në haxh të theri dhe mos bëni gjynahe sepse gjynahet të shkatërrojnë fenë.
Kush është larg nga shtëpia shenjtë e Allahut atëherë le të mos e largojë veten me gjynahe nga mëshira e Allahut sepse mëshira e Allahut është afër për ata që pendohen dhe kërkojnë falje. Kush nuk ka mundësi për haxhin sepse është larg, atëherë le të lusi Zotin e Qabes sepse Ai është më afër se sa damari i qafës të atyre që e lusin.
Muhamed Husein Jakubi
el buhari