A e dini se cila është pjesa më e VËSHTIRË në Ramazan ?

Nuk janë orët e gjata të agjërimit, JO
E as përpjekjet e mësimit përmendësh te Kur’anin…
As qëndrimi në këmbë në namazin e Teravive…

Pjesa më e vështirë është te kuptuarit se armiku juaj më i madh jeni JU vet…
Duke pranuar se nefsi juaj është më i fortë se sa ju mendoni…
Duke pranuar se edhe pse shejtani është i mbyllur larg, ai ka lënë ende gropat e ndikimit te tij tek ju …

Është shumë e vështire ,ashtu sikur pilula qe eshte e ashpër dhe e hidhur për gëlltitje, ta dini se rrëshqitja juaj në karakter , padurimi juaj, dembelizmi juaj në ibadete,etj., nuk janë si shkak i vesveseve, por për shkak të VETËS TËNDE ! : ‘|

A e dini se cila është pjesa më e MIRË e Ramazanit ?

Ai është Muaji i Mëshirës, ​​i Faljes, i praktikës ..
Eshtë muaji i përsosur qe të lutesh për falje, të identifikosh të metat tua, për të ndryshuar shprehitë tuaja, që të bësh dua vazhdimisht për ndihmë në tejkalimin e nefsit tuaj …

Është muaji i përsosur për të bërë ndryshimin që ju keni kërkuar për ta bërë gjate tërë vitit …

Kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë tani, mundohuni maksimalisht që të përfitoni dhe ta përfundoni të fuqishëm dhe të fortë.

Bëhuni ushtar kundrejt nefsit tuaj, një ushtar i Allahut ..
In’Shaa’Allah ..

Burimi : design2talk.com
Përktheu: /motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version