Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin e tij të fundit, dhe më pas:

Është vërejtur se gjatë Ramazanit, shumë gra i kalojnë ditët e Ramazanit në neglizhencë, mangësi dhe peokupim me gjëra të padobishme nga të cilat nuk do të përfitojnë as në jetën e kësaj bote dhe as në jetën e botës tjetër, për këtë shkak ne dëshirojmë që të planifikojnë një program të përditshëm, nëpërmjet të cilës ajo mund të kalonë kohën e çmuar gjatë këtij muaji madhështor:

1 – Gruaja muslimane zgjohet para agimit (sabahut), për të ngrënë Sehur (syfyrë), sipas urdhërit të Pejgamberit salall-llahu alejhi ve selem: “Ngrihuni të hani syfyr, pasi në të ka bereqet”. (Transmeton Muslimi dhe Buhariu.) Dhe prej sunnetit është që të vonohet.

“Syfyri është ushqim i bereqetshëm, prandaj mos e leni, së paku pini një gllënkë ujë, ngase All-llahu dhe melekët bëjnë dua për atë që ngrihet për të ngrënë syfyr”. (Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.)

2 – Përgatitja për namazin Fexhër (Sabahut) me abdest dhe duke pritur thirrjen për namaz (Ezanin). Pas kësaj falë dy rekate sunnet, të cilat janë më të vlefshme se kjo botë dhe ajo çka përmban kjo, ashtu si i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem, kurrë nuk i linte dy rekate sunnet pavarësisht se a ishte në udhëtim apo jo.

3 – Kujdes … Pas mbarimit të namazit thënien e lutjeve duke filluar prej Tehlil (la ilahe il-la All-llah …), Tesbih (SubhanAll-llah), Tahmid (Elhamduli-lah), Tekbir (All-llahu Ekber) etj, si zbukurim, dhe duke kënaqur Atë Subhaneh.

4 – Qëndro në musal-la (vendi ku e kryen namazin) deri në lindjen e diellit duke e lutur All-llahun e Gjithfuqishëm, duke lexuar Kur’an, dhe duke bërë dhikrin (lutjet) e mëngjesit, dhe më pas ngrihu për të falë dy rekate në mënyrë që të fitoshë shpërblimin e Haxhxhit dhe Umres të plotë, të plotë .

5 – Pastaj bëre një pushim dhe fle në mënyrë që të rimarrësh, rifitosh, forcën / energjinë tënde nëse nuk je e angazhuar për të shkuar në shkollë apo në punë, dhe më pas zgjohu para namazit EdhDhuhër(drekës) që të falesh namazin EdDuha dhe përgatitu për namazin e EdhDhuhër (drekës).

6 – Gruaja agjëruese duhet të ketë një pjësë të veçantë në përditshmërinë e saj për leximin e Kur’anit të Shenjtë gjatë ditës, natës dhe kohën e saj të lirë, ngase para së gjithash, ky quhet edhe muaj i Kur’anit, si dhe Kur’ani i shenjtë ka një fshehtësi të veçantë në Ramazan, ashtu siç thotë All-llahu i Lartmadhëruar në ajetin që vijon:

“(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)..” (EL Bekareh 185)

Gjithashtu leximi dhe dëgjimi i Kur’anit në këtë muaj është një nga gjërat më të mëdha që të afrojnë tek All-llahu Fuqiplotë, dhe prej adhurimeve me shumë vlerë. Gruaja muslimane duhet të përfundojë leximin e Kur’anit të paktën një herë në këtë muaj. E tëra që duhet të bëj është që ta organizojë dhe ta menaxhojë kohën e saj ashtu siç duhet.

7 – Kur thirrja (ezani) për namazin Asër (ikindisë) është bërë, përsërit pas thirrësit (muezinit), pastaj fale atë, dhe mos harro lutjet (duat) pas namazit.

8 – Kryerja e obligimeve të shtëpisë, përgatitja e ushqimit (iftarit) dhe përgatitja e nevojave të familjes duke u kujdesur që të mos e bësh atë as me ekzagjerim e as me luksoze.

9 – Ndaje një kohë para namazit Magrib (akshamit) për dhikrin e mbrëmjes dhe dua (lutje) ndaj All-llahut Subhanehu ve Teala sepse është një kohë ku duat pranohen dhe përgjigjen, andaj përfito nga kjo kohë e bekuarë.

10 – Kur thirrësi (muezini) bën thirrje për namazin e Akshamit, është e preferuar për të shpejtuar thyerjen e agjërimit, duke u bazuar në thënien e të Dërguarit salall-llahu alejhi ve selem: “Njerëzit do të jenë në mirësi për aq kohë sa shpejtojnë iftarin”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

Pastaj fale namazin e Akshamit në kohën e tij.

11 – Bëhu gati për namazin Isha (jacisë) duke marrë parasysh këto pika:

a) Sunneti thotë se gruaja duhet që namazet e taravisë t’i falë në shtëpinë e saj dhe kjo është më e mirë për të, sepse i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem tha: “Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut (femrat) të shkojnë në xhamitë e All-llahut, mirëpo shtëpitë e tyre janë me mirë për ata” (Ebu Davudi Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen-sahih.) Po nëse dëshiron mund që të falet në xhami.

b) Në qoftë se ajo shkonë të falet në xhami, atëherë ajo nuk lejohet të dalë e parfimosurë, e zbukuruarë, e shpalosurë, e ekspozuarë … etj (ajo duhet tu përmbahet rregullave islame në lidhje me veshjen e gruas) dhe kjo është për tu shmangur pasojave të këqia nga veprat e tilla.

c) Ajo nuk duhet të përzihet me burra, kur del nga xhamia pas përfundimit të namazit të Teravisë.

12 – Kijdes nga humbja e kohës kotë duke qëndruar para televizionit dhe qëndrimit shumë vonë në mbrëmje me çëshjet e dunjasë, i Dërguari salall-llahu alejhi ve selem i urrente bisedat e natës dhe diskutimet pas namazit të jacisë.

Këto ishin disa shenja, sygjerime, porosi, këshilla … ku ne e lusim All-llahun që të ju bëjn dobi dhe të përfitoni, në mënyrë që të bëjmë më të mirën gjatë këtij muaji të shenjtë, dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed dhe mbi gjithë familjen e tij dhe shokët e tij.

Përktheu: Ummu Muhlisa
Kur’an dhe Sunnet

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version