1. Së pari bëje nijet sijahan (udhëtimin e adhurimit), bëje nijet që me këtë agjërim t’ia shesësh shpirtin Allahut.

Ka thënë Allahu (svt) :”All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.”

Ka thene EbuHurejra ,Iben Abasi dhe Said IBen Xhubejri, Abdurrahmani, Muxhahidi, Hasani, Dahhaku, Áta, IbnXheriri se këta “sa’lihun” janë agjëruesit.

Ndërsa Aisha (r.a), nëna jonë, nëna e besimtarëve thotë se :“Udhëtimi i adhurimit (sijaha) e këtij umeti është agjërimi”.

2. Ta bësh nijet se je duke e kryer një punë që nuk ka si ajo .

I ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem), Talha ibn Ubejdullahut kur i tha Pejgamberit alejhi ue selem: “Me trego për një punë që t’i përmbahem asaj pas teje”. I tha Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) “Agjëro, sepse nuk ka të njejtë sikur ai (agjerimi).

3. Bëje nijet se je duke e bërë një punë për Allahun për të cilën pret shpërblim.

Ka thënë Allahu në një hadith Kudsij: “Agjerimi është për Mua dhe Unë shpërblej për te”. Pra, nuk di askush për atë kënaqësi që u është caktuar atyre, si shpërblim për atë që punonin.

4. Ta bësh nijet që me këtë agjërim Allahu të ta fal (largon) sprovën.

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Sprovën e njeriut në veten e tij, familjen, pasurinë dhe fqinjin e tij, e shlyen agjërimi, namazi dhe sadakaja”.

Hadithi i Hudhejfes kur atë e pyeti Omeri për hadithin e fitnes :”Ai i cili është sprovuar me diçka në familjen e tij, pasurinë e tij, fëmijët apo fqinjin e tij, shlyerja për këtë sprovë është të agjërojë”.

5. Bëje nijet që të falen mëkatet e kaluara.

“Kush e agjëron Ramazanin, duke besuar në llogaritje, i falen atij ato mëkate që i ka bërë më herët”.

6. Bëje nijet kërkimin e shefatit (ndërmjetësimit) në ditën e Gjykimit.

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Kurani dhe Ramazani ndërmjetësojnë për robin ditën e Gjykimit. Thotë Kuráni: “E kam mbajtur të zgjuar natën, pra, më lejo të ndërmjetësojë për të “Thotë Ramazani: “I kam shkaktuar etje ditën, pra, më lejo të ndërmjetësojë për të”.

7. Bëje nijet fitimin e “salavateve” të Allahut dhe melaikeve për ty.

Thotë Allahu në Kuran: “Ai ju “dërgon salavate” juve e edhe engjëjt e Tij, për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirshëm.’’

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Allahu dhe engjëjt e tij dërgojnë salavate për ata që hanë syfyr” (Fjala salavate në këtë rast d.m.th dërgon mëshirë, të mëshiron).

8. Bëje nijet që agjërimi të largon nga zjarri.

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Agjërimi është mburojë me të cilën mbrohet robi nga zjarri”.

Ka thënë Ebu Musa El-Esharij, (në një transmetim sahih): “Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij, se ai që e bën veten të etur në një ditë të nxehtë, është obligim i Allahut që t’i jap të pijë ditën e Gjykimit”.

9. Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem):

”Agjërimi në dimër është si placka e ftohtë”.

Placka e ftohtë është e lehtë, pa luftë.

10. Bëje nijet që me agjërim të hysh kah dera “Rejjan” në Xhennet.

“Në Xhenet është një derë që quhet Rejjan, nuk hyn kah ajo vecse agjërusit. Kur të hyjnë mbyllet, dhe nuk hyn pas tyre më askush”.

11. Përfundimi i mirë, bëjë nijet që nesër të agjërosh më qëllim që Allahu të jap përfundim të mirë.

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Kujt i përfundohet (jeta) me agjërimin e një dite, hyn në Xhennet”.

12. Bëje nijet që ta shfrytëzosh lutjen që nuk kthehet në iftar.

“Agjëruesi e ka një lutje që i përgjigjet Zoti asaj”.

13. Bëje nijet që të jesh prej të mirëve.

“E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve”.

14. Bëje nijet që të arrish dy kënaqësitë e premtuara.

Ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem): “Agjëruesi i ka dy gëzime. Kur të agjëroj gëzohet me agjërimin e tij, dhe kur ta takoj Allahu gëzohet me agjërimin e tij”.

15. Bëje nijet qe te përmirësimi i aromes-eres tende.

Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem): “Shembull i besimtarit i cili lexon Kur’an, është si shembulli i utruxhes (një lloj bime/lule) shijen e ka të mirë dhe erën e ka të mirë”.

Ka thënë i derguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem): “Era e gojës së besimtarit është më e mirë tek Allahu se ajo e miskut”.

16. Bëje nijet që të arrish Natën e Kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj.

“E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”.

17. Bëje nijet që të shkruhesh prej besnikëve të dalluar dhe dëshmorëve.

“E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu me Pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shoke të mirë janë ata. Ky shpërblim i madh është prej Allahut”.

18. Bëje nijet që të ngriten shkallët në Xhennet dhe të jesh nga të hershmit.

Burimi : Seria : Përgatitja për Ramazan, nga Muhamed Husejn Ja’kub
http://www.youtube.com/watch?v=WbIcRHlL5_w&list=PLC624078FC65A4B01

Përgatiti :UmmuDavud/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version