1. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar fenë e Tij Në “Sahihun” e Buhariut dhe të Muslimit tregohet se një çifut e ka pyetur Umerin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “O prijës i bes-imtarëve, keni një ajet në librin tuaj (Kur’anin), që e lexoni.
Sikur të na kishte zbritur neve çifutëve një ajet i tillë, do ta kishim bërë atë ditë feste.” Umeri tha: “Cili ajet është ai?” Çifuti i tha:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. Maide: 3
Atëherë Umeri i thotë: “E dimë këtë ditë dhe e dimë vendin ku i ka zbritur ky ajet Pejgamberit alejhi selam, derisa ishte në Arafat, ditën e xhuma.”[2]

2. Kjo ditë është festë për muslimanët Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Dita e Arafatit, dita e prerjes së kurbanit (Kurban Bajrami) dhe ditët e tjera të Bajramit janë festë për ne pasuesit e Islamit dhe ato ditë janë ditët e ngrënies dhe të pirjes.”[3]

3. Allahu i Lartësuar është betuar në këtë ditë dhe i Madhërishmi nuk betohet vetëm se për një gjë të madhërishme Allahu i Lartësuar thotë: “Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet.” (Buruxh: 3).
Dita e Arafatit është dita që dëshmohet. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dita e premtuar është Dita e Kiametit, dita që dëshmohet është dita e Arafatit dhe dita që dëshmon është dita e xhuma…” [4]

4. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dy viteve. Transmeton Ebu Katade, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pyetur për agjërimin në ditën e Arafatit dhe ka thënë: “Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.” [5]

5. Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” [6]

6. Në këtë ditë ka shpresë të pranohen duatë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit.” [7]

______________
[2] Transmeton Buhariu (45, sipas renditjes së Fethul barit), transmeton edhe Muslimi (7711) me disa ndryshime të vogla.
[3] Transmeton Nesaiu (3004), Ebu Davudi (2419) dhe Tirmidhiu ( 773). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë.
[4] Transmeton Tirmidhiu (3339). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.
[5] Transmeton Muslimi (2804).
[6] Transmeton Muslimi (3354).
[7] Transmeton Tirmidhiu (3585). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.

 

(e huazuar)

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version