Kjo është pjesa e dytë e serive mbi Amësinë.

Udhëtimi ynë ka filluar me shumë kurajë, shqetësime dhe kënaqësi. Bebja jonë e çmuar tanimë ka lulëzuar në një fëmijë të lumtur. Teksa fshijmë lotët gjatë kthimit tonë nga dita e parë e shkollës për në shtëpi, ne takohemi me një qetësi. Nuk ka zëra. Lajmi i mirë është se kjo zgjatë vetëm përkohësisht. Shumë shpejt, zërat do kthehen në shtëpi.

Qetësia është bekim nga ana e Allahut, sikurse dëshiron Ai që ne ta përdorim atë me produktivitet. Teksa fëmija ynë rritet për tu bërë një i rritur, neve na mbetet më shumë kohë, pasi që fëmija nuk ka më nevojë për ne aq shumë sikurse më parë.

Prandaj çfarë mund të bëjmë që ti mbushim minutat dhe orët drejt rrugëtimit tonë për tu bërë nëna produktive?

Këtu mund të gjeni 13 ide se si nënat më me përvojë mund ta shfrytëzojnë kohën në mënyrë më produktive, pra kur fëmijët i kanë më të mëdhenj apo të rritur:

1. Mëso

Ktheju librave! Nëse nuk ke regjistruar ndonjë kurs ende, bëje tani. Asnjëherë nuk je shumë e moshuar për të mësuar! Shejtani mundohet të na bëjë të besojmë se jemi shumë të moshuar për të mësuar.

Prandaj nga mund t’ia fillosh? Ka mjaft kurse, si në klasa ashtu dhe online përmes internetit. Një shoqe e imja ka ndjekur një kurs mbi financat islame duke pasur tre djem, shtëpinë për ta menaxhuar dhe gjithashtu arrin të shpërndajë tek të tjerët dijen të cilën e ka përvetësuar.

2. Bëj Davet

Fillo me familjen tënde – është sunet i të Dërguarit slallahu alejhi we selem. Ndaj njohurit tuaja me burrin dhe fëmijët. Trego tregime të sirës (historikun e të Dërguarit salallahu alejhi we selem) në mbrëmje para gjumit.

Inkurajoni njëri tjetrin që të mësoni më shumë dua dhe të praktikoni sa ma shumë sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi we selem, duke përcjellë njëri tjetrin sa po arrini dhe duke e shpërblyer.

3. Bëjë diçka kreative

Zbuloje se çfarë di të bësh më së miri. Nëse je e mirë në shkrim, shkruaj atë çfarë mëson për ta shpërndarë tek të tjerët. Nëse je e mirë në ligjërim, atëherë ftoji motrat për të pirë çaj dhe tregoju për ato që ke mësuar. Nëse je e mirë në dizajn, atëherë puno fotografi me dua dhe hadithe dhe shpërndaji.

Madje mund dhe ta dërgosh një e-mail të shkurtër, informues dhe autentik tek shumë persona përnjëherësh. Nëse je e mirë ne media sociale atëherë mund madje ta fillosh një faqe islame.

I Dërguari salallahu alejhi we selem i tha Aliut radijallahu anhu, “Për Allahun, nëse dhe një person i vetëm udhëzohet nga ana e Allahut përmes teje, do jetë më e mirë për ty se sa një kope devesh te kuqe” [Bukhari dhe Muslimi].

4. Fillo grupe rrethore studimi

Fillo grupe rrethore me fëmijët e tu për të mësuar më thellësisht Kur’anin dhe Sunetin. Disa nga shoqet e mia kanë filluar tu mësojnë Tefsir nga Kur’ani dhe Sira fëmijëve të tyre. Ka burime të ndryshme literature qe mund tu ndihmojnë të filloni. Do jetë sadaka e vazhdueshme për juve inshaa Allah.

5. Ndaj informata

Fotokopjo libra me dua apo fletushka p.sh. për haxhin, ramazanin etj. Ju mund tua shpërndani familjarëve tuaj apo shoqeve, shpërndani ato në xhami, apo thjesht lërini në ndonjë qendër islame. Mos u befasoni kur ti shihni se janë marrë shpejt! Merri me vete ne ndejat me motra, shpërndaji atje apo dhe dhuroja nikoqires se ndejës si shenjë mirënjohjeje.

6. Transkripto dhe përkthe

Transkripto ligjërata (derse) dhe shpërndaji. Një motër së voni ka përshtatur librin e njohur mbi tre pyetjet e varrit, në një libër shumë të kapshëm fëmijëror pa e humbur thelbin e saj. Momentalisht është duke u përdorur për ti mësuar fëmijët nga mosha 6-15 vjet, ne Shkolla Islame dhe në shtëpi.

7. Puno në rrugën e Allahut

Ne që të gjithë duam dhe duhet të punojmë në rrugën e Allahut duke dhënë më të mirën sipas aftësive dhe rrethanave tona. I Dërguari salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Vepra më e dashur tek Allahu është ajo që e bënë në mënyrë të vazhdueshme edhe nëse është e vogël.” [Sahih Muslim]

8. Bëjë vepra vullnetare

Jep mësim në shkollat islame gjatë vikendeve. Nëse nuk mund të japësh mësim, atëherë vullnetarisht merru me punët administrative. Një shoqe është marrë me porosi për shkollën, duke blerë materiale artizanale dhe ushqime për drekë vikendeve kur dilte për të blerë ushqimet e saja.

9. Ndihmo në mirëmbajtjen e xhamisë

Pastro, ndërro llambat, pastro me thithëse elektrike qilimin nëse ka nevojë. Shpesh kam parë një motër me vajzën e saj duke pastruar tepisonët e xhamisë apo duke ujitur lulet dhe barrin rreth xhamisë.

10. Organizo ndeja (mexhlise)

Merr iniciativën e organizimit të ndejave (mexhliseve). Ka shumë gjëra që mund të bësh, që nga ftesat qe mund tu bësh motrave e deri tek zgjedhja e temës, ftesa e ligjëruesit dhe shpërndarjes së fletushkave.

11. Ndihmo nevojtarët

Mbledh dhe dërgo ushqim dhe pajisje tek ndonjë jetimore (edhe nëse nuk është myslimane), apo tek personat nevojtarë.

12. Paraqitu vullnetare ta shoqërosh ndonjë motër të hendikepuar apo që është me sëmundje kronike

Pa marrë parasysh a është në spital apo në shtëpi, do jetë një begati për të dyja ta shoqërosh. Mund madje është të marrësh fëmijët e saj për një shëtitje argëtuese se bashku me familjen tënde.

13. Ndihmo një nënë të re

E shef atë nënë të re? Ajo ka nevojë për ndihmën tënde, posaçërisht nëse nuk e ka familjen afër. Shpreh gatishmërinë të kujdesesh për beben nëse ajo apo fëmija janë sëmurë. Këshillo me gjërat që kanë funksionuar në rastin tënd. Ajo do të bekojë me gjithë zemër.

14. Ndihmo bashkëshortin tënd

Disa nga ne kemi kualifikime që mund ti ndihmojmë bashkëshortët tanë apo anëtarët e tjerë të familjes. Një motër e cila kishte të kryer infermierinë, filloi ti ndihmojë burrit të saj ne ordinancën e tij. Nëse burri juaj merret me tregti, mund të përkujdesesh për financat e tij.

Ka shumë mënyra që mund ta shfrytëzojmë kohën në mënyrë produktive. Ajo çfarë na nevojitet është thjesht vullneti për ta bërë një gjë të tillë. Në momentin që e kemi atë, atëherë inshaa Allah çdo gjë do bie në vendin e vet.

Natyrisht, si nëna produktive jemi përplot energji dhe entuziazëm. Megjithatë pasi që jeta shpesh herë na përballë me gjera të papritura ndodhë dhe të dalim nga binarët. Kthimi në rutinë na duket i vështirë. Por prapë se prapë, DUHET të kthehemi që të vazhdojmë të jemi nëna produktive.
Inshaa Allah në artikullin tjetër, do trajtohet tema se si ti minimizojmë gjasat për të dale nga rrjedhat, dhe si të kthehemi më shpejtësi në përditshmërinë e të qenit Nëna Produtkive!

 

Perktheu: UmuAbdullah/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version