Muaji i bukur i RAMAZANIT erdhi …
Për shumë nga ne,
Pasha Allahun është fatkeqësi që nuk ia dimë vlerën këtij muaji

Për shumë nga ne muaji Ramazan është bërë vetëm sezonal
Është thjeshtë një muaj, një nga muajt e vitit

Por pasha Allahun , e vërteta e këtij muaji është se ky muaj është DHURATË
Është nimet (bereqet), është begati,

Ky është muaji i ibadetit, ky është muaji i adhurimit,
Ky është ai muaj për të cilin shpirti dhe zemra jote ka qarë gjatë tërë vitit

Ky është ai muaj në të cilin kemi marr PREMTIM prej Allahut
Që nëse këtë muaj e shfrytëzojmë drejtë
Që nëse ia japim hakun këtij muaji
E nëse punojmë me të vërtetë shumë në këtë muaj,
Pasha Allahun …
Do të kalojmë nga një askushi në një ROB të veçantë ??
Nëse me të vërtetë e shfrytëzoni këtë muaj drejtë
Ju do të arrini në gradën e njerezve me te devotshem

Ky është muaji në të cilin
Dyert e XHENNETIT janë të hapura
Dhe dyert e Xhehenemit janë të mbyllura
Është muaji i MËSHIRËS
Është muaji i FALJES

Kështu që unë nuk dua që ju ta humbisni këtë muaj
Dhe po ju tregoj, që në këtë muaj Allahu jep shumë

Ky është muaji në të cilin çdo natë Allahu azza ue xhel, çdo natë të këtij muaji
Allahu (subhanehu ue teala) shikon poshtë tek ky ummet
Dhe i zgjedh ata që do, dhe thotë :
TI JE I SHPËTUAR NGA ZJARRI I XHEHENEMIT
XHEHENEMI ËSHTË HARAM PËR TY

Ky është muaji për ata të cilët duan të punojnë
Unë dua që ju ta imagjinoni këtë,
Kjo është analogjia më e mirë që më erdhi në mendje
.
.
.
Dua që ju ta imagjinoni një bankë këtu afër.. cilën do
Duke të thirrur e duke të thënë
Eja këtu …
Dhe të marrin poshtë aty ku janë kasafortat më të mëdha
Dhe të thonë, sot ne do i hapim kasafortat tona

Ty të kemi zgjedhur, ti do i hapësh ato sot
Hape dhe merr çfarë te duash,
Merr aq shumë sa mund të marrësh!
I ke 2 orë, bëj çfarë të duash
Disa thonë 2 orë! ?
Mua më duhet vetëm gjysmë ore
Por unë dua që ju ta imagjinoni se banka ju thotë
Që i ke 2 orë, dhe bëj çfarë të duash
Sinqerisht, më trego
Gjatë atyre 2 orëve..
A do e mbushësh veturën?
Apo ndonjë gjysmë rimorkio?

Sinqerisht …

Gjatë atyre 2 orëve kur ti do të jesh në kasafortë
A do të përgjigjesh në telefon ?
A do të shkruash mesazhe, të shkruash në Whatsapp,
Ose të shikosh se çfarë po ndodh në Facebook ?

Sinqerisht, a do ta bëje ?

Gjatë këtyre 2 orëve a do të kesh kohë për shokët e tu ?
Gjatë këtyre 2 orëve a do të kesh kohë që të kotesh gjysmë ore aty?
Pse përgjatë atyre 2 orëve të kësaj bote ti e din
Dhe të gjithë ju e kuptoni, se gjatë atyre 2 orëve
Askush nuk duhet të më flas, askush të mos më ftoj e as unë s’do ta ftoj askë
Mos më shkruaj sepse unë nuk do të shkruaj ty

Për këtë botë ne e kuptojmë vlerën e pasurisë

Çfarë ndodh kur Allahu (subhanehu ue teala)
Të tregon, se gjatë këtij muaji dyert e Xhenetit janë të hapura !!

Ai po ashtu të tregon se dyert e Xhehenemit janë të mbyllura
Ku do ta kalosh ti kohën ?
Ky muaj është shumë i veçantë

PËRPIQU …

Mos e humb këtë muaj …
Pasha Allahun, fakti që ju jeni të gjallë ta përjetoni këtë muaj
kjo është dhuratë nga Allahu (subhanehu ue teala )
Pak vite më parë ishte një vëlla
Natën para Ramazanit
Nuk po them 2,3 netë apo një jave
Natën para Ramazanit, ai kishe një aksident me veturë
Në natën para Ramazanit Allahu (azze ue xhel) ia mori shpirtin

Ramazani ishte aq afër …
Por ai ishte aq larg …

Kështu që…

MOS E HUMBISNI KËTË MUAJ

Muhammed Hoblos

Përktheu dhe përshtati : Y.Zejnullahu/motraime

 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version