Falenderimi I takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qoftë mbi të zgjedhurin e Tij Muhamedin, familjen, shokët dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Myslimanët në të gjithë botën e fillojnë numërimin e Ramazanit me motivim të paparë dhe me shpresa të larta për të bërë shumë gjëra dhe për të arritur maksimumin e këtij muaji të shenjtë.

Megjithatë, qëllimet nuk janë të mjaftueshme!
Gratë muslimane si të gjithë të tjerët kanë shpresa të larta për muajin e bekuar, si dhe ngarkesa më shumë dhe detyra. Arritja atë që ju dëshironi në Ramazan është fuqimisht e lidhur me menaxhimin e kohës dhe planeve reale që ju mund ti arrini.
Gratë kanë më shumë detyra në Ramazan, veçanërisht në qoftë se ata janë duke punuar, megjithatë, ata akoma kanë disa mundësi për marrjen e shpërblime, që e bën atë edhe më të rëndësishme për të, që ta organizoj dhe ta kordinojë diversitetin e aktiviteteve në këtë muaj.

1 – Bamirësia – është një derë gjërësisht e hapur, në të cilat gratë mund të marrin pjesë në mënyra të ndryshme. Gatimi i ushqimit për njerëzit në nevojë dhe mbledhja para nga të afërmit dhe miqtë për arsye bamirëse, janë në mesin e aktiviteteve ndër të tjerat prej tyre.
Ka thënë I Dërguari I Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kush i përgatit (dhuron) dikujt iftar, ai fiton shpërblimin e agjërimit të tij, duke mos ju pakësu tjetrit”.

2 – Gratë baza e edukimit të fëmijëve te tyre – Ata gjithashtu kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ndihmuar fëmijët e tyre të kuptojnë se çfarë është Ramazani mbi të gjitha, në organizimin e aktiviteteve zbavitëse por edhe të aktivitetet serioze në muajin e shenjtë.
Ramazani është konsideruar si një mundësi e shkëlqyer për fëmijët që të jetojnë 30 ditë një përvojë të plotë që përfshin agjërimin, lutjen, zbavitjen por gjithashtu edhe duke I ndihmuar të tjerët fizikisht ose financiarisht.

Menaxhimi i kohës nuk është vetëm se si ju e menaxhoni kohën tuaj në Ramazan, por është me rëndësi edhe mënyra se si I keni radhitur detyrat tuaja gjatë muajit të shenjtë. Gjithkush ka prioritete të ndryshme, aftësi dhe rrethana apo mundësi të ndryshme, megjithatë ju mund të qëndisni këta këshilla të mëposhtme për stilin tuaj të jetës, që nuk besoj se ndonjë motër është e privuar nga këto që do ti përmendim më poshtë:

3 – Luteni Allahun t’ju jep bereqet në kohën tuaj – Mos shkoni në njërën prej ekstremeve – as mos i vëndosni shpresa shumë të lartë që ju e dini se nuk keni gjasa për ti bërë në praktik, pra ta keni të qartë se ju nuk jeni një supergrua ( dhe askush nuk është në të vërtetë). Por gjithashtu edhe se ju nuk jeni e pafuqishëm për shumë gjëra, pra ju mund të arrini shumë në qoftë se ju vendosni një plan realist që shkon së bashku me aftësitë, përgjegjësitë dhe rrethanat tuaja.

Ka thënë I Dërguari I Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Ndaj dy mirësive besimtarët janë më të pakujdesshëm, ata janë koha e lirë dhe shëndeti”, pra mundohu mos jesh nga neglizhentët e kohës së lirë.

4 – Thjeshtësia në punët e kuzhinës – Bëjeni të thjeshtë, mos e trullosni veten me listat e artikujve ushqimor ju duhet të përgatisni si në përditshmëri edhe këtë muaj iftar, bëjeni ushqimin jo shumë kalorik, mesatar dhe ti ketë të gjitha elementet e nevojshme sa I përket aspektit të shëndetshmërisë.
Mundoni kuzhinën tuaj ta përgatitni çdo here para Ramazanit sa I përket blejtjes së ushqimeve dhe përafërsisht ushqimeve që do ti pregatitni në shumicën e netve të Ramazanit. Pra përgatitni përbërësit e ndryshëm për ushqim para Ramazanit, në mënyrë që në Ramazan, ju vetëm ti bëni hapat e fundit.

Për shembull, përgatisni në frigoriferin tuaj një sasi të mirë të qepëve, hudhrave dhe salcë domatesh (apo artikujve që përdoren më së shumti në vendin tuaj).Merrni mish, mish pule, peshk lajini, pregatitni ngjini dhe bëni gati qysh përpara. Përgatitni edhedisa pije në shtëpi si hibiskus, pije pemësh apo sirupesh dhe lëni ata në frigorifer.Të mbajturit e organizimit në shtëpinë tuaj në këtë mënyrë, ju mund ti merrni gjërat më lehtë dhe të kurseni kohën për ti tejkaluar gjërat rutinë gjat Ramazanit siç është ushqimi dhe gatimi.

Vendosni prioritetet tuaja, vendosni planin tuaj duke filluar me detyrat themelore të ndjekura nga ato pak të rëndësishme për ‘ju’ deri tek ata “më shumë”.

5 – Ju dhe ligjeratat & vizitat – Vendosni një orar për takimet dhe vizitat tua, duke ju shmangur daljeve të panevojshme, madje ti vëni edhe datat e caktuara për të gjitha lëvizjet tuaja në Ramazan. Bëjeni të qartë familjes dhe miqvë tuaj se Ramazani është një kohë shumë e veçantë për ju dhe se ju do të jepeni më shumë pas lutjeve dhe aktiviteteve të lidhura me këtë muaj dhe ju mund ti shtyni tubimet dhe takimet tjera jashtë natyrës së Ramazanit dhe ti bëni ata më pas.

Bëhu e zgjuar kur ju ftoni mysafirë të ftuar për iftar, e pa dyshim se kjo ka një sevap të madh, pasi që kjo përhap lumturi për të dy ju dhe mysafirët tuaj, edhe pse kjo mund të jetë një ngarkesë e madhe, por shpesh ajo mbingarkohet kur ajo nuk është e planifikuar mirë për atë qëllim. Gatuaj ushqim të thjeshta që nuk ka nevojë për shumë kohë apo përpjekje. Përgatitni disa ose shumicën e pjatave një ditë përpara, në qoftë se ju mundeni, kështu që ju nuk do ta keni të gjithë punën në të njëjtën ditë.

Merrni dikënd për t’ju ndihmuar me përgatitjen, shtrimin, mbledhjen dhe larjen e enëve nëse është e mundur, dhe në qoftë se keni fëmijë, le t’ju ndihmonjë edhe ata.
Pjatat shpërndarëse janë një zgjedhje e shkëlqyer në këtë rast, ku secili merr një pjatë dhe shërbehet tek ju, që ju të gjithë gatimin ta ndani përmes tyre duke marur edhe sevab në këtë mes.

Bëni një listë në të cilën ju I vëndosni detyrat themelore si dhe veprimtaritë jashtëshkollore, dhe kjo të bëhet për çdo fëmijë në formë këshille, pra kjo do të veprojë si një kujtesë e mirë, si një alarm në qoftë se keni vënë shumë ose tepër pak detyra.Mos thuaj nesër, në qoftë se ju keni një detyrë nxitoni menjëherë, e kjo do t’ju jap edhe një shtytje për të bërë më shumë.

6 – Ju dhe shëndeti në Ramazan – Konsumoni pak pushim dhe disa orë gjumi të qeta pa zhurmë janë shumë të rëndësishme për ju që të jeni në gjendje për ta përfunduar gjithë muajin me të njëjtin rritëm. Ushqehuni mire me ushqimi të shëndetshëm do t’ju jap energji për të punuar, për tu lutur dhe për ti bërë të gjitha detyrat tuaja.
Shmangni ngrënien e ushqimit të tepërt dhe ushqimet me sasi të mëdha të yndyrnave sa më shumë, pasi që e kundërta e kësaj dietë do t’ju bëjë më të përgjumur dhe më dembel përveç rreziqeve të saj shëndetësore.
Pas menaxhimin të kohës tuaj në një mënyrë apo në tjetër, ndihmoni edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën, veçanërisht anëtarëve të familjes.

7 – Ushtrimet fizike – shumë njerëz mendojnë se Ramazani është absolutisht koha e gabuar për tu ushtruar, kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të bëni disa minuta ushtrime madje në disa lloje të pozitës tuaj gjatë punës që mund ta bëjnë trupin tuaj të fortë dhe ta bëjë që ju të ndjeheni më mirë.

Gjatë punës gra kujdes – Pa nevojë thuhet se gratë që punojnë kanë një punë të vështirë në këtë muaj dhe kanë nevojë për më shumë kujdes dhe kontrollë. T’ju tregoj një lajm të mire vërteta është se gratë që punojnë janë çdo here më të suksesshme në menaxhimin e kohës, në listat e obligimeve dhe në detyrat e organizimit.

Duke punuar në mënyrë efikase kjo është një portë e rëndësishme për në Parajsë, kështu që të jetë gjithmonë të sigurt që ju jeni duke bërë një punë të madhe e cila në thelb do të reflektojë në
psikologjinë tuaj në mënyrë pozitive.

Vendosni edhe njëherë orarin tuaj me kujdes, në bazë të orarit tuaj të punës, obligimeve apo detyrimeve, në mënyrë që ju të keni kohë të mjaftueshme për të fjetur, punuar, dhe koha të mirë për ta kaluar me familjen tuaj.

Përdoreni kohën e pushimeve dhe transportit në lexim Kur’ani dhe dhikri. Ndihmohuni me motrat tuaja myslimane ta bëni më të madhështor këtë muajit të shenjtë duke shkëmbyer informacione, dije, përvoja dhe duke e inkurajuar njëra-tjetrën në kërë drejtim.
Mundohuni që familjen tuaj ta përfshini të gjithën sa I përket këtyre aktiviteteve, madje ju mund të merrni ndihmë dhe këshilla edhe nga anëtarët e familjes tuaj në përgjegjësitë familjare.

Ju gjithmonë duhet ta dini se menaxhimi i kohës nuk është një thjeshtë një mjet për të shtuar më shumë detyra dhe obligime për ti përmbushur, por kjo është më tepër një sistem që ju ndihmon për të pasur një vizion të qartë të asaj që ju doni të bëni, për ti “identifikuar” përgjegjësitë tuaja, të ndjeheni produktive, e cila në fund do t’ju japë kontroll mbi jetën tuaj me një kuptim të fuqizimit të madh.

E lusim Allahun të na jap fuqi, ide, vullnet dhe të gjitha komponentët të cilët do të na ndihmojnë për të dale sa më të suksesshëm në këtë muaj në të gjitha sferat tona si gra muslimane, me mëkate të falura dhe me adhurime të pranuara.

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Esma Saliji

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version