Mjetet për ta forcuar imanin

Në momentin që ne identifikojmë dhe përcaktojmë shkakun thelbsor , ne gjithashtu duhet të përpiqemi ta pastrojmë dhe forcojmë zemrën për tu mbrojtur nga përshpëritjet e shejtanit. Masha Allah, Islami na ka dhënë mjete të shumta për ta bërë një gjë të tillë.

1. Hape Kur’anin

Nesë është ndonjë sure e cila ju lë përshtypje dhe ju qetëson atëherë lexoje, apo hape Kur’anin në një faqe rastësore. Lexo dhe shiko se çfarë porosie ka Allahu xhele shanuhu për ty që ta zbus zemrën tënde. Recitoje dhe lexoje perkthimin. Reflekto mbi atë se për çfarë bëhet fjalë. Kujtoje Allahun shumë. Një motër e cila kalonte kohë të vështira pasi lexoj ajetin “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Kur’an Sureja 13; Ajeti 28), tha se i dukej sikur e ndjente frymwn e imanit e cila po ia mbushte zemrwn.

2. Shto namazin

Drejtoju Allahut xhele xhelaluhu. Kërko ndihmë dhe prehje në namaz. Fale namazin në kohë. Edhe nëse niveli i përqëndrimit dhe përuljës është i mangët mos u dorzo. Ngrihu për namaz nate. Qaj dhe lute Allahun xhele shanuhu të të ndihmoj. Thuaja atë se si ndjehesh Allahut xhele xhelaluhu, Ai ëshë Es-Semi , Ai gjithmonë është duke të dëgjuar.

3. Kërko shoqërimin me njerëz të mirë

Kërko shoqërimin me njerëz të mirë, pikësynimi i së cilëve është ahireti. Bashbisedo me shokët apo antarët e familjes të cilët dëshirojnë ta arrijnë kënaqësinë e Allahut, e jo kënaqësinë e kësaj dunjaje. Njerëz të tillë gjithmonë të inkurajojnë për tu përpjekur më shumë në rrugën e Allahut subhanehu we ta’ala. Ata nuk do të dërgojnë në kinema për të ta kthyer disponimin. Por ata do të dëgjojnë dhe do të recitojnë ajete nga Kur’ani dhe hadithe të cilat do ta ndritin zemrën. Ata madje dhe do ju tërheqin për në megjlisin e ardhshëm që mbahet.

4. Lexo tregime mbi sahabët

Dëgjo ligjerata apo lexo tregime mbi sahabët dhe nëpër çfarë sprova kanë kaluar ata. Kjo është një nga ato “ilaqet” me efekt të menjëhershëm në forcimin e imanit.

5. Shto vepra të mira të fshehta

Bëj vepra të mira të cilat askush nuk di për to, përveç Allahut subhanehu we ta’ala. Jep sadaka, ndihmo ndonjë të afërm pa e ditur ai se kush po e ndihmon, bëj vepra vullnetare në ndonjë organizatë ku askush nuk të njeh, zgjohu për namaz nate, dhe fillo mësimin përmendësh te Kur’anit.

6. Shpenzo kohë me familjen tënde

Një familje e cila së bashku kujton Allahun xhele shanuhu dhe të cilët hanë, qeshish dhe qajnë së bashku janë një sistem i fortë mbështetjeje. Argëtohuni së bashku, duke shkuar në piknik, duke diskutuar nje ngjarje nga sira ( jeta e të Dërguarit salallahu alejhi we selem), duke pastruar xhaminë së bashku, dhe ftuar të afërmit.
Përfundimisht qëllimi ynë në këtë dunja është ta adhurojmë Allahun e madhëruar. Dhe për ta përmbushur këtë qëllim, ne përpiqemi të jemi çdo herë e më frytëdhënës e produktiv.

Një gur shkalleje për tu ngritur më lart

Mos lejo rënjen e imanit të të tërheqë më poshtë. Shfrytëzo ate si një gur për shkallë që të hipësh më lartë drejt Allahut xhele xhelaluhu.

E them këtë nga përvoja ime dhe përvoja e nënave tjera frytëdhënëse që kam pasur nderin ti njohë gjatë jetës sime.

Sa të vërteta janë fjalët e të Dërguarit tonë slallahu alejhi we selem me të cilat po ju lë:

“E çuditshme është çështja e besimta;-rit. Çështja e tij është krejt e mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.” (Muslimi)

Burimi: productivemuslim

Përktheu dhe përshtati : UmmuAbdullah/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version