Kur Niveli i Imanit Dobësohet
Rrugëtimi i amësisë, dhe ndërmarrja e të gjitha përpjekjeve për të qenë sa më produktive është shtjelluar në dy pjesët e para të kësaj serie. Megjithatë përkundër përpjekjeve tona ne hasim ndërkohë në momente të vështira.
Si të kthehemi prapë në binar? Si ta motivojmë veten tonë prapë që të jemi nëna produktive? Në këtë artikull, do hulumtojmë brendësinë tonë në mënyrë që ju ti keni mjetet për ta forcuar imanin kur gjërat mbingarkohen.
Jeni duke përjetuar ato ditë me iman të dobët
Qëllimi përfundimtar i një myslimaneje produktive është “ta shpenzoj secilën ditë më mirë se sa ditën paraprake”. Qëllimi ynë është ta ngrisim kualitetin e adhurimeve tona dhe gjithashtu të përmbushjes së detyrave tona.
Kur kemi imanin, ne arrijmë ta kalojmë me lehtësi secilën ditë. Asgjë nuk duket e pamundur! Çfarëdo që vije, ne prapë arrijmë të buzëqeshim dhe të menaxhojmë çdo gjë, elhamduliLah!
Dhe pastaj drita zbehet, dhe na duket sikur nuk posedojmë fuqinë për të bërë asgjë. Punët e shtëpisë duken sikur të kanë mbuluar dhe adhurimet nuk kryhen si duhet. Papritmas lidhja me Allahun xhele shanuhu fillon të zbehet, apo ndjen sikur është e tillë.
Askujt nuk i pëlqen të kaloj nëpër këto ditë “morali të ulët”, si myslimane produktive, ne i quajmë ditë më “iman të ulët”, dhe si nëna assesi nuk duhet të ia lejojmë vetes sonë një gjendje të tillë, apo jo?
Prandaj së pari, le të shohim se cilat janë arsyet (shkaqet) prapa kësaj gjendjeje para se të shikojmë për ilaçin.
Hulumtimi i Brendësisë së Zemrës
Ulja dhe ngritja e imanit është realitet i jetës sonë në këtë botë, dhe një betejë të cilën vazhdimisht e luftojmë.
Po, është e lodhshme. Dhe në shikim të parë duket diçka e panevojshme. Por, në të vërtetë, është diçka që në fakt na forcon dhe njëkohësisht është vërtetuar që sjell më shumë dobi se sa dëm.
Së pari, ne duhet ta gjejmë shkakun themelorë apo shkaqet që shkaktojnë imanin e dobët apo moralin e ulët. Me hulumtim të sinqertë, shumë lehtë mund ti dallojmë ato pjesë të zemrës me anë të së cilave shejtani na manipulon, dhe pastaj ti zgjedhim mjetet me të cilat jo vetëm që do ngrisim imanin prapë, por do e bëjmë edhe më të fortë, inshaa Allah.
Ja ku është një proces shumë i thjeshtë të cilin mund ta përdorni për t’ju udhëzuar:
1. Bëj dhe Rendit qëllimet “e mira”
Qëllimet tona pas çdo vepre që bëjmë luajnë një rol të rëndësishëm në dobësimin dhe forcimin e imanit dhe moralit tonë. Në përgjithësi fillojmë veprën me qëllime te pastra, për hir të Allahut xhele shanuhu, por diku në mes të rrugës përzihet me vetëkënaqësi, vet atribuim, arrogancë etj.
Prandaj duke i menduar qëllimet e mira, të thënit e tyre me zë, dhe ne fund shkruaja e tyre ndihmon që ti mbash ato qëllime nën kontroll. Duke e shkruar qëllimin fillestar për të cilën e bën një vepër, ju keni mbështetur zemrën në synimin e vërtetë. Vetëm atëherë, mund ti dallosh pëshpëritjet e shejtanit i cili ndërhyri në zemrën tënde dhe të devijoj.
2. Rendit dhe organizo prioritet tuaja
Një qëllim jo i duhur na bën që të na pështjellohen synimet. Si nëna produktive, përgjegjësia jonë kryesore janë fëmijët tanë dhe burri ynë, por diku në mes të rrugës, vetëkënaqësia për veprat që bëjmë na bënë që ta përziejmë listën e prioriteteve tona. Pastaj kjo na sjell ndjenjën e fajit deri sa bëhet mbingarkesë për ne dha fillon imani të dobësohet. Prandaj bëj namaz istihare dhe lute Allahu xhele xhelaluhu të t’bëj ta kuptosh se ku ke gabuar.
Pastaj të ulesh dhe ta shtjellosh me veten tënde dhe të shikosh a je duke i kryer detyrimet tua sipas prioriteteve. A je duke i përmbushur premtimet e bëra ndaj Allahut xhele shanuhu, vetes tënde dhe të tjerëve? Bëj strategjinë e re dhe riorganizo listën e gjërave që duhet bërë gjatë ditës.
3. Kupto nëse je duke bërë planifikime të pamjaftueshme apo të tepërta për rrjedhën e ditës
Ndonjëherë, ne nuk përdorim burimet dhe të dhënat e duhura për ta kuptuar se cila është mënyra më e mirë për të organizuar detyrat dhe përgjegjësitë tona. Por ndonjëherë, ndodhë edhe e kundërta. Ne e teprojmë dhe organizojmë se tepërmi, dhe kur dika e paplanifikuar na del para, ne humbim kontrollin, kemi ndjenjën e dështimit dhe kjo na ndikon në imanin tonë.
Prandaj analizo me kujdes – a je duke e planifikuar pamjaftueshëm apo së tepërmi ditën tuaj? Identifikimi i kësaj na ndihmon të shikojmë gjërat e duhura për planifikim, apo dhe do jemi më realist në planifikimin e ditës tonë.
4. A je duke e definuar nga veprimet e jashtme imanin/moralin tënd?
Shumë nga ne supozojnë se imani dhe morali ynë për të qenë sa më produktiv dhe frytdhënës varet nga disa veprime të caktuara, sikurse pjesëmarrja në ndonjë kurs të caktuar, dëgjimi i ndonjë ligjërate apo edhe bërja e ndonjë vepre në rrugën e Allahut. Prandaj, nëse për ndonjë arsye të caktuar sikurse, fëmija është i sëmurë apo kemi mysafir, apo jemi ne të sëmurë apo të zëne dhe nuk arrijmë ti përkushtojmë kohë të mjaftueshme aktiviteteve të tilla, ne menjëherë ndjejmë sikur kemi humbur lidhjet dhe si pasoj na bie imani.
Duke rikujtuar se ne nuk e vlerësojmë imanin tonë vetëm nga veprimet sipërfaqësore apo të jashtme , është më lehtë për ne ta shmangim imanin e dobët kur përballemi me situata të papritura.
Vazhdon pjesa e dyte…
Burimi : productivemuslim/motherhood series
Perktheu : UmmuAbdullah/motraime