Faza e parë:  Njohja   (prej 1 deri në 3 vjet):

Kjo është faza e njohjes së bashkëshortëve mes vete, njohja e çelësave dhe lumenjve.

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” [En-Nisa: 19]

Faza e dytë:  Harmonia    (prej 3 deri në 5 vjet):

Kjo është faza e thellimit të dashurisë në zemër dhe korrja e frutave të dashurisë.

Allahu i Madhërishëm thotë:

“e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush.” [El-Bekare: 237]

Faza e tretë:   Mirëkuptimi   (prej 5 deri në 7 vjet):

Kjo është faza e bisedave të qeta dhe e ndjenjave mallëngjyese.

Allahu i Madhërishëm thotë:

Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë. [Er-Rrum:21]

 

Faza e katërt:   Ndihmesa e ndërsjellë   (pas shtatë vjetëve):

Në këtë fazë bashkëshortët e ndiejnë se nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin.

“Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” [El-Bekare:187]

 

 

Shkëputur nga libri “Kejfe tekunine zeuxheten naxhiha” i autores Fatin Amara

Përktheu: Jusuf Kastrati/shembulli

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version