Keto ceshtje motra ndikojne ne bereqetin dhe ne gezimin martesor.
Sa gra dalin te gezuara me burrat e tyre dhe kthehen ne shtepi te merzituara duke qare.Sa gra jane zgjuar ne kulmin e gezimit dhe kenaqesise dhe jane ngrysur ne kulmin e hidherimit!
Sa e sa gra kane fjetuar naten midis kraheve te burrit te tyre dhe jane zgjuar duke kerkuar divorcin!

Kerkojme falje dhe paqe prej Allahut.Gjithe keto pakenaqesi ndodhin,pasi ne i kemi lejuar ato qe Allahu ka ndaluar dhe kemi hapur probleme te medha ne ceshtje qe ne shikim duken te vogla por kane ndikim te qarte ne martese!

*Ji gjithmone e qeshur para burrit tend.

*Mos e bej zakon largimin nga ai per disa dite.

*Perpiqu here pas here qe atmosfera midis jush te jete romantike,me perkedhelje dhe te qeshura.

*Mos u zemero as per me te voglen dhe as per te madhen gje,vetem nese detyrohesh.
Nese merzitesh per dicka mos e konsidero te madhe.

*Pika me e rendesishme.
Shiko te mirat e bashkeshortit tend para se te shohesh te metat e tij.Cdo njeri ka te mira dhe te meta.
Ndihmoje ate ne permisimin e te metave ose pranoi ato dhe kujto se ai eshte njeri.Si kerkon persosmeri kur ti vete nuk je e persosur?

*Beje burrin tend te te doje se,nese ai te do ty,ti do te jesh per te mbreteresha e bukurise se botes.

*Ndrysho gjithmone pamjen tende dhe ruaj elegancen tende pasi pamja ka ndikim te madh ne shpirt.Eleganca e riperterire e deh burrin dhe gruaja e tij i duket me e mira.

*Bukuria e femres nuk qendron vetem ne elegancen e saj por edhe ne bukurine e personalitetit,ne shpirtin e paster dhe kenaqesine qe fal.
Bashkeshorti yt do te kenaqet me biseden tende,edhe sikur tia perserisesh ate nje mije here.

*Sillu me burrin tend me dashuri dhe pelqim,edhe sikur te mburret me veten e tij si femije i vogel.
Edhe sikur te te mos pelqeje biseda e tij,tund koken dhe binde ate me te mire.

*Krijoi atij rehati ne shtepi dhe behu zonja e vetme per te.
Beje te harroje lodhjen dhe merzitjen e tij.
Mos e prit me probleme dhe merzitje,pasi ato nuk mbarojne kurre.
Nese ia lehteson lodhjen do te kesh dobi,
Nese ia mbush zemren me shqetesime, probleme do te kesh.

*Nje fjale e rendesishme, e lehte, e embel dhe fantastike gezon gruan dhe bashkeshortin e saj.
Kjo eshte fjala e Falenderimit.Mos i kurseni falenderimet.
Ndien qe ai ka kryer nje gje te dobishme,e gezon dhe perpiqet ta beje te kenaqur gjithmone.

*Nese deshiron dicka prej bashkeshortit tend  perdor mendjen,embelsine dhe feminalitetin tend.
Burri shkrihet me feminalitetin e gruas,sado qe te permbahet.

*Thuhet qe rruga e shkurter per te hyre ne zemren e burrit eshte stomaku i tij.
Meso se cfare i (nuk) pelqen te haje.

*Nxite burrin tend ne te mire dhe ne respektimin e prinderve,qe zemra e tij te jete e mbushur me meshire.
Mos u ndiej kurre ngushte kur respekton ate apo prindrit e tij.

*Behu pellumbi i paqes ne jeten e bashkeshortit tend.
Mos i urre njerezit e tij pasi keshtu ate e largon nga shoket e tij dhe ai mbetet vetem. Mos te perfshije xhelozia jote me asnje nga familjaret e tij. Keshtu ai do te kerkoje te qendroje vetem,te mos e deshiroje pranine tende.

*Burri zakonisht nuk e di se cfare te veshe dhe me se te ushqehet ose se cilat fjale i pelqejne me shume.Behu zogu i jetes se tij.Cicero ne jeten e tij qe ai te te kerkoje vetem ty.
Kushtoji rendesi pamjes dhe veshjes se tij ne momentet e qetesise.
Me e rendesishmja kujtoje dhe beja te ditur se ne kete bote ka dicka me te rendesisme se punet dhe me te embla se pasurite.

*Mos ki turp para burrit tend,pasi ti je mesuar me te.
Mos u vish si burre dhe qendro grua nga koka deri tek kembet.
Mos e shfaq turpin ne fytyren,syte dhe veprimet e tua.Shikoje ndonjehere si te huaj.

*Nese ndien se fjalet e dashurise jane te domosdoshme,sikur ushqimi, duhet te dish se respektimi i burrit ka me shume rendesi se cdo gje.

*Mos u bej koprrace me ndjenjat dhe embelsine tende kundrejt bashkeshortit tend, por mos kerko si kembim te saj fshehjen e tyre.

*Konsideroje bashkeshortin tend si femijen tend dhe perkedhele ate.
Kujdesu per te dhe sillu me te sikur te ishte femija yt.

*Ndaloje burrin tend ne periudha kohe dhe sillu me te si nje nuse e shkelqyer,si ne enderr.

*Ji e kuptueshme me burrin tend dhe mos e shkaterro jeten tende per shkak te moskuptimit tend.

*Largohu nga bashkeshorti yt,por ne menyre te terthorte,largim ndjesor,trupor dhe me kuptim,por pa e ndier qellimin.Gjate kesaj kohe kujdesu per veten tende si cdo vajze qe pret diten e marteses se saj.
Mos harro te kujdesesh per floket e tu,sepse bukuria,gjalleria e tyre te ben terheqese ne syte e tij.

*Nese je e merzitur prej burrit tend,hesht.
Mbylle gojen dhe mbaj gjuhen dhe kujto Allahun, sepse gruaja kur zemerohet,vret burrin e saj,e godet burrin ne pikat e dobeta te tij dhe mund te prishe gjithcka.

Disa ceshtje ne i shohim si te vogla dhe i harrojme me bashkeshortet tane.
Mos lejo qe epshet e tua te behen pengese perpara Zotit tone dhe te ndalohesh nga rrisku dhe gezimi i jetes bashkeshortore!

Kujdesu per jeten tende martesore,per te pasur nje shendet te mire.
Kujdesu per martesen tende dhe ate cka shton sigurine shpirterore.Kjo siguri eshte per te miren e gruas dhe shoqerise.

Referencat:Marre nga libri
Origjinali: ‘El-Hajat Ez-Zeuxhijeh Uel-Harekat Er-Rrumanise ‘
‘Autostrade Ndjenjash’
Autor:Semer Xhem’ani.

Burimi : miresia.wordpress.com

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version