Jeta bashkeshortore nuk eshte gjithmone me nje ritem. Ajo ka momente te lumtura ashtu siq ka edhe momente te veshtira. Momentet e veshtira kalojne dhe mbetet vetem merzia,virusi qe e godet ashper jeten bashkeshortore saqe mund ta coje ate ne perfundim,nese nuk sherohet.

Merzia bashkeshortore eshte virus qe paraqitet ne lidhjet bashkeshortore dhe vecanerisht pas kalimit te nje periudhe te gjate bashkeshortore.Dhe fryti perfundimtar per familjen eshte ndjenja e merzise, e cila con ne trishtimin dhe mjerimin bashkeshortore. Nuk eshte problem qe te ndodhe kjo lloj merzie.

Por, problemi me i madh eshte per disa njerez qe nuk kane mundesi qe ta mposhtin kete merzi qe e ka goditur lidhjen bashkeshortore dhe arrin deri ne divorc. Te shumta jane historite qe tregojne per ndjenjen e merzise mes partnereve.

Zonja Minal pohon se merzia ka filluar qe te hyje ne jeten e saj bashkeshortore qe ne vitin e dyte te marteses ku u mblodhen shume shkaqe, si vdekja e babait, problemet e vazhdueshme mes saj dhe burrit dhe shtatezenia. Te gjitha keto probleme cuan ne nje carje ose boshllek mes saj dhe burrit te saj.
Ajo eshte e rraskapitur nga pergjegjesite e shumta dhe preokupimet kurse burri i saj jeton ne nje “bote tjeter” dhe ai kerkon qe ajo te ndryshoje e ai te mos jape as mundin me te vogel.

Minal thote: “Ndjenjat e merzise ne jeten bashkeshortore fillova ti ndjeje gradualisht, dite pas dite. Nganjehere merrja une iniciativen per ta terhequr burrin qe te dalim ne shetitje, te ndrojme pak jashta shtepise. Por, me kot, u lodha. Ndjej sikur po i flas nje femiut. Nuk e mohoj, ai eshte nje person e mire, i qete por eshte tradicional, nuk ka as shoke dhe si i tille don qe edhe une te mos kem shoqeri. Keshtu heshtja mbizoteroi ne jeten tone bashkeshortore. Jam munduar shume qe te me merr pak ne konsiderate pas vdekjes se babait dhe qe ta ndjeje ekzistencen time si bashkeshorte. Ndersa tash perjetojme merzi te heshtur dhe nuk e di se ku do te jete fundi.
Por, te lutem, mos me kerko qe te orvatem me teper per ta ringjallur jeten tone bashkeshortore sepse per ta ringjallur nje jete bashkeshortore u takon te dy bashkeshorteve, te cilet deshirojne per te vazhduar jeten e tyre me lumturi. Kjo nuk behet vetem nga njera pale. Dhe jo thjesht vetem qe ta kalojme jeten.

Siham Ismail thote: “Monotonia dhe ftofja e ndjenjave bashkeshortore eshte nje problem qe i ballafaqon shumicen e bashkeshorteve. Mirepo, mencuri e gruas eshte qe ta largoje mekanikisht kete monotoni.
Botekuptimet e botes qe na rrethon kane ndikuar ne nje menyre apo tjetren mbi sjelljet tona shoqerore. Megjithese shoqerite tona ne “Sharkije” kane karakter te bute dhe zemerngrohtesi, megjithate nje pjese e madhe e njerezve perjetojne monotoni dhe merzi familjare, si ne perendim. Nje ftofje akulli i ka mbuluar shtepijat dhe gjuha e heshtjes ka zene vend kryesor. Keto shtepi jane bere shembuj dhe u thojne “Shtepijat e Akullta”.

Megjithate, Siham Ismail pjesen me te madhe te pergjegjesise ia le gruas. Ajo ka bindjen se gruaja duhet te shpenzoje mund te dyfishte per ta thyer kete “akull”, i cili eshte grumbulluar mes lidhjeve bashkeshortore. Me fjale te tjera, gruaja duhet te jete shume e fuqishme ndaj burrit te saj, per ta formuar nje shtepi per here te dyte.

Zonja Emel Ibrahim (Profesoresh e Informatikes) ka shprehur mendimin e saj ndryshe ne nje forme tjeter per ndjenjen e merzise bashkeshortore. Ajo shprehet me moton: “Po-riperterirjes bashkeshortore”. Sa i perket merzise mes partnereve ajo eshte nje ndjenje e karakteristike ne jeten bashkeshortore. Burri nga natyra e tij merzitet shume shpejt, me shpejt sesa gruaja.

Gjithashtu ajo sinjalizon se shkaktare kryesore per sjelljen e merzise bashkeshortore, sipas mendimit te saj, eshte gruaja. Vecanarisht ne etapen qe vjen pas marteses, shtatzanise dhe lindjes se femijes dhe preokupimi i saj me foshnjen. Kjo eshte nje dukuri qe sjell monotoni mes bashkeshorteve. Nga kjo, bashkeshorti ndjen nga gruaja nje injorim. Kurse gruaja eshte e zene me femiun dhe ajo ndjen se vetem ajo mban pergjegjesine e kujdesjes per femiun. Ngase burri nuk eshte prezent, ose per shkak te punes ose ai nuk qendron shumicen e kohes ne shtepi dhe kjo i behet nje rutine ditore duke sistemuar jeten me pregaditje te ushqimit, me rregullimin e orendive shtepijake dhe gjerave te tjera.

Zonja Emel vazhdon biseden e saj e thote: Une, ngase u martova per ate qe kam dashur, nuk lejoj lehte te depertoje monotonia mes nesh. I bie pas ceshtjes menjehere. Per mendimin tim, shetitjet ne fundjavet, kudo qe te jene ato, jane shanse i mire per nje ndrrim apo thyerje e monotonise. Kjo riperterine dashurine dhe bene qe te dy partneret te ndihen mire. Gjithashtu, kjo eshte nje shanse per afrimin pasi qe jeta eshte perplot obligime dhe pune te renda.

Tani flasin bashkeshortet

Sa i perket merzise, bashkeshortet ne rolin e tyre kane pasur ide te ndryshme dhe justifikime te ndryshme. Burri eshte si nje femije, merzia e ben ate te largohet nga shtepia, apo te tadhetoje apo te martohet me ndonje tjeter.

Hatim Fehmi (Mjek) thote: Shkaku qe ua nxin jeten bashkeshorteve eshte rutina vrasese. Merzia eshte ndjenje e natyrshme, qe e godet cdo njeri pavaresisht te martuar apo jo. Por, demi mund te jete me i madh tek te martuarit sepse kjo eshte nje lidhje e perjetshme. Burri dhe gruaja fillimisht kane shpresa kundrejt njeri-tjetrit duke paramenduar nje jete te lumtur.

Por, me komplikimet e jetes dhe me rritjen e pergjegjesive dite pas dite deshton kjo shprese tek te dy partneret per shkaqe te padeshiruara dhe te pamenduara.
Per mendimin tim, ketu vjen roli i gruas ne vendin e pare per riperterirjen e rrjedhjes se jetes bashkeshortore. Normal, eshte e domosdoshme perkrahja e burrit dhe ekzistenca e iniciatives pozitive prej burrit derisa te mos ndjeje gruaja se eshte pergjegjese e vetme per keto.
Kurse nje avokat me emrin Ihab mendon se grate me duart e tyre i humbasin burrat e tyre. Gjithashtu, ai pohon se prej shkaqeve qe fusin ne jeten bashkeshortore nje rutine jane ankesat e vazhdueshme te gruas, pakenaqesite, problemet qe i ngjalle me shkak apo pa shkak.

Ihabi thote se lidhjen bashkeshortore e ndertojne te dy bashkeshortet dhe shkak i cdo problemi qe shfaqet tek kjo lidhje jane vet partneret. E nganjehere u ndodhe disa burrave qe ti kene grate qe permallohen per telashe. Nje i tille jam edhe une. Gruaja ime, para se te martohemi, ka qene engjull i paster. Kurse tash eshte bere fanatike, nervoze, bene shume zhurme me femijet dhe “hobi” i saj eshte bere telashja. Puna ime eshte rehati per mua, te dal jashte shtepise per nje kohe te gjate. E kur kthehem ne shtepi per disa ore jetoj te njejten jete te neveritshme dhe me zhurme te perditshme prej problemeve e telasheve.

Gjate pushimeve perpiqem qe te ndryshoj te perditshmen duke bere gjera te reja dhe ndryshime jashte shtepise. Por, prap na shoqeron merzia e telashet per shkaqet me te kota. Jam merzitur me gruan time dhe jam merzitur prej jetes bashkeshortore. Shpeshhere largohem nga shtepia. Tash kam njohur nje grua tjeter, ajo eshte kolege e imja ne pune dhe momentalisht mendoj nje lidhje serioze me te. Une nuk dua te tradhetoj por do te martohem sipas legjislacionit islam. Valle, mos keni zgjidhje tjeter per mua?!
Monotonia eshte cast qe te shoqeron neper etapat e jetes

Kur heshtja mbizoteron ne jeten bashkeshortore kjo eshte nje shenje e rrezikshme per nje ftohje bashkeshortore. Keshtu filloi te shprehet Doktor Ahmed El-Mexhdub, keshilltar shoqeror ne qendren kombetare per kerkimet kriminalistike dhe shoqerore: Vertete, ftohtesia ne lidhjet bashkeshortore eshte e natyrshme dhe posacerisht kur te dy partneret marrin pjese ne cdo hollesi te jetes se perditshme. Shkaqet jane te shumta dhe qe ndryshojne nga etapa e ne etape.

Ne fillim te marteses ndoshta kthehen shkaqet ne ndryshimin e ndjenjave atehere kur ta posedoje ate qe ka enderruar ta posedoje. Kur njeriu ka aspirata te larta dhe enderron te posedoje dicka, ai pandalur orvatet me mund te madh per te arritur deri tek qellimi i tij. Por, kur e arrine ate qe ka dashur ndihet perballe tij i merzitur. E ky realitet eshte prezent tek nje pjese e madhe te bashkeshorteve te posamartuar.
Ndersa, pas pese apo shtate viteve pas marteset burimi i merzise eshte nga mosperputhja e bashkeshorteve, rutina e jetes se perditshme, mosriperterirja dhe ndryshimi, barra psikologjike dhe merzia, e cila mund te ndikoje mbi jeten bashkeshortore per shkak te tensionit te jetes, qe ndikojne negativisht mbi jeten bashkeshortore.
Eshte konstatuar se nga shkaqet me te dukshme dhe themelore qe sjellin nje ftohje mes bashkeshorteve eshte mos gjetja e nje dialogu apo gjuhe te perbashket mes tyre. Doktori terheq verejtjen se kjo mund te shtyje deri ne divorc apo lidhje jobashkeshortore (imoralitet), vecanarisht tek burrat qe e perdorin si zevendesuese per te harruar merzine e shtepise.

Andaj, duhen te kene shume kujdes te dy partneret dhe te bashkohen fuqimisht per ta flakur kete monotoni, qe eshte mes tyre. Te dy jane pergjegjesa qe te japin mundin per nje jete te vazhdueshme bashkeshortore.

Merzia ne nje forme tjeter

Merzia ne lidhjet intime konsiderohet nje nga format e merzise, nga e cila turperohen shumica e njerezve kur flasin per kete ceshtje. Por, e verteta eshte se kjo dukuri eshte prezente.

Poetja Nexhila Mahfudh ne librin e saj “Sekretet e nje martese te suksesshme” thote: Monotonia dhe te zakonshmet ndodhe qe ta shuajn deshiren e burrit per gruan. Me zgjuarsi duhet te behet ndonje ndryshim per ta larguar monotonin. E mos te kalojne ditet duke u shtuar dobesia e lidhjeve bashkeshortore e te behet ky akt si dic qe duhet te kryhet. Duke mos shtuar shume fjale tek marredheniet intime mes bashkeshorteve themi se duhet te kujtohet se keto marredhenie duhet te ruhen sepse kane rendesi te madhe per lidhjen bashkeshortore.

Jeta bashkeshortore mund te lulezohet e te ripertrihet edhe pse ndodhe qe ndonjehere te kete ndonje merzi te kaluar. E nese shumohet kjo merzi dhe fillon e te behet dukuri duhet patjeter qe te behet ndonje ndryshim, ckado qofte ai.
Ti kushtohet kujdes ndrrimit te atmosferes rrethuese, dekorimit dhe pamjes se dhomes se gjumit. Duke shtuar dhe disa lule apo duke ndryshuar ndricimin. Kujdesja per ndryshimin e mbulesave te krevatit dhe jastekeve.
Eshte shume e rendesishme per gruan ta ruaj elegancen dhe bukurine e saj. Te kujdeset per pamjen e saj, duke ndryshuar vazhdimisht rrobet apo parfumet.

Kjo eshte edhe per burrin qe te zbukurohet per gruan duke veshur rrobe terheqese dhe te perdoroi parfume te mire ne kohen kur takohen bashkeshortet. eshte e rendesishme qe te ndrrohen edhe vendet dhe kohet, p.sh.: here te jete ne mengjes, te jete edhe jashta dhomes se fjetjes.

Specialistet keshillojne se eshte e domosdoshme qe nganjehere te largohen nga njeri-tjetri, ashtu qe te riperterihet permallimi. Si per shembull, gruaja te shkoje per vizite tek familja e saj per disa dite, e burri te udhetoje vetem per pune apo ndonje obligim. E ky udhetim te behet per ta shtuar permallimin e jo per te ikur nga gruaja, apo per te shkuar pas grave te tjera, apo per te ikur nga obligimi ndaj femijeve dhe puneve.
Per ceshtjen e humjes se ndjenjave te ngrohta mes bashkeshorteve e analizon psikologu Tarik Abdull-llah duke thene: Ndjenjat e ftofta mes bashkeshorteve jane prej ndjenjave me te veshtira, qe i dobesojne lodhjet bashkeshortore. Nuk ka dyshim se kjo ftohtesi ndikon ne nje forme apo nje tjeter mbi psikoligjine e bashkeshortore. Vecanerisht nese jane ne fillim te jetes bashkeshortore dhe nuk e dine se merzia bashkeshortore eshte e natyrshme por mund qe te flaket kjo merzi duke i rene shpejt pas.

Gruaja me paragjykimin e saj e sheh se burri i saj ka ndryshuar dhe nuk eshte ai qe ka qene kur ishte i fejuar. Dhe ne kete gjendje fillon ta ngushtojne dyshimet dhe emocionet.
Gjithashtu bashkeshorti po me te njejtat ndjenja. Dhe si i tille e mundon merzia dhe ankthi dhe fillon te ndjeje deshtim dhe frike nga divorci. Dhe keshtu burri shume lehte mund te perfundoj tek ndonje lidhje tjeter qofte ajo martesore apo jashtmartesore.

Doktor Tariku ua drejton keshillen te dy bashkeshorteve qe te dalin nga ky rreth i merzise. Duhet ta shqyrtojne problemin shtruar dhe bute. Ata duhet ta dine se dashuria riperterihet duke projektuar perzemersi ndaj marredhenijeve bashkeshortore.

Andaj, duhet secili prej tyre ta jep mundin e vet per ta riperterire jeten e tyre bashkeshortore duke u larguar nga rutina dhe monotonia e jetes bashkeshortore. Edhe pse rolin me te madh duhet ta luaj gruaja me ngacmimet e saja femerore, por gjithashtu edhe burri ka rolin e tij te rendesishem ne kete aspkekt.

Mejrihan Muhsin
Perktheu: Nehat Hyseni/islamieshtedrite

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version