Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes:

E para : Allahu i Madhëruar është betuar në këto dhjetë ditë dhe ka thënë:
Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun! Pasha natën që shkon! Vërtet që në to (këto betime) ka dëshmi të mjaftueshme për njerëzit me mend. ( El-Fexhr 1-5 ).

E dyta : Allahu i Madhëruar,keto i ka quajtur ditë të caktuara dhe ka thënë :
… dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)… . ( Ej-Haxhxh 28 )

E treta : Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ), ka dëshmuar për to se janë ditët më të mira të kësaj bote. Nga Xhabir ( Allahu qoftë i kënaqur me të ) ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : ditët më të mira të kësaj bote janë këto dhjetë ditë. ( Sahih El-Xhami’ 1133 )

E katërta : Nxitja për punë të mira në këto dhjetë ditë. Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ): nuk ka ndonjë ditë që puna të jetë më e mirë sesa këto dhjetë ditë. ( Sahih Ibn Hiban 3448 )

E pesta : Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ka urdhëruar që t’i shtojmë fjalët ( Subhanellah – Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). Ka thëne pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah – Elhamdulilah – La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 dhe e ka saktësuar Shujab Arnauti ).

E gjashta : Në këto ditë është dita e ter-uijes ( dita e tetë tek keto dhjetë ditë ).

E shtata : Në këto dhjetë ditë është dita e Arafatit dhe dihet se çfarë dobish ka në këtë ditë. Është ditë, të cilën Allahu e ka ngritur dhe mjaftohemi me fjalën e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : Haxhi është qëndrimi në arafat . ( Sahih sunen Et-Tirmidhi 889 )

Gjithashtu, agjërimi i kësaj dite ( për atë që nuk është në haxh ), i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm. Trasmetohet nga Ebi Katade ( Allahu qoftë i kënaqur me të ) se një burrë tha : o i dërguari i Allahut, çfarë thua për agjërimin e ditës së arafatit? Tha : e konsideroj se Allahu t’i fal gjynahet e vitit të shkuar dhe atij të ardhshëm. ( Sahih Muslim 1162 ).

E teta : Gjatë këtyre ditëve, shumëfishohen punët e mira. Kanë thënë disa nga të parët tanë të mirë : nuk ka ndonjë ditë më të dashur që ta adhurosh Allahun, sesa dhjetë ditët e dhul-hixhes, çdo ditë agjërimi prej tyre është baraz me një vit agjërim dhe çdo namaz nate në to është baraz me namazin e natës të natës së kadrit.

Ka thënë Ibn Abasi ( Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy ) : nuk ka ndonjë ditë më të mirë tek Allahu dhe që puna të jetë më e dashur tek Ai sesa në keto dhjetë ditë, kështu që shtojini në këto ditë fjalët ( La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ) dhe përmendeni Allahun sa më shumë, sepse me të vërtetë këto janë ditë të përmendjes së Allahut dhe agjërimi i një dite prej tyre është baraz me një vit agjërim dhe puna ne to shumëfishohet deri në 700 ( shtatëqind ) herë.

Ka thënë Enesi ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) : u thonte për këto dhjetë ditë, një ditë është baraz me njëmijë ditë ndërsa dita e Arafatit është baraz me dhjetëmijë ditë ( dmth : në vlerë dhe mirësi ).
Ka thënë imam El-Euzai ( Zoti e mëshiroftë ) : jam njoftuar se puna në këto dhjetë ditë është sikurse vlera e luftës në rrugë të Allahut, agjërohet dita e tyre dhe ruhet nata e tyre, përveç ndonjë personi që bie shehid ( dëshmor ).
Gjithashtu ka thënë Hasan El-Basri ( Zoti e mëshiroftë ) : një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është baraz me dy muaj ( agjërim ).

E nënta : Se në to është haxhi.

E dhjeta : Se në to është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) e cila është dita më e mirë në këtë botë. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : dita më e mirë në këtë botë është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) dhe pastaj dita e Karrit ( dita që është mbas ditës së nahrit, është quajtur kështu sepse njerëzit qëndrojnë në Mina ). Ebu Daudi ( 1765 dhe e ka saktësuar Shejh Albani tek Sahih El-Xhami 1064 ).

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version