Të gjithë ata që vuajnë nga mërzia dhe depresioni, ta dini se nuk është faji juaj.

Nuk është sepse ju jeni të dobët.

Nuk është sepse ju nuk jeni falënderues mjaftueshëm.

Nuk është sepse ju nuk jeni mjaftë fetar.

Nuk është sepse ju nuk keni besim të mjaftueshëm.

Nuk është sepse Zoti është i hidhëruar me ju.

E kushdo, që me qëllim të mirë, të thotë kështu, ti vetëm buzëqeshë.

Dhe në brendinë e zemrës tënde ti dije se Zoti i sprovon njerëzit e ndryshëm me sprova të ndryshme.

Dhe dije se me ndihmën e Zotit çdo sprovë mund të bëhet shkas që ti të afrohesh me afër Zotit.

Dhe se me të vërtetë pas çdo vështirësie vjen lehtësimi – dhe si të gjitha gjërat e tjera të kësaj bote – edhe kjo do të kaloj.

 

Përktheu dhe përshtati : Y.Zejnullahu/motraime

Burimi: http://www.yasminmogahed.com/

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version