Struktura e vendosjes së synimeve

Të dish ti vendosësh qëllimet në formën e duhur është një gjë, por dhe të dish se çfarë lloj qëllime të vendosësh është një gjë krejtësisht tjetër! Që ta bëjmë sa më të lehtë dhe të thjeshtë, unë kam bërë një strukturë me ndihmën e së cilës ne do jemi në gjendje të formulojmë synimet tona. Pasi Ramazani është koha kur ne duhet te transforojmë komplet sjelljen tonë për të mirë, atëherë dhe duhet plotësuar ca kriterie:

Të jetë rëndësishme (relevante):

Kur kur vendosni synimet tuaja për Ramazan, mbaje mend se ky është muaji kur ofrohemi tek Allahu xhele xhelaluhu me ibadet, Kur’an, etj. Mos fillo e të ngarkohesh duke vendosur 20 synime rreth davetit (thirrjës ne Islam). Madje dhe dijetarët gjatë muajit të Ramazanit i mbyllin librat e hadithit dhe fikhut dhe përqëndrohen ekskluzivisht në librin e Allahu tebareke ue te a’la.

Andaj në mënyrë të njejtë, mundohu të vendosësh synimet tuaja për Ramazan, që janë të rëndësishme dhe relevante për muajin e Ramazanit.
Tjetra është se synimi gjithashtu duhet të jetë relevant dhe i rëndësishëm për ju personalisht. A është ky synim të cilin ju në thelb e doni apo diqka e imponuar mbi ju? A është nëna apo burri juaj ai i cili ndikon mbi ju me imponim që të gatuani iftare për të ftuarit çdo ditë që të fitoni shpërblime apo ju vetë e keni menduar dhe vendosur se kjo është një mënyrë me anë të së silës dëshironi të arrini shpërblime. Mos u pajtoni për një gjë të tillë, nëse mungon dhe njeti i sinqert i cili buron nga thellësia e zemrës.

Të ketë aspiratë:

Në përvojën time që kam në ndërmarrje dhe trajnimeve të ndryshme, shpesh më bie ta dëgjoj shprehjen “synime të menqura”, atherë kur kompanitë dëshirojnë të krijojnë planet e tyre strategjike të punës. Me këtë fjalë “synime të menqura” nënkuptojnë që të kemi synime të arritshme, dhe unë nuk besoj në vendosjen e synimeve të arritshme lehtësisht e as ju nuk duhet të keni një qëndrim të tillë!
Qëllimi i Ramazanit është ta zgjeroni dhe rritni kapacitetin tuaj, dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë, në mënyrë që të aspironi diqka më të madhe dhe më madhështore! Kur vendosni synimet e këtij Ramazani, vendosni diqka që disi ju bën nervoz.

Nuk ke falur namaz nate çdo natë Ramazanet e kaluara? Unë të sfidoj ta bësh një gjë të tillë këtë vit! Si tham pak më parë, në muajin e Ramazanit Allahu tebareke we ta a’la të ka dhënë mundësinë ta tregosh potencialin dhe kapacitetin tënd të plotë duke të ta lehtësuar, dhe gjithashtu duke lidhur më zinxhirë shejtanët.
Ky është rasti juaj të vendosësh standard të reja për veten tënde dhe të krijosh shprehi të reja. Inshaa Allah pas Ramazanit do vazhdosh të bësh namaz nate si pjesë e përditshmërisë tuaj. Madje dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem shtonte ibadetin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, që i bie se Ai salallahu alejhi ue selem shkonte mbi dhe përtej asaj se sa bënte ibadet para këtyre ditëve. Madje dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem mund të bënte dhe kishte çfarë të bënte më tepër se zakonisht, andaj gjithsesi dhe ne mundemi dhe kemi shumë gjëra çfarë mund të shtojmë këtë Ramazan!

Të llogaritet :

Si inxhinier unë di shumë për njësitë matëse dhe se sa mund të të dalin në ndihmë për tu përmirësuar. Duke formuluar dhe thënë synimin tënd si diqka që llogaritet dhe matet, mund të krijoj kjartësi në kuptimin se mund ta dallosh a e ke arritur qëllimin apo jo. Andaj psh. nëse thua se dëshiron të lexosh me shumë Kur’an, sa është ajo “më shumë” ? sa planifikon të lexosh? Nëse synon ta lexosh brenda muajit një herë Kur’anin atherë i bie një xhuz në ditë, thuaja 20 faqe brenda ditës. A mund ti ndash këto në 10 faqe para pune, dhe 10 pas pune. Apo 5 para pune, 5 gjatë pauzës së drekës dhe 10 dikur më vonë ? Vendosja e numrave konkret bën që synimet të jenë reale dhe ndihmon në përpilimin e planit për të arritur qëllimin.

Vazhdon ende…

Autor: Kareem Elsayed
Përktheu: UmmuAbdullah/motraime
Marrë nga: productivemuslim.com

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version