Vendosja e qëllimeve dhe synimeve tona tingëllon si diqka shumë e thjeshtë dhe e natyrshme, por prap shumë njerëz dështojnë në realizimin e tyre, thejshtë sepse nuk i vendosin synimet e tyre si duhet.
Është e trishtueshme të thuhet se shumë njerëz madje nuk janë mësuar asnjëherë nga askush se si ti vendosin ato qëllime në formën e duhur. Synimet e tyre ngjajnë më shumë në dëshira se sa në qëllime reale për të cilat dhe i përvishemi punës.
Në këtë artikull do mundohemi tu ndihmojmë që të vendosni dhe dokumentoni synimet e juaja ashtu siq duhet për këtë Ramazan, ishaa Allah.
4 Pikët për Dokumentimin (shënimin) e Synimeve Tona
Është e habitshme se si mund të ndikoj forma e dokumentimit të synimeve në probabilitetin dhe suksesin e realizimit të tyre. Disa nuk shqetësohen ti shënojnë dhe dokumentojnë ato, thjeshtë mbështeten në memorien e tyre.
E vërteta qëndron në faktin se, nëse i dokumenton synimet tuaja, në mënyrë dramatike rritë gjasat për realizimin tyre, sipas disa studimeve. Por vetëm shënimi i tyre nuk është i mjaftueshëm; duhet të sigurohesh që ti dokumentosh në formën e duhur. Pasi vetëm je duke shpenzuar kohë dhe mund për ti shënuar ato, pse mos ta bësh atë në formën e duhur!
Ja ku i keni 4 pika që do ju ndihmojnë në formulimin dhe shënimin e drejtë të synimeve, inshaa Allah.
1. Pozitiviteti
Shumë njerëz do dëshironin të largonin ndonjë gjë negative nga jeta e tyre, qoftë ajo pirja e duhanit, shpenzimi i kohës kotë, ngrënja e tepërt etj. Pra synimi i tyre është të ndalojnë diqka negative. Në vend se të përqëndrohesh në atë se çfarë nuk do, apo çfarë dëshiron të ndryshosh, fikusohu në ate se çfarë do.
Mendja juaj automatikisht do tërhiqet nga ajo se në çfarë e keni fokusin. Nëse synimi juaj përqëndrohet në diqka negative, mendja juaj do tërhiqet nga ajo! Kjo shpjegon dhe faktin se pse shumë njerëz nuk arrijnë të lënë shumë nga veset e tyre te këqija. Andaj në vend se të thuash ‘humb 10 kg’ thuaj ‘pesho 60 kg’, apo dhe mos thuaj ‘mos e lë pa bërë hatme këtë Ramazan’ por ‘këtë Ramazan bëj hatme Kur’anin’.
2. Personi
“Hileja” qëndron në shruajtjen e fjalive mbi synimet e tuaja, por dhe të ia drejtosh ato vetes tënde si subject. Kjo shtyen mëndjen tëndte ta identifikoj identitetin tënd me këto synime, andaj do e aktivizosh dhe ndërdijen që të kalkuoj çdo forme dhe mënyrë për ti arritur ato. Andaj në listën tënde mos shkruaj ‘ pesho 60kg’ por ‘dua të peshoj 60 kg’, apo, ‘këtë Ramazan bëj hatme Kur’anin’ por ‘këtë Ramazan dua të bëj hatme Kur’anin’.
3. Koha e tashme
Shumë njerëz vendosin qëllimet e tyre diku në kohen e ardhme. Për shembull, shumë persona thonë se “në Ramazan dua të bëj hatme Kur’anin”. Përveq atij mendimi që shpreh dëshirë mundohu ta vendosësh veten tënde në momentin dhe ndjenjën kur e mbaron leximin e Kur’anit dhe i drejtohesh Allahut me dua të sinqerta si shenjë mirënjohjeje për realizimin e këtij qëllimi. Ndjeje mirënjojhen ndaj Allahu xhele shanuhu për ndihmën dhe suksesin që të ka dhënë në realizimin e synimeve.
Ndjeje gëzimin dhe plotësimin që ke kur më në fund e arrin qëllimin. Kur vërtetë përjetonë ndjenjat dhe emocionet lidhur me arritjen e qëllimit, atëherë mund ti shkruash fjalet e synimeve tuaja lidhur me këto ndjenja të mrekullueshme. Kjo do lidhë synimet dhe aspiratat tuaja me diqka që sjell kënaqësi dhe jo mundim. Dhe praktikisht mund ta shkruash “jam mirënjohëse që përfundova leximin e Kur’anit”.
4. Përftyrimi
Momentin që kë fjalët dhe ndjenjat, juve u duhet ti lidhni dhe t’ia pashkangjitni një përftyrimi apo pamjeje, sepse mendja jonë nuk mendon me fjalë; ajo mendon me përftyrim. Kjo bën synimet të jenë më konkrete dhe përfundon lidhjen në mes mendjes tënde në tërësi dhe synimit që keni.
Andaj, nëse përshembull qëllimi juaj është humbja e peshës së tepërt, paramendojeni kur hipni në peshore dhe shkallët e peshimit tregojnë shifrën tuaj të dëshiruar dhe ndjenjën e cila pason kur e shihni këtë pamje. Nëse është bërja e hatmes, paramendojeni momentin që shihni faqen e fundit të Kur’anit dhe kur i mbyllni kopertinat pasi keni mbaruar.
Vazhdon …
Autor: Kareem Elsayed
Përktheu: UmmuAbdullah/motraime
Marrë nga: productivemuslim.com