-Namazi është kushti më madhështor i Islamit pas dy dëshmive.

-Namazi është urdhër i Allahut, dhe ai është prej çështjeve më të rëndësishme të fesë.

-Namazi është pasqyrë e veprës së muslimanit dhe peshore e madhërimit të fesë në zemrën e besimtarit.

-Namazi është udha e besimtarëve dhe simboli i fitimtarëve.

-Namazi të ngritë dhe të afron tek Allahu, dhe ai është shkollë edukative.

-Namazi është rehati, lumturi, perlë e syrit, dritë dhe argument.

-Namazi është dhuratë hyjnore për robin dhe praktikë e udhëzimit (traditës së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!)

-Namazi është falënderim për mirësitë e Allahut dhe fut mërzi tek qafirët.

-Namazi është pengesë nga veprat e ndaluara dhe mbrojtës nga pasionet.

-Namazi është shlyes i veprave të këqija dhe pastrues nga gabimet.

-Namazi është ai tek i cili kthehet besimtari gjatë brengave, dhe është ruajtës e mbrojtës i tij.

-Namazi sjell rrizkun dhe është çelës i udhëzimit.

-Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit.

-Namazi i ngritë derxhet (gradët) tek Allahu.

Përktheu: Burim Koçinaj/ehlihadithi/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version