Cila është më “e keqe” vjehrra apo nusja?

Modeli i familjes së madhe në Kosovë ka qenë dhe është i përhapur më së shumti në Evropë, por dhe përgjithësi në Botë. Familjet kosovare kanë bërë këtë tip jetese, të zgjeruar, për arsye se kanë pasur më lehtë të jetuarit. Ato, përveç përparësive dhe të mirave materiale, që janë të pamohueshme, kanë pësuar disa rrjedha të jetës të cilat kanë ndikuar tek individët, së pari në kontekstin social, psikik, fizik, kulturor, dikur në atë ekonomik e ku ta dimë tjetër.

Në familje të tilla ka sunduar burri dhe zakonisht janë bërë diferenca dhe padrejtësi sociale sipas përkatësisë gjinore dhe moshës. Këto rrethana i kan shkuar për shtati individëve “vendas”, kurse i ka diskriminuar “të ardhurat” që kryesisht janë gratë.

Mungesa e një hapsire intimiteti mes bashkëshortve është diqka që mungon në këto familje, burri dhe gruaja “takohen” vetëm në mbrëmje. Në të tilla familje, nëse gruaja ka ndonjë nevojë ose këkesë, së pari është njoftuar vjehrra dhe varësishtë ajo si e ka pa “seriozitetin” e çeshtjes, mandej e ka njoftuar apo jo burrin. Edhe vjehrrat dihet se kan qen të ardhura por në raport me nuse e duke pasur parasysh vitet qe i kan kaluar në atë shtëpi, ato “leshojnë” rrënje dhe behën “vendase”.

Edhe pse në mas shumë të madhe kan ndryshuar fenomenet edhe mbrenda familjes, fenomeni vjeherr-nuse, mbetet ai qe u reziston të gjitha kohërave. Është e ditur se nusja dhe vjehrra janë në rivalitet të përjetshëm, dhe nuk është fenomen me të cilin ballafaqohet vetëm shoqëria jonë por, është problem të cilin e njohin gjithë shoqëritë e botës.

Çrregullimi i raporteve ndërfamiljare është pasojë e ndryshimeve strukturore në institucionin e familjes kosovare, dhe është e natyrshme qe të riprodhojë raporte kundërthenese midis vjehrrave dhe nuseve që vijnë në shtepitë e tyre.
Konfliktet krijohen edhe si pasojë e stereotipeve te vjetra mbi martesën qe në shumë raste dinë të bëhen edhe shkak kryesor i divorceve midis dy të rinjëve.

Ne fakt, vjehrra ardhjen e nuses së re në shtëpi e sheh si pasiguri dhe nusen e projekton jo si anëtare të rregullt dhe të barabart por si anëtare që ka pretendime monopoliste në familjën e saj. Pra , në mendjen e sajë zakonisht paraqiten pengesa të cilat me kalimin e kohës mund të shëndrrohen në pasione per ta margjinalizuar nusen e re. Tek nëna funksionon dhe agresiviteti mëmësor kur shikon se fëmija i saj orientohet, ose i jepet dikujt tjetër. Natyrisht, kësaje situate konfliktuoze dhe tensionuese patjetër i kontribon edhe nusja e re qe hyne në shtepinë e vjehrrës, me shumë sjellje: siq janë psh: indeferenca, sjellja agresive, pastaj tendencat për ta kontrolluar të birin e sajë dhe të bëhet “First Lady” e shtëpisë.

Ne fakt, divorcet e sotit mund t’i adresohen edhe raporteve të keqësuara midis këtyre dy subkulturave sociale. Ndryshimi i sistemit të vlerave ka bërë që edhe raportet midis gjeneratave të ndryshojnë.

Bota perëndimore ka gjasa qe me “lehte” ta përballoj këtë problem, për shkak të kushteve të mira ekonomike, sociale e kulturore. Prindërit në një moshë të caktuar i mundësojnë fëmijës të zgjedh vetë nëse do të jetojë me ta apo do të dalë në jetën e tij. Në këto raste fëmiju (djali në rastin tonë) duke qenë i lirë bëhet i aftë të merr përsiper përgjegjësi që nuk do ti merrte po të jetonte me prindërit, duke fituar pavarësim ne shumë aspekte jetësore. Këto janë ndoshta çështje tjera , për të cilat do të mundemi ti përmendim në tema tjera, mirëpo, ajo që ndërlidhet këtu është se në këto raste, nëna përkatësisht vjehrra, i përballon më lehtë martesës së djalit pasi që nuk e ka pasur nën kontroll jetën e tij.

Te shoqëria jonë ndodh e kundërta (për shumë arsye ekonomike e kulturore), jeta e individëve brenda të së njëjtës familje, është e lidhur shumë për njëri tjetrin.

Në luftën e përjetshme vjehërr-nuse, nuk i hidhet faji vetëm njëres apo tjetrës. Nga secila palë ka raste që i kontribojnë paqës e po ashtu dinë të ndezin luftë. Edhe nuset jo rrallë, dinë ta prishin lumturinë e familjes, din të luajn role të ndryshme për ti arritur qëllimet e tyre, shpeshherë edhe banale.

Sidoqoftë, kjo është një “luftë globale” , e që mos të pësojmë tronditje të mëdha, shoqërisë sonë i duhet të kontribojë në aspektin ekonomik e kulturor. Ndërkohë, lufta do të vazhdon , sepse e para nuk do të humbasë territorin që ka patur, e dyta nuk do të humbasë territorin që ka fituar.

studentet/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version