Me të ardhur foshnja në këtë botë vije edhe risku apo furnizimi i tij i parë – qumështi i nënës! Allahu (subhanehu ve teala) ka përcaktuar gji-dhënien për njerëzit dhe shumë kafshë të tjera, kështu që njerëzit janë ushqyer me gji që nga fillimi i ekzistencës së tyre.

Pejgamberët e Allahut janë ushqyer me gji gjithashtu, Allahu i Plotëfuqishëm e frymëzoi nënën e Musait, për ta vendosur foshnjën e saj në një kosh në lumë në mënyrë që ta shpëtojë nga urdhëri i Faraonit për vrasjen e djemve. Familja e Faraonit e gjeti atë dhe dëshironin të mbanin , dhe kërkuan një mëndeshë që ta ushqej atë, kështu Allahu bëri që Musai të refuzonte gjirin e çdo gruaje tjetër përpos atë të nënës së tij.

Në fëmijërinë e tij Muhammedi (salallahu alejhi ve selem), thithi gjirin e nënës së tij Aminës, Thuvejbës – një robëreshës së axhës së tij Ebu Lehebit, Ummu Ajmanit dhe Halime es-Sadijes.[5]
Fëmijët e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem po ashtu janë ushqyer me gji. I biri i tij Ibrahimi kishte një mëndeshë siç tregohet në hadith dhe kur ai vdiq kishte vetëm një vjet dhe 10 muaj kështu i kishin mbetur edhe dy muaj për tu ushqyer me gji. Transmeton El-Bera (bin Azib) se Pejgamberi alejhi selem pas vdekjes së birit të tij Ibrahimit ka thënë,
‘‘Për të (Ibrahimin) ka një mëndeshë në Xhenet.’ [6]

Tani në këtë kohë moderne format artificiale të të ushqyerit të bebeve, si formulat e qumështit të lopës dhe dhisë, po përdoren me të madhe dhe gratë po lënë shtëpitë e tyre për të bërë karrierë, kështu anashkalojnë këtë rol të madh që Allahu u ka dhënë. Karrierat e tyre po i shmangin ato nga shtëpitë e tyre për t’u shërbyer të tjerëve e të lënë familjet e tyre.

Allahu svt, na tregon në Kur’an periudhën e rekomanduar për të ushqyer fëmijën me gji,’‘Nënat, ato që duan ta plotësojnë gji-dhënien, duhet t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vite të plota…” (El-Bekare 2 : 233)
”Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.’ (Llukman 31:14)

E sheh rëndësinë e gji-dhënies! Krijuesi ynë e ka përmendur atë në Kur’an shumë herë!

Tani qumështi i nënës pranohet si ushqimi më i mirë për foshnjat. Ofron të gjitha ato që foshnjës i nevojiten: është i pastër dhe i sterilizuar, ka temperaturën e duhur, është i freskët, tretet lehtë, përmban antitrupa dhe anti alergjikë e më e rëndësishmja është i dizajnuar në mënyrë perfekte nga Allahu për nevojat e bebit tënd.

Si rezultat, fëmijët e ushqyer me qumësht të gjirit kanë sistem më të mirë imunitar , dhe si rezultat më pak infeksione. Por kjo nuk është e tëra. Shkencëtarët thonë se foshnjat përfitojnë shumë dobi psikologjike dhe emocionale gjatë të thithurit të gjirit. Disa prej tyre thonë se karakteristikat e mira të nëna barten tek fëmija përmes gji-dhënies.

Fëmija ndjen rehati dhe siguri gjatë afërsisë me nënën e tij , dhe lidhja e tyre e posaçme forcohet aq shumë sa që në islam nëse një grua e ushqen një fëmijë të huaj (jo të saj) me gji, ajo bëhet nëna e tij prej gjiri dhe fëmijët e saj bëhen vëllezër dhe motra gjiri të atij fëmije, më të cilët nuk ka të drejtë martese!

Siç thotë i dërguari i Allahu salAllahu alejhi ue selem : ‘Me të vërtetë Allahu e ka ndaluar martesën mes vëllezërve dhe motrave prej gjiri, ashtu siç e ka ndaluar me vëllezërit dhe motrat e gjakut.’.

Pra, është e lejuar që me lejen e të dy prindërve t’i lihet fëmija një gruaja tjetër ta ushqejë atë me gji , dhe ajo mëndeshë ka të drejtë pagese. Në kohën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem, ishte traditë që fëmijët të ushqehen me gji nga gra të tjera, në mënyrë që të forcohen raportet mes tyre dhe të bëjnë më tepër burra mahrem (persona me të cilët nuk ka të drejtë martese) për gra etj.

Gjithashtu kjo traditë ua lehtësonte këtë detyrë grave të cilat kishin vështirësi në gji-dhënie.

Në islam, gruaja obligohet ta ushqejë foshnjën e saj me, përpos nëse ka ndonjë shkak legjitim që ia pamundëson këtë. Pra, është obligim për gruan që ta ushqejë foshnjën e saj me gji ndërsa për babain është obligim mbështetja financiare për nënën edhe nëse ata janë të shkurorëzuar. Lejohet që pas konsultimeve dhe marrëveshjes së përbashkët që foshnjës t’i ndër-prehet gjiri edhe pa kaluar dy vite nëse mendohet se ka nevojë apo arsye.

Në Perëndim, edhe pse gji-dhënia konsiderohet si mënyra më e mirë për ta ushqyer foshnjën, disa mjekë madje pa ndonjë arsye serioze nuk hezitojnë t’i udhëzojnë gratë që fëmijët e tyre t’i ushqejnë me qumësht formule, apo që pjesërisht t’i ushqejnë me gji e pjesërisht me formulë. Fatkeqësisht, shumë gra muslimane i kanë marrë po ashtu këto udhëzime. Natyrisht nëse ka ndonjë arsye serioze, kjo është e pashmangshme (edhe pse tradita e marrjes së një mëndeshë për t’ua ushqyer foshnjën me gji do të ishte në këtë rast më e dobishme).

Por shumë shpesh motrat tona fillojnë me ushqim me shishe për arsye se ashtu u përshtatet më tepër apo se foshnja e tyre nuk po shton peshë aq shpejtë ashtu siç figuron nëpër diagrame. Megjithatë, për shumë gra gji-dhënia në fillim është mjaft e vështirë, mirëpo nëse ato këmbëngulin bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Po pra, në fillim mund të kesh pak vështirësi madje edhe fizike pasi që duhet të zgjohesh e t’i japësh gji, ndërsa kur kemi të bëjmë më ushqim formule, atë mund ta bëjë edhe dikush tjetër, nuk kërkohet që vetëm e ëma ta bëjë atë. Por, ne duhet ta pyesim vetveten se pse Allahu i ka dhënë nënës kaq status të lartë dhe fisnik. Pse ka ajo aq shumë të drejta mbi fëmijët, madje më shumë se babai në shumë raste. A nuk është për shkak të sakrificave që ajo i bën, dhimbjeve që ka ndjerë dhe netëve të cilat ka qëndruar e zgjuar për ta.

Foshnja juaj e sapolindur ka ardhur nga një ambient ku të gjitha nevojat e tij plotësoheshin ,dhe ishte aq afër teje, ndërsa tani papritmas ai gjendet në këtë botë te ndjeshme ku për herë të parë ndjen uri, etje, ndarje dhe dhimbje. Atij i duhesh ti dhe ajo afërsi, siguri e qetësi që gji-dhënia i ofron.

Shejh Suhejb Hasan thotë se:

“… fëmija duhet të ushqehet me gji për dy vitet e para të jetës së tij, në vend se t’i jepet qumësht pluhuri i cili ruhet i konservuar me muaj, Pak kush do t’i linte pemët e perimet e freskëta për disa ushqime të konservuara, por prapë disa persona janë të kënaqur që ushqejnë fëmijët e tyre me këtë lloj qumështi dhe ushqime të konservuara.

Së dyti, sikur që gjaku në mitër i bartë materiet ushqyese dhe emocionet tek gjaku i fetusit , njëlloj qumështi i nenës bartë karakteristikat dhe emocionet e saj të foshnja gjersa ai thith gjirin, duke e bërë atë të ndjehet rehat dhe sigurt.”

Gjithashtu dijetarët e kohës së kaluar kanë pasur njohuri lidhur me rëndësinë e gji-dhënies , në vijim lexojeni këtë këshillë të vogël të Ibn Kajjimit (mëshira e Allahu qoftë mbi të) mbi gji-dhënien:

“Foshnjat duhet të ushqehen me gji derisa dhëmbët e tyre të fillojnë të dalin. Lukthi dhe sistemi tretës i tyre (në muajt e parë të jetës) nuk kanë aftësi të tretin ushqime solide (të forta). Kur dhëmbët t’u paraqiten, lukthi i tyre tani më është forcuar dhe përgatitur për ushqime. Me të vërtetë Allahu, pamundëson daljen e dhëmbëve , derisa foshnja të ketë nevojë për ushqime. Kjo është nga dituria, mirësia dhe mëshira e Tij, për të ëmën dhe tëmthat e gjoksit të saj, kështu që fëmiju i saj të mos e kafshojë atë me dhëmbët e tij.
Fëmijëve duhet dhënë ushqim solid në mënyrë graduale, duke filluar nga ushqimet e buta si buka e lagur, qumështi i kafshëve, kosi, lëng mishi…
Prindërit nuk duhet të shqetësohen nga të qajturat dhe klithmat të foshnjës, sidomos kur ai është i uritur për qumësht. Të qajturit ka dobi shumë të mëdha tek foshnja ngase ushtron gjymtyrët e tij, zgjeron zorrët e tij dhe zmadhon gjoksin e tij…
Periudha e plotë e gji-dhënies është dy vite. Kjo është një e drejtë e foshnjës – nëse i duhet ajo patjetër dhe s’mund të bëjë pa të…’

 

Shkëputur nga idealmuslimah.com
Përktheu dhe përshtati: Z.L/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version