Nënë e dashur, duhet të dish se temperatura e njeriut ndryshon edhe kur nuk është i sëmurë, ngrihet dhe ulet, dhe ky ndryshim eshte diçka normale. Në mëngjes temperatura e trupit të njeriut është më e ulët dhe ngrihet pas drekës, e kështu.

Temperatura normale e trupit është 37.3°C ose më pak nëse matet nga goja, dhe 38.9°C, ose më pak kur matet nga anusi.

Vetë temperatura nuk konsiderohet sëmundje, por ajo në shumicen e rasteve është tregues i ekzistences së një sëmundjeje të brëndshme. Ngritja e temeraturës tregon se dicka po ndodh brenda trupit.

Shkaqet e temperaturës

– Në shumicën e rasteve trupi është duke luftuar me viruset dhe bakteriet, dhe temperatura në këtë rast mund te ndihmojë në vrasjen e viruseve. Temperatura është pjesë e mënyrës me të cilën sistemi imun i trupit lufton semundje të ndryshme si; gripi dhe ftohja e rëndë, dhembjet e veshit, etj.

– Kundërpërgjigja ndaj ilaçeve kimike ose vaksinat.

– Goditja nga dielli.

– Sëmundjet ngjitëse.

– Ndonjë lloj infeksioni si; infeksioni urinar (kjo dallohet duke urinuar shpesh dhe me dhimbje), infeksioni i grykeve (zakonisht shoqërohet me infeksion në fyt), infeksioni rreth syve (dhimbje lart syrit ose poshtë tij), ose nga dalja e dhëmbëve (në një zonë të hollë në gojë), infeksioni i veshit të mesëm (krizat e etheve të shoqëruara me shtrëngimin e veshëve).

– Ethet mund të shoqërojnë edhe daljen e dhëmbëve.

   

Simptomat

Simptomat e temperaturës karakterizohen si në vijim:

– Fëmija i prekur me temperaturë zakonisht e ka ballin të nxehtë.

– Fytyrën e ka të kuqe.

– Ka ethe dhe dridhje.

– Humbja e oreksit.

– Dhembje koke dhe barku.

– Është i përgjumur dhe ka vështirësi në frymëmarrje.

Nëse i ke në dyshim simptomat e shfaqura, veprimi më i mirë në këtë rast është matja e temperaturës me termometër.

 

 Trajtimi

Çfarë duhet bërë?

– Vishi fëmijës rroba të lehta.

– Ajrose dhomën e fëmijës edhe nëse jashtë është ftohtë, duke ruajtur një temperaturë konstante.

– Mund ti bësh fëmijës një banjë me ujë të vakët.

– Duhet që fëmija të pijë ujë dhe pije frutash sepse trupi në këtë rast humbet shumë ujë.

– Lyej dhe fërkoje barkun e fëmijës me uthull molle; kjo jep rezultat të shkëlqyer në uljen e temperatures.

– Lag një copë me ujë dhe uthull molle dhe fërkoji ballin, duart dhe këmbët.

Çfarë nuk duhet bërë

– Mos e vishni fëmijën trashë dhe mos e mbështillni me mbulesa sepse kështu i shtoni temperaturën.

– Mos përdorni ujë të ftohtë por të vakët.

– Mos e lyeni trupin e fëmijes me alkool sepse ai mund të djegë lëkurën e fëmijës dhe mund të arrijë deri tek damarët e gjakut.

– Mos e mbeshtillni fëmijën me peshqir të njomë sepse ndalon avullimin e avujve natyralë në trup.

 

Çajra bimorë për uljen e temperaturës

– Mendër e egër: merret një lugë me mendër të bluar dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet e mbuluar 10 min dhe më pas kullohet dhe pihet; përsëritet 2 herë në ditë.

– Çaji i Xhenxhenfilit.

– Çaji i gjetheve të Bliut.

– Çaji i Çikores.

– Çaji i Kamomilit.

Këshillë: Gjithsesi, kontaktojeni edhe pediatrin e fëmijës suaj për tu konsultuar rreth temperaturës,pasi ajo mund të shkaktoj pasoja të rënda tek bebi juaj.

Burimi:mjeksiabimorearabe/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version