Sa duhet të ishte numri i shujtave të bebes suaj sipas moshës për 24 orë?

1 javëshe 6-10-12 – racione qumësht
1 javë – 1 muajshe 6-8-10 – racione qumësht
1 muaj – 3 muajshe 5-6-7 – racione qumësht
3 muaj – 7 muajshe 4-5 – racione qumësht dhe 1-2 racione ushqim adekuat shtesë
7 muaj – 9 muajshe 3-4 – racione qumësht dhe 3-4 racione ushqim shtesë
9 muaj -12 muajshe 3 – racione qumësht dhe 3- 4 racione ushqim shtesë

Keni kujdes në sasinë e ushqimit dhe llojllojshmërinë e ushqimit.

Me rëndësi është të dini se kur dhe me çfarë rendi të jepni llojet e ndryshme të ushqimit.

Lloji:

I – drithërat:

1. qulli i misrit (griz), mielli, orizi – për 4-6 muajsh moshë);
2. miell gruri (keksët, kaçamaku) – për 8 muaj moshë
3. buka e pjekur dy herë – për 10 muaj moshë
4. drithërat e përziera (fjoola-musli) – për 12 muaj moshë

II – pemët:

1. molla, dardha – për 4-6 muaj moshë
2. banania, pjeshka, kumbulla, qershia – për 7 muaj moshë
3. manaferrat, boronica, manat, dredhëzat – për 8 muaj moshë
4. agrumet (portokalli, grejpfruti, limoni) – për 10 muaj moshë
5. arrat, lajthitë, bajamet (të bluara) – për 12 muaj moshë

III – perimet

1. karota, kungulleshkat, spinaqi – për 6-8 muaj moshë
2. borania, bizelet, brokuli – për 8 muaj moshë
3. domatet – për 9 muaj moshë
4. lakra, purri (presh) – për 10 muaj moshë
5. fasulja – për 12 muaj moshë

IV- mishi

1. shpatulla e pulës, mishi i qengjit, mishi i viçit – për 7 muaj moshë
2. mishi i pulës (kofsha, krahët) – për 8 muaj moshë
3. mishi i lopës – për 9 muaj moshë
4. mushkëritë, mëlçia, mishi i tharë, salsiçet – për 13 muaj moshë

V-peshku

1. peshku i bardhë – për 7 muaj moshë
2. peshku i detit – për 13 muaj moshë

VI – vezët

1. e verdha e vesë – për 8-10 muaj moshë
2. bardha e vesë – për 13 muaj moshë

VII – produktet e qumështit

1. djathi i freskët, jogurti, kosi – për 11 muaj moshë
2. ajka dhe kajmaku – për 12 muaj moshë

Bebja juaj po rritet, vazhdon të kërkoj nga ju ta ushqeni, t`i jepni çdo gjë që jeni duke ngrënë, por në një moment ajo bëhet kureshtare dhe dëshiron të prek vet ushqimin me dorë dhe pastaj ta fut vet në gojë.

Juve do të ju duket se bebja nuk do të merr mjaftueshëm ushqim dhe nuk do të mundet, por gaboheni.

“Vetëushqyerja” para moshës njëvjeçare duhet të lejohet. Bebja juaj duhet të jetë pjesëmarrëse në aktin e të ushqyerit qysh nga mosha 6 muajshe kur ajo mund ta mbajë vetë shishen (nëse nuk ushqehet në gji); pas dy tre muajsh ajo mund të mbaj dhe të pijë nga gota, me 7-8 muaj moshë mund të han me gishta (krekera ose kafshata të vogla të bukës), ndërsa me 10-12 muaj ajo do ta përdorë edhe lugën.

Ju, nëna, zakonisht këtë proces e vononi, por ta dini se ky proces është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjegjësisë dhe vetëbesimit tek fëmija i juaj në të ardhmen. Andaj, të ushqyerit është art, matematikë që kërkon përkushtim, dijeni, edukim, informim dhe dëshirë.

Nuk është e lehtë, por informohuni, kërkoni këshilla dhe ndihmë, me siguri do ta keni më lehtë.

Mos harroni se Ju jeni ajo që i dhuruat jetën bebes suaj, por i ofroni edhe një rritje dhe zhvillim të shëndoshë me plot dashuri.

Dr. Teuta Sejdiu-Hasbahta

 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version