Njoftime Të Rëndësishme

Rënia e flokëve pas lehonisë nuk është një rëie e përhershme e flokëve
• Zakonisht rreth 100. 000 fije floku rriten në lëkurën e kokës dhe zakonisht rreth 50-200 bien çdo ditë
• Rritja e nivelit të hormoneve në shtatzënësi bën që numri i fijeve të flokëve në lëkurën e kokës të rritet më shumë se sa rriten normalisht
• Pas lehonisë nivelet hormonale kthehen në gjendje normale dhe dy deri tre muaj më vonë vjen deri te rritja e rënies së flokëve që zgjatë dy deri tre muaj
• Rritja e fijeve të reja kthehet në rritje normale tre deri gjashtë muaj pas nisjes së rënies së flokëve
• Rënia e flokëve pas lehonisë mund të zhvillohet me çdo shtatzënësi

Ç’është kjo gjendje shëndetësore?

Shume gra gjate fillimit te shtatzënisë verejne rënie flokësh. Por rritja e hormoneve ne gjate kësaj periudhe ndikon ne ndryshime ne lëkure dhe ne shume pjese tjera te trupit. Ato tentojnë qe ti vejnë tere fijet e flokëve ne fazën e rritjes te ciklit te flokëve,dhe pas kësaj shume gra verejne se flokët e tyre ne shtatzënësi rriten me te dendura.

Pasi ta lindin foshnjën shume fije flokësh pushojnë te rriten dhe kalojnë ne faze pushimi ku dhe qendrojne për dy deri tre muaj. Kur cikli i flokëve nis te zhvillohet serish, fijet e flokëve kthehen ne fazën e rritjes dhe fijet e vjetra bien te gjitha pernjehere. Sasia e flokëve qe bien ndryshon mes individëve ku disa gra verejne rënien e flokëve me shume se te tjerat. Nese një familje ka trashëgimi te flokëve te dobëta, rënia e fijeve te flokëve mund te behet edhe me e dukshme pas lindjes se femiut.

Rënia e flokëve pas lehonisë zakonisht zgjate dy deri tre muaj e pastaj flokët serish nisin te rriten. Te shumica e grave, gjendja e flokëve kthehet ne gjendjen si te kohës te para-shtatzënësie.

Si trajtohet?

Rënia e flokëve nuk kërkon ndonjë trajtim te veçant. Kryesisht është një ndryshim i perkoheshem i ciklit te rritjes se flokëve si pasoje e ndryshimeve hormonale gjate shtatzënësisë.
Krehja e tepërt e flokëve do ti zhvendos me lehtësi fijet e flokëve dhe do ta shpejtoje rënien e flokëve qe përndryshe mund te merrte dy deri tre muaj.
Nje veprim i tille nëse zhvillohet nuk dëmton flokët ne asnjë mënyre. Marrja e vitaminave ose fërkimi i lekures se flokëve me preparate nuk do te beje kurfare ndryshimi. Disa gra verejne ramjen e flokëve me çdo shtatzënësi te tyre.

Burimi:Department of Dermatology, St. Vincent’s Hospital Melbourne, Victoria Parade,
Fitzroy, Victoria 3065 Australia.

Përshtati:UmuD./motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version