Kinezet janë të njohura për tenin e tyre të jashtëzakonshëm, ndërsa sekreti i tyre është çaji, respektivisht kombinimi i dy çajrave. Çaji i gjelbër dhe i bardhë janë të pasur me anti-oksiduesin epigalokatein galato apo EGCG, i cili shpejton ripërtëritjen e qelizave dhe zbut paraqitjen e rrudhave.

Mjafton të përzieni tri lugë të çajit të gjelbër pluhur me tri lugë të çajit të bardhë të zier, derisa të fitoni një pastë. Në pastë mund të shtoni edhe disa pika limon dhe pastaj e vendosni në fytyrë, transmeton “Zëri.info”.

Lëreni të veprojë 15 deri 20 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën. Indianet ritualin e tyre të bukurisë e fillojnë me pirjen e një filxhani me çaj nga xhenxhefili. Xhenxhefili i përzier me pakëz mjaltë është një përbërës i vërtetë kundër plakjes, i cili zbut inflamacionet dhe vepron në mënyrë antibakteriale.

Po ashtu, përbërësi aktiv gingerol që gjendet në xhenxhefil, pengon shkatërrimin e kalogjenit, i cili është meritor për elasticitetin e lëkurës dhe pamjen rinore.

Duart janë ato që i zbulojnë vitet tona dhe këtë mjaft mirë e dinë meksikanet të cilat i trajtojnë ato në mënyrë të posaçme. Meksikanet këtë problem e zgjidhin me piling nga sheqeri dhe limoni.

Për pilingun meksikan përziejini dy filxhanë sheqer, një filxhan vaj ulliri dhe pesë lugë të lëngut të limonit. Lëreni të veprojë 5-10 minuta në lëkurë dhe pastrojeni me ujë të vakët.(e huazuar)

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version