Ja një aktivitet i thjeshtë dhe argëtues të cilin mund ta ndërmerrni me fëmijët tuaj të çfarëdo moshe, duke përdorur letër ngjitëse dhe lëmsh. Më parë kam përdorur letra dhe gjethe si dhe letra ngjitëse dhe peceta letre, por kjo është pak më ndryshe por po aq argëtuese ndoshta edhe me tepër!

                                              

Isha në një dyqan afër shtëpisë kur më ra në sy ky lëmsh i mrekullueshëm pambuku. Me tu kthyer në shtëpi, fillova ta pres atë në fije me gjatësi 5-8 cm. Fëmijët mund të ndihmojnë në përgatitjen e këtij aktiviteti duke i matur ato saktësisht apo ashtu përafërsisht.

Bija ime po më shikonte gjersa e bëja këta dhe kështu mu dha mundësia t’ia tregojë ngjyrat që kishin ato fije.

 Aktivitet argëtues për bebet dhe fëmijët e vegjël

  

Për të filluar aktivitetin argëtues –

Shpejtë e vendosa një letër në një sipërfaqe ngjitëse, dhe e përforcova atë me një shirit ngjitës. Kështu i dhashë asaj mundësinë t‘i kombinojë më letrën ngjitëse fijet e buta të lëmshit.

E vërejta se ajo po kënaqej duke marrë tuba të fijeve dhe duke i vënë ato në hapësirën ngjitëse. Ajo ngazëllehej se si fijet mbeteshin aty me të larguar dorën e saj. Kjo e inkurajonte të ngjiste më tutje shumë e më shumë!
Gjersa ajo luante unë ia përshkruaja veprimet që ajo i bënte, kështu që ajo ta pasuronte fjalorin dhe kuptimet e saj. Për shembull, ‘ Zemër kjo është një dorë e MADHE e mbushur me fije’.

 

Gjatë kohës kur bija ime largohej nga aktiviteti, unë shfrytëzoja mundësinë për t’i përforcuar fijet e ngjitura duke i shtypur butësisht me dorën time. 🙂

Ky aktivitet mund të ndërmerret në një tabelë apo në gjëra të ngjashme, edhe ato kryejnë punë. Më pëlqen se nëse behët në mënyrë të drejtë u ndihmon t’i forcojnë një grup të madh të muskujve të krahut.

Gjithsesi ky aktivitet është po ashtu i dobishëm për muskujt e dorës gjersa fëmijët kapin fijet e lëmshit.

Ky ishte bërë një aktivitet i ndryshueshëm arti, i cili më pëlqen pa masë. Bija ime do vendoste fije por më vone gjente kënaqësi në zhurmën e lehtë të fijeve gjersa i shkoqte ato nga sipërfaqja ngjitëse.

Ajo që më pëlqente gjithashtu në këtë aktivitet është se është i atillë që fëmijë të çdo moshe mund të krijojnë diçka duke i përdorur fijet e lëmshit, Në vend se vetëm t’i ngjiste thjeshtë ashtu fijet, mund të krijojnë ndonjë skenë. Kjo më të vërtetë zhvillojë kreativitetin e tyre.

Përktheu dhe përshtati : Z.L-L/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version