1. Printo disa lutje dhe priti me gërshërë ato në mënyrë që të jetë secila lutje në vete dhe vendosi në një shportë.. dhe cdo ditë përpara ezanit njëri nga fëmijët të tërheqë një prej këtyre dua’ve dhe ta lexojë për të gjithë.

2. Natën e parë të Ramazanit bëju një surprizë mbas namazit të teravive me nje festë të vogël. Rregulloje shtëpinë duke e spërkatur me erë të mirë,,, pak ëmbëlsira dhe pije e disa tullumbaca për fëmijët.. shpërndaju dhurtata të vogla  psh: nga një Kur’an apo sexhade për namaz apo karta të vogla të shkruara cka ti dëshiron për ta në këtë muaj. psh.. kryerjen e namazit rregullisht,,, leximin e Kur’anit,, ndihmën e nënës apo të vëllezërve dhe motrave… etj.
Përpara se të shpërndahen dhuratat prindërit u flasin fëmijëve të tyre për rëndësinë e këtij muaji të bekuar. Gjithashtu më pas, secili shpreh ndjenjat e tij me pritjen e këtij muaji dhe cfarë është plani i tij në këtë muaj të bekuar.

3. Mund të vizatohet një pemë e madhe disi.. dhe të ngjyroset me ngjyrë kafe ose cila ju pëlqen fëmijëve vetëm se të jetë pa gjethe e të varet në dhomën e ndenjes. Prit fletë të tjera jeshile në formë të gjetheve të pemës dhe vendosi në një kuti. Printo emrat e Allahut me pak koment të çdo emri dhe priti secilin në vete dhe vendosi në një anë… në kuti vendos ngjitëse dhe stilolaps. Çdo ditë të lexohet një ose dy emra nga emrat e Allahut me komentin e tyre dhe të ngjiten tek gjethja e pastaj të vendoset në pemë..

4. Printo yje apo kurora (si ato qe vendosin femijet neper festa mbi kokë) dhe çdo natë në kohën e ndenjes mes akshamit dhe jacisë kush e ka realizuar planin e tij te ditës i vendoset mbi kokë,, për gjysme ore ose një orë psh. Nuk lihet askush pa gjë.. pra kurorën e merr i shkëlqyeri, yllin ai që ka realizuar më pak e kështu … pastaj merren dhe vendosen në shportë për ditën tjetër e kështu me radhë.

Mos e harroni me dua’ sygjeruesen e këtyre ideve dhe gjiithe muslimanët..
Allahu na e bëftë rrizk agjërimin e Ramazanit e na dhëntë bereqet në të.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version