Disa pika të përbashkëta mes Gruas Myslimane dhe një Mbretëreshe

Të dyja janë të veshura në mënyrë modeste

-Një mbretëreshë vishet modeste sepse është obligim për të që të bëjë këtë
-Veshja e gruas myslimane me modesti, behet sepse ajo është bindja ndaj Zotit të saj

 

Të dyja kanë status të lartë

-Statusi i një mbretëreshe është ngritur në momentin që ajo trashëgon titullin e saj dhe kurorën
-Statusi i gruas Myslimane është ngritur në momentin që ajo vendos kurorën e saj të vërtetë (Hixhabin) për të kënaqur Zotin e saj

 

Të dyja nuk duhet të shtrëngojnë duart me të gjithë

-Ka vetëm disa njerëz të cilët mund të shtrëngojnë duart me Mbretëreshën
-Gratë myslimane nuk shtrëngojnë duart me asnje burre (jo mahrem)

 

Të dyja respektohen

-Shume njerëz përkulin kokat në praninë e një mbretëreshë
-Njerëz të ndershëm myslimanë ulin kokat dhe shikimin e tyre në praninë e gruas myslimane

 

Të dyja janë krenare

-Mbretëresha është krenare me prejardhjen e saj
-Gruaja myslimane është krenare qe është myslimane

 

Të dyja janë të rëndësishme

-Një mbretëreshë është e rëndësishme tek krijesat
-Një Muslimane, si robereshe e bindur ndaj All-llahut, është e rëndësishme per Krijuesin e saj

 

MotraIme

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version