Shkruar nga Imam Shafiu

    Shafiu (radija Allahu anhu) ka thënë:

    “Katër gjëra e forcojnë trupin: ngrënia e mishit, të nuhaturit erën e parfumit, të pastruarit shpesh pa pasur marrëdhënie seksuale dhe të lyerit me vaj liri.

    Katër gjëra e dobësojnë trupin: të kesh marrëdhëniet seksuale shpesh, të shqetësuarit e shpeshtë, pirja e ujit shumë kur stomaku është bosh dhe ngrënia shpesh e gjërave të tharta.

    Katër gjëra forcojnë e shikimin: Të ulurit tek Qabja, të vësh Kuhl në sy para se të flesh, të shikosh ngjyrën e gjelbër dhe të pastrosh mexhliset.

    Katër gjëra dobësojnë shikimin: të shikuarit e ndyrësirave, njerëzve të kryqëzuar, organin gjenital të gruas dhe të ulesh duke i´a kthyer shpinën Qabes.

    Katër gjëra të forcojnë marrëdhëniet seksuale: ngrënia e mishit të shpendëve, arrave dhe trangujve.

    Katër gjëra e forcojnë intelektin: shmangia nga fjalët e panevojshme, përdorimi i misvakut, të ndenjurit me njerëz të drejtë dhe të ndenjurit me dijetarë”.

    Kontrolloi: Usame Morina
    Burimi: El-Adab esh-Sharijjah (3/29-30)

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version