Dëgjova atë që kishte shpërndarë gazeta “En-Nedueh” në numrin e saj me datë 30/11/1384 hixhri me titull: “Nderimi i nënës . . . dhe nderimi i familjes” dhe vura re se autori kishte marrë disa gjëra nga gjërat që i kanë shpikur perëndimorët të cilët i kanë veçuar një ditë prej vitit për të festuar për nënën, si dhe përmendi diçka që e kanë anashkaluar atë mendimtarët të cilët e kanë shpikur këtë festë e cila është: gjendja e fëmijëve të cilët nuk e kanë nënën e tyre, mjerimin e tyre dhe mërzitjen kur shikojnë se si fëmijët e tjerë e festojnë festën e nënës së tyre ndaj dhe solli si ide që të festonte e gjithë familja dhe e arsyetojë se përse Islami nuk e ka bërë këtë festë; sepse Islami e ka bërë të obligueshme nderimin e nënës dhe mirësjelljen ndaj saj në çdo kohë ndaj nuk është e nevojshme që të veçohet një ditë e vitit ku të nderohej nëna.

Autori e qëllojë kur u arsyetua me këtë ndaj Islamit, si dhe kur tregoj të këqijat që ka ky festim, të këqija që i kanë anashkaluar ata të cilët e kanë shpikur këtë festë, porse ai nuk tregoj se në këtë risi ka kundërshtim të qartë ndaj argumenteve që kanë ardhur nga i dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem-, si dhe nuk ka përmendur dëmet, përngjasimin me idhujtarët e mohuesit. Ndaj dëshiroj që me këtë shkrim të shkurtër t’i tërheq vërejtjen autorit dhe të tjerëve për gjërat e shpikura që ka kjo festë dhe festat e tjera të ngjashme me të, prej festave që i kanë shpikur armiqtë e Islamit dhe ata që nuk kanë njohuri rreth tij, derisa e prishën imazhin e saj dhe i larguan njerëzit prej saj. E për shkak të kësaj pati dëme dhe përçarje që i din vetëm Allahu i Lartësuar.

Është vërtetuar në hadithet e sakta nga i dërguari i Allahut –salallahua lejhi ue selem- se ka tërhequr vërejtjen prej risive në Fe, si dhe prej përngjasimit me armiqtë e Allahut prej çifutëve, krishterëve dhe armiqtë e tjerë prej idhujtarëve.

I dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “Ai i cili shpik diçka në çështjen tonë e cila nuk është prej saj ajo është e refuzuar” transmeton Buhariu dhe Muslimi, kurse në tekstin e Muslimit: “Ai i cili vepron diçka që nuk është prej çështjes sonë është e refuzuar” kuptimi i kësaj është: se ajo vepër është e refuzuar personit që e shpiku atë.

I dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- thoshte në fjalimin e xhumasë: “Më pas: Fjala më e mirë është fjala e Allahut, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-, punët më të këqija janë risitë në fe, e çdo bidat është humbje” transmeton imam Muslimi në sahihun e tij.

Nuk ka dyshim se veçimi i një dite të vitit për të festuar në të nderimin e nënës apo të familjes është prej risive të cilën nuk e ka vepruar i dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- e as shokët e tij ndaj të cilëve është kënaqur Allahu, ndaj është e obliguar që mos ta kryejmë atë festim si dhe tua tërheqim vërejtjen njerëzve prej saj, e të mjaftohemi me atë që ka lejuar Allahu dhe i dërguari i Tij.

E përmendëm më parë se autori përmendi se legjislacioni Islam e ka nderuar nënën si dhe ka nxitur që të sillet mirë ndaj saj në çdo kohë, dhe ai të vërtetën ka thënë për këtë. Është obligim që muslimanët të mjaftohen me atë që e ka lejuar Allahu atyre prej mirësjelljes ndaj nënës si dhe ta madhërojnë atë, të sillen mirë me të, si dhe t’i binden asaj në çdo kohë, por duhet që të ruhen nga gjërat e shpikura për të cilën Allahu ua ka tërhequr vërejtjen, e të cilat të shpien në përngjasimin me armiqtë e Allahut, duke i pasuar ato e duke konsideruar të mirë atë që ata e konsiderojnë të mirë prej gjerave të shpikura. Si dhe kjo nuk duhet të jetë e veçantë vetëm për nënën sepse Islami e ka obliguar mirësjelljen ndaj të dy prindërve, nderimin e tyre dhe bamirësinë ndaj tyre si dhe mbajtjen e lidhjeve me të gjithë të afërmit. Ai i Lartësuari i ka ndaluar ata që të tregojnë mosbindje ndaj tyre apo t’i shkëpusin lidhjet me të afërmit e tyre. Por i ka dhënë nënës më shumë vëmendje dhe mirësjellje sepse kujdesia e saj me fëmijën është më e madhe si dhe ajo ka më shumë mundim në barrën e saj, gji dhënien dhe edukimin e tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve” (Isra: 23).

Po ashtu ka thënë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj” (Lukman: 14).

Gjithashtu ka thënë: “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre” (Muhamed: 22-23).

Si dhe është vërtetuar nga i dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- se ka thënë:
“A t’ju tregoj për gjynahet më të mëdha?!” i thanë: gjithsesi o i dërguari i Allahut. Tha: “T’i bësh shok Allahut dhe mos tu bindesh prindërve”, ai ishte i mbështetur dhe u drejtua dhe tha: “Si dhe dëshmia e rrejshme dhe shpifja”.

Një person e pyeti të dërguarin e Allahut –salallahu alejhi ue selem- dhe i tha: o i dërguari i Allahut cili prej njerëzve është më parësorë që të kujdesem për të? Tha: “Nëna yt” tha: po më pas? Tha: “Nëna yt” tha: po pastaj? Tha: “Nëna yt” tha: po më pas? Tha: “Babai yt, e më pas njerëzit që ke më afër e më afër”.

I dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- ka thënë: “Nuk hyn në xhenet ai i cili i shkëput lidhjet me të afërmit e tij”.

Është saktësuar se ai –salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai i cili dëshiron që t’i shtohet risku i tij dhe t’i shtohet jeta e tij le t’i vizitojë të afërmit e tij”.

Argumentet nga fjala e Allahut dhe hadithet e të dërguarit –salallahu alejhi ue selem- që tregojnë për mirësjelljen ndaj prindërve dhe mbajtjen e lidhjeve me të afërmit janë të shumta dhe të njohura, dhe ato që përmendëm janë të mjaftueshme. Ai i cili i mediton këto argumente shikon qartë se është e obligueshme nderimi i prindërve dhe mirësjellja ndaj tyre, si dhe ndaj të afërmve të tjerë, si dhe tregojnë se mosbindja ndaj prindërve dhe prerja e lidhjeve me të afërmit janë nga cilësitë e ulta dhe gjynahet e mëdha të cilat e bëjnë të obligueshme dënimin e zjarrit dhe sjellin zemërimin e Allahut ndaj atyre që i shkelin ato, e lusim Allahun që të na ruaj prej saj. Kjo është më e rëndësishme se ajo që kanë shpikur perëndimi në festimin e një dite të vitit në nderim të nënës, dhe mospërfillja e saj gjatë gjithë vitit, si dhe ata e kanë anashkaluar mirësjelljes ndaj babait dhe të afërmve.

Një i mençur nuk mund t’i fshihet dëmi i madh që vjen prej kësaj, duke qenë se është edhe në kundërshtim me fenë e Allahut si dhe të çon në atë që i dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- ka tërhequr vërejtjen.Të njëjtën gjykim kanë edhe festat e tjera të shpikura që i veprojnë shumë prej njerëzve si festimi i ditëlindjeve, pavarësisë, apo marrjes së detyrës si kryetarë apo mbret dhe festat të ngjashme me to. Të gjitha këto janë të shpikura ku njerëzit kanë imituar në to armiqtë e Allahut dhe e kanë lënë pas ligjin e Allahut të pastër i cili ndalon nga këto gjëra. Kjo vërteton hadithin e saktë të Pejgamberit –salallahu alejhi ue selem- ku thotë: “Do të pasoni traditën e atyre që kanë qenë para jush, pëllëmbë për pëllëmbë derisa nëse hyjnë në folenë e hardhucës edhe ju do të hyni” i thanë: o i dërguari i Allahut, të çifutëve dhe krishterëve? Tha: “Po kujt tjetër?!”. E në një transmetim tjetër: “Do të ndjek umeti im rrugën e popujve që ishin para tyre, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe pash pas pashi” i thanë: o i dërguari i Allahut, të Persisë dhe Romakëve? Tha: “Po të kujt tjetër” kuptimi është: e kush mund të jenë pos tyre?!

Ajo që na ka paralajmëruar i dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem- po ndodh, në pasimin që po i bën umeti ynë -pos atyre që i ka mëshiruar Allahu- rrugën e atyre që ishin para saj, prej çifutëve, krishterëve, zjarrputistëve dhe të tjerëve prej mohuesve në shumë prej sjelljeve dhe veprave të tyre, derisa po mbisundon në humbjen e islamit, si dhe është bërë metoda e mohuesve në sjellje dhe vepra më e mirë tek shumë prej njerëzve se sa ajo që ka ardhur me të Islami. Kështu që e mira u bë e keqe dhe e keqja e mirë, suneti bidat dhe bidati sunet, tek shumica e njerëzve; dhe shkaku i kësaj është injoranca dhe mos impenjimi me atë që ka ardhur Islami prej sjelljeve të larta, punëve të mira e të drejta, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

E lus Allahun që tu japi sukses muslimanëve që ta kuptojnë fenë, si dhe tua përmisojë punët dhe gjendjen e tyre, t’i udhëzojë udhëheqësit e tyre si dhe tu japi sukses dijetarëve, shkrimtarëve në mënyrë që të përhapin të mirat e fesë sonë si dhe të tërheqin vërejtjen nga risitë dhe bidatet të cilat e prishën imazhin e fesë dhe u bënë shkak që njerëzit të largohen prej saj, vërtetë Ai është i plotfuqishëm për gjithçka.

Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz/xhamiambret/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version