Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit

Disa njerëz edhe përkundër besimit në Ditën e Gjykimit, vjelin pak fryte nga kjo. Si mund të ndodhë kjo? Imam Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, duke folur në lidhje me këtë çështje thotë: “Si ta lidhim të vërtetën në të cilën nuk ka dyshim, në të cilën njeriu është thellësisht i bindur; në Xhenet, Xhehenem dhe veprat të cilat janë në kundërshtim me këtë të vërtetë? A është natyra njerëzore e tillë që është thellësisht e bindur në Allahun, se do të ndëshkohet me dënimin më të ashpër ose do të shpërblehet me shpërblimin më të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë netët i prêt në pakujdesi dhe shpresë të rrejshme?!” T’i lidhësh këto dy gjëra është shumë vështirë. Për dështimin e kësaj ekzistojnë shumë arsye nga të cilat është edhe mungesa e dijes dhe bindjes, kush mendon se dija nuk është arsye, gabon. Ibrahimi alejhis-selam, e ka lutur Zotin e tij që t’ia tregoj se si i ringjall të vdekurit, anise ka qenë thellësisht i bindur në Fuqinë e Allahut, e krejt kjo që t’i qetësohet zemra, dhe të shoh diçka që nuk shihet. Imam Ahmed në Musnedin e tij, transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ve sellem ka thënë: “Nuk është njëjtë të shohësh e të dëgjosh”. Kur dijes së cunguar i shtojmë edhe të mospunuarit sipas saj, njeriu edhe më tepër largohet nga parimet islame, e mposhtë epshi, mashtrimet e shejtanit, shpresa e rrejshme, pakujdesia. Askush, përveç ai i cili me të vërtetë beson në Ditën e Gjykimit, nuk do të jetë i sinqertë në fenë e tij. Nga këtu edhe dallohen njerëzit. Në këtë kuptim janë edhe fjalët e të Lartësuarit: Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur. (Sexhde, 24).

Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit;

1. Sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit salallahu alejhi ve sellem.

Ai i cili është i bindur në atë Ditë të Madhe, do të qëndrojë para Allahut, do të shikoj t’i ruaj veprat e tij nga çdo gjë që i shkatërron ato, nga shirku i madh (të përshkruarit Allahut rival) ose shirku i vogël (syefaqësia), me atë që shirku i madh i fshinë të gjitha veprat, ndërsa i vogli i vogla vetëm ato në të cilat është përzier ai d.m.th. syefaqësia, si për shembull vetëpëlqimi, kundërshtimi, kërkimi i famës ose pozitës së lartë te njerëzit e të ngjashme. Sa më shumë që njeriu të jetë i bindur në takimin me Allahun, në Ditën kur do të na nevojitet çdo vepër, edhe ajo më e imta, ai më tepër do të përpiqet që veprat e tij të jenë të sakta dhe ruajtura. Ky është një shkak i madh i luftës së njeriut në dynjallëk për sinqeritet të veprave të tij dhe të përputhjes së tyre me sunet, njëherësh duke u larguar nga çdo risi. I Lartësuari nuk pranon pos vetëm veprën e sinqertë dhe atë që është në përputhje me sunet. Allahu thotë: Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë. (Kehf, 110.)

2. Të hequrit dorë nga dynjallëku, modestia, durimi në sprova, qetësia dhe pastërtia e zemrës.

Njeriu brenga më e madhe e të cilit do t’i jetë ahireti, modestia dhe durimi në sprova, do t’i vij mirë (lehtë). Në këtë rast nuk do të kthehet (vështroj) kah ata të cilët Allahu, për t’i sprovuar u ka dhënë shumë pasuri, sikurse nuk do të pikëllohet me kalueshmërinë e dynjallëkut e as me zbukurimet e tij të rrejshme. Nga kjo rrjedhin edhe gjëra tjera të dobishme sikurse kënaqësia e shpirtit dhe pastërtia e shpirtit nga veset sikurse janë lakmia, zilia, hidhërimi etj. Krejt kjo nuk do të thotë se besimtari duhet të heq dorë nga kjo botë, porse duhet të kujdeset për furnizim. Në këtë kuptim janë edhe fjalët e Allahut: ”… Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë….” (Kasas, 77).

Kjo gjë gjithashtu rezulton me qetësinë e shpirtit dhe durimin në sprova e krejt kjo për shkak të shpërblimit të cilin Allahu i Lartësuar ua ka premtuar atyre që përpiqen. Për më tepër, nëse e godet çfarëdo sprove, qoftë edhe e madhe, është i bindur se asaj do t’i vij fundi. Allahu i Lartësuar thotë: ”…pse nëse ndieni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë…” (Nisa, 104).

Në anën tjetër, pakujdesia ndaj këtij realiteti rezulton me mjerim, brengosje, ngushtim të gjoksit, shqetësim, pikëllim etj. Nga këtu besimtari kjo botë shkon i lumtur e i gëzuar ngase është përpjekur për botën tjetër. E krejt kjo ngase dynjallëku është afatshkurtër dhe çfarëdo sprove në të i ngrit gradat te i Lartësuari. I Lartësuari thotë: “E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.” (Zuhruf, 33-35)

3. Kryerja e veprave të mira, lënia e mëkateve dhe pendimi i njeriut.

Imam Ibën Kajjimi ka thënë: “Ajo çka është thelbësore për njeriun që kërkon diçka është t’i plotësoj tri gjëra: 1. Ta duaj atë që do 2. Që të frikohet që ajo t’i mos i ik 3. Që nëse ka mundësi, të angazhohet për arritjen e saj. Duaja e cila nuk i përmban këto tri në të vërtetë është dëshirë, ndërsa të kërkosh dhe të dëshirosh nuk është njëjtë. Secili që kërkon frikohet, gjithashtu edhe udhëtari nëse frikësohet e shpejton lëvizjen e tij. Në këtë kuptim janë fjalët e Resulullahut salallahu alejhi ve sellem, të cilat i ka shënuar Imam Tirmidhiu në ”Sunen”, e i ka transmetuar Ebu Hurejre: ”Ai i cili frikësohet, udhëton në agim, e kush udhëton në agim arrin në cak. Me të vërtetë malli i Allahut është i shtrenjtë, e malli i Allahut është Xheneti.” Allahu, xhele sha’nuhu, i ka obliguar ata që përpiqen që të jetojnë ndërmjet frikës dhe shpresës, të cilat janë të dobishme vetëm nëse përcillen nga vepra. Në këtë kuptim janë edhe Fjalët e Allahut: ” 57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet, dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet, dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara, Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato. (Mu’minun 57-61)

Hadithi i ardhshëm do ta sqaroj kuptimin e ajetit. Tirmidhiu i ka shënuar fjalët e Aishes, radijallahu anha: ”E kam pyetur Resulullahun salallahu alejhi ve sellem, në lidhje me ajetet e lartpërmendura, se a janë ata të cilën pinë, vjedhin dhe bëjnë kurvëri, në çka është përgjigjur: ‘Nuk janë, oj vajza e të vërtetit (Sidikut, mendohet në Ebu-Bekrin), ata janë ata të cilët agjërojnë, falin namaz dhe japin (nga pasuria e tyre), mirëpo frikësohen se ajo nuk u pranohet, dhe nxitojnë të bëjnë mirë”. Këtë hadith e ka transmetuar edhe Ebu Hurejre.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është Mëshirues.” (Bekare, 218). Sa të bukura janë fjalët e Imam Ibën Kajjimit në lidhje me ajetin e mëparshëm, ku thotë Imam Ibën Kajjim: ”Shpresa është e domosdoshme edhe përkundër së kryerjes së veprave të mira.”

Autor: Abdulaziz b. Nasir el–Xhelil

Përktheu nga gjuha boshnjake: Ebu Eljesa
albislami.com

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version