vazhdimi…

Ai që thotë afërsia ndaj Allahut e bënë jetën të dhembshme,ai ndan mendim të gabuar ndaj Allahut.

Pasha ALLAHUN…

Nëse jeta nuk bëhet e mirë me veprimin e urdhërave dhe largimin nga ndalesat e Tij,atëherë nuk do te bëhet e mirë me dic tjetër.
Njeriu i provon të gjitha kënaqësit që jeta ka,por nuk do të gjejë sikur kënaqësin në adhurimin e Allahut,përmes zbatimit të urdhërave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij.

Ti je i urdhëruar me dy gjëra:
Ose të vjen urdhëri të veprosh ose të mos veprosh.

Kur do të veprosh diqka në jetë pyte vetën:
A të ka lejuar Allahu i lartësuar ta veprosh këtë punë apo të ka ndaluar?

Për cdo gjë që vepron bëj kështu.
Trupat janë pronë e Allahut,zemërat janë pronë e Allahut,shpirtërat janë pronë e Allahut.

Pasha Allahun!

Nuk vepron njeriu diqka apo nuk lë diqka tjetër e me këtë dëshiron mëshirën e Allahut,e që të mos e bëj Allahu të lumtur atë.

Për këtë lumturia reale dhe jeta e mirë është në afërsinë ndaj Allahut.
Afërësinë ndaj kujt? MBRETIT të mbretërve,SUNDUESIT të qiejve dhe tokës.
Vetëm Atij i takon urdhëri,krijesat jnë të Tij dhe sundimin i takon Atij!

Për këtë e gjen njeriun gjithmon të shqetësuar dhe të lodhur.
E gjen një person i cili i ka shijuar të gjitha epshet megjithatë,pasha Allahun,do ta gjesh që ai i cili më së shumti i shijon epshet është njeriu që më së shumti ndjen shqetësim shpirtëror dhe që më së shumti është i mërzitur nga jeta.
Kërko njeriun më të pasur dhe do ta gjesh njeriun më të mërzitur dhe më të lodhur në këtë jetë.

Pse?

Ngase Allahu e ka bërë qetësinë e shpirtrave në afërsinë ndaj Tij.
Dhe e ka bërë kënaqësin e jetës në afërsin ndaj Tij.
Dhe e ka bërë mirësinë e jetës në shoqërimin me Të.

Njeriu e fal një namaz prej 5 namazeve të obliguara cdo ditë ,dhe sapo ta kryej rukunë,sexhden dhe adhurimin ndaj Tij e te del nga xhamia e ndjen një qetësim shpirtëror brenda vetës!

Pasha Allahun,sikur të shpenzonte pasurinë e kësaj bote nuk do ta arrinte këtë qetësi shpirtërore.

“Jeta e mirë”është në afërsinë ndaj Allahut.
Jeta e rehatshme është në afërsinë me Allahut.
E nëse jeta nuk bëhet e mirë me afërsinë ndaj Allahut,atëherë me cka do të bëhet e mirë?!

Sheikh Muhammad Mukhtar Ash-Shinqitee

https://www.youtube.com/watch?v=qux3h9s8oxo

Përgatiti : A.U/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version