Pyetje: Shejh, në vendet tona është përhapur një traditë! Prindërit refuzojnë që t’i martojnë vajzat apo djemtë e tyre për shkak të plotësimit të mësimit, përfundimit të shkollës së mesme, apo edhe fakultetit! Çfarë thotë feja islame në lidhje me këtë veprim nga ana e prindërve tanë, është në rregull ky veprim apo jo !?
Përgjigja: Subhanallah! Ky veprim është në kundërshtim të plotë dhe të qartë me urdhrin dhe udhëzimet e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!
E themi këtë sepse Muhamedi, -sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!-, ka thënë:
“Nëse ju kërkon për martesë ai që ju e pëlqeni fenë dhe edukatën e tij, martojeni, sepse përndryshe do të ndodhin trazira dhe përçarje në tokë”
Gjithashtu hadithi tjetër:
“O ju të rinj, kush ka mundësi nga ju le të martohet”
Dhe në fund:
Këshilla ime për të rinjtë dhe të rejat është që të martohen dhe mundësisht të vazhdojnë shkollimin për aq vite sa i kanë mbetur.
Allahu është më i dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përzgjodhi dhe përshtati : Suad Shabani
Medine, 13.04.2013
Burimi:http://www.albislam.com/