Pyetja: Çfarë shpërblimi ka te Allahu gruaja fetare e cila e bën burrin e saj të lumtur. E donë, e ruan, e përkëdhel dhe sillet me të sikur të jetë fëmija i saj i vogël, me plot dashuri dhe bën çdo gjë për ta bërë të lumtur si dhe e respekton në çdo gjë. Edhe ai është shumë i lumtur me të dhe gjithmonë lutet që Allahu të jetë i kënaqur ndaj saj. Si dhe cili është shpërblimi i burrit nëse e trajton gruan e tij njësoj?

Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut …

E lusim Allahun e lartësuar që t’ua zgjas afërsinë, dashurinë dhe lumturinë dhe t’i mbush shtëpitë e myslimanëve me atë që e ka begatuar shtëpinë tuaj prej shoqërimit dhe sjelljes së mirë.
Dhe të përgëzoj – motër muslimane – me përgëzime të shumta me të cilat na ka lajmëruar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ku ka shpjeguar shpërblimin e gruas së njëjtë me atë që e ke përshkruar:
 Abdurrahman b. Avfi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse gruaja falë pesë kohët e namazit, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, i thuhet: Hyn nga cilado derë e xhenetit që dëshiron.”
 Enes b. Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “A doni t’ju tregoj për burrat e juaj në xhenet? I thanë: Po, o i Dërguar i Allahut. Ai tha: Pejgamberi hynë në xhenet, besniku hynë në xhenet, njeriu i cili e viziton shokun e tij në anën e skajshme të vendit vetëm për hirë të Allahut, është në xhenet. A t’ju tregoj për gratë tuaja në xhenet: I thamë: Po, o i Dërguar i Allahut? Ai tha: Gruaja e afërt dhe që lind shumë, e cila kur të hidhërohet apo t’i bëhet keq, apo hidhërohet burri i saj thotë: Ja kjo është dora ime mbi dorën tënde, nuk do të flej përderisa të jesh i kënaqur me mua.”
 Husajn b. Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton nga halla e tij: “Se ajo kishte shkuar te Pejgamberi (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për një nevojë dhe pasi i ndihmoi ta kryente, i th asaj: A ke burrë? Ajo i tha: Po. Ai i tha: Si sillesh ti me të? Ajo tha: I shërbej vazhdimisht përveç nëse nuk kam mundësi ta bëj atë? Ai tha: Ke kujdes si sillesh me të sepse ai është xheneti dhe xhehnemi për ty.”

Munavi në librin e tij “Fejdul kadir” 3/60 thotë: “D.m.th. Ai është shkak i hyrjes tënde në xhenet me pëlqimin e tij ndaj teje dhe shkak i hyrjes tënde në xhehnem me hidhërimin e tij ndaj teje kështu që sillu mirë me të dhe mos e kundërshto urdhrin e tij nëse nuk është mëkat.”
Ndërsa përgëzimi i cili ka ardhur për burrin i cili e trajton gruan me mirësi ndaj gruas së tij është se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka dëshmuar për të se e ka imanin e plotë i cili e obligon hyrjen në xhenet dhe se ka përparësi ndaj njerëzve tjerë.
 Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Besimin më të plotë mes besimtarëve e ka ai që ka moralin më të mirë dhe më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre për nga morali.”

E Allahu e dinë më së miri

Muhamed Salih El Munexhid

Përktheu:Driton Lekaj

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version