Pyetje 1: Cfarë është dispozita e lëngut i cili del nga gruaja shtatzënë dy apo tre ditë para lindjes, është si një ujë i pangjyrë i cili i ngjason ujit apo disa e quajne uji embrional, ky ujë a pengon nga namazi dhe agjërimi gruan?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut, ajo e cila del nga gruaja shtatzënë para lindjes:

Në qoftë se është gjak dhe del dy apo tre dite para lindjes me dhimbje kjo hyn në rangun e gjakut të lehonisë ose përndryshe llogaritet si gjaku çrregullues për të cilin nuk e le namazin dhe agjërimin.
Në librin “Keshfu el kana” (1/219) qëndron: E në qoftë se sheh gjak para se të lind, tre ditë para lindjes apo më pak dhe ka shenja të dhimbjes të ngjajshme me dhimbjet e lindjes, kjo është lehoni, si ajo e cila del gjatë lindjes, mirëpo çfarë del përpara lindjes nuk llogaritet prej lehonisë.

Pyetje 2: E në qoftë se është si uji siç u cek në pyetje, atëherë e ka dispozitën e sekrecioneve vaginale, atëherë kjo konsiderohet si e pastër sepse del nga mitra, mirëpo e prish abdesin por nuk të ndalon nga namazi dhe agjërimi sepse nuk llogaritet lehoni.

Po ashtu është pyetur dijetari i nderuar shejh ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Para lindjes tre ditë del nga gruaja lloj uji i bashkangjitur me dhimbje a konsiderohet kjo lehoni?

Shejhu i nderuar është përgjigjur: Kjo nuk është lehoni, sepe lehonia është gjak dhe nuk është ujë, po ashtu nuk llogaritet vetëm se kur i bashkangjiten dhimbjet e lehonisë, qoftë dy apo tre ditë para lindjes, mirëpo në qoftë se i ndodh kjo ditë shumë para lindjes kjo nuk konsiderohet lehoni sepse prej lehonisë konsiderohet gjaku i cili rrjedh dhe ka të bën me lindjen, e kjo mund të ndodh dy apo tre ditë para lindjes mirëpo e lidhur ngushtë me dhimbjet e lindjes, kurse për sa i përket ujit të thjesht i cili del nga gruaja kjo nuk llogaritet prej lehonisë.
Marrë nga:”Fetava nurun ala derb” ëëë.islamqa.com Numri i pyetjes 119482

Pyetja 3: Kur shfaqet gjatë lindjes diçka nga shenjat e lindjes, si dalja e gjakut para lindjes, ndërsa e sëmura akoma nuk ka lindur, a e fal namazin kjo grua? Po ashtu në rastet kur lindja ndodh parakohe në muajin e shtatë apo të tetë, del nga gruaja uji i cili del nga shkaku i fetusit-embrionit (I femijës) i cili është akoma në jetën intrauterine (shtatzëni), mirëpo gruaja akoma nuk ka lindur a e fal namazin apo jo?

Përgjigje: Lëngu i cili del nga gruaja shtatzën një ose dy ditë para lindjes i cili ka lidhje të drejpërdrejt me lindjen , ky lëng e ka dispozitën e gjakut të lehonisë dhe si rezultat i kësaj nuk falet dhe nuk agjëron, e në qoftë se nuk ka të bën me lindjen kjo nuk konsiderohet prej lehonisë, kështu që obligohet të falet dhe të agjëron edhe në qoftë se rrjedh pandërprerë, sepse kjo mer dispozitën e urinës.

Suksesi vjen nga Allahu, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Lexhnetul Daime – Komisioni i përhershëm për fetva dhe studime, i përbërë në këtë komision prej:

Kryetar Nënkryetar Anëtarë Anëtarë
Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz – Allahu e meshiroftë

Shejh Abdulaziz Ali Shejh Shejh

Muhamed ibn Salih el-Feuzan

Shejh Bekr ebu Zejd – Allahu e mëshiroftë

Përktheu: Nexhat Ceka/fjalaebukur.net/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version