Disa udhëzime shumë të vlefshme mbi edukimin e fëmijëve

1- Mësoje fëminë që ta përdorë dorën e djathtë gjatë marrjes dhe dhënies, gjatë ngrënies dhe pirjes, gjatë shkrimit dhe shërbimit, mësoja besmelenë në fillimin e çdo pune, sidomos gjatë ushqimit dhe pijes dhe të jetë i ulur, kurse në fund të thotë: elhamdulilah.

2- Mësoja fëmisë pastërtinë, shkurtimin e thonjve, larjen e duarve para dhe pas ushqimit, mësoja pastrimin gjatë kryerjes së nevojës, që ta ketë namazin e saktë dhe që mos ti ndytë rrobat.

3- Të jemi të butë gjatë këshiilimit të tyre edhe ate në sekret, mos ti turpërojmë para tjerëve nëse gabojnë, nëse insistojnë në inatin e tyre nuk flasim me ta tre ditë, e jo ma shumë.

4- urdhëroi fëmijët të heshtin gjatë ezanit dhe ta përsëritin atë që thotë muezini, që në fund të dërgojnë salavate mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ta bëjnë duanë e ezanit:

“اللهم رب هذه الدعوة التامة، والصلاة القائمة، آت محمدا الوسيلة والفضيلة، وابعثه مقاما محمودا الذي وعدته”.”رواه البخاري”……
“All-llahu ynë, Zoti i kësaj lutjeje të plotë dhe namazit që do të falet, jepja Muhammedit, Vesilen dhe vlerën (ndermjetesimin dhe nderimin) dhe dërgoje(ngrite) në pozitën e lavdëruar, të cilën ia ke premtuar”. (Buhari).

5- Secilit fëmijë ti bëjmë shtrat të veçantë nëse kemi mundësi, përndryshe, secilit mbulesë të veçantë. Më mirë është te kene vajzat dhomë të veçantë dhe djemtë dhomë të veçantë, me qëllim që tua ruajmë edukatën dhe shëndetin e tyre.

6- Ta mësojmë që mos ti hedhë mbeturinat në rrugë dhe të largojë pengesat që i pengojnë njerëzit.

7- T’ia tërhjekim vërejtjen nga shokët e këqinj, kontrollimi i tyre dhe mostolerimi të qëndrimit të tyre rrugëve.

8- Ti përshëndetim fëmijët në shtëpi, në rrugë dhe në klasë me: esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu”.

9- Ta porosisim fëmiun që të sillet mirë me fqinjët dhe të mos i dëmton.

10- Ta mësojmë fëmiun të nderon musafirin dhe ti ofron kujdes.

11- Ta edukojmë fëmiun në trimëri, në urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, mos të frikohen nga askush përveç Zotit. Nuk duhet frikësuar me gënjeshtra, iluzione dhe errësirë.

12- Është e pëlqyeshme të përcaktohet një takim familjar dhe me nxënësit, ku mësuesi, ose kryefamiljari do tu lexon diç nga jeta e Pejgamberit, alejhisselam, nga jeta e shokëve të tij, që të mësojnë se ai ka qenë lideri i guximshëm dhe se shokët e tij sikur Ebu Bekri, Omeri, Othman, Aliu, Muavija, radijall-llahu anhum, i kanë çliruar vendet muslimane dhe kanë qenë shkak për udhëzimin tonë dhe se ata kanë fituar për shkak të besimit, luftës dhe zbatimit të Kur’anit dhe Sunnetit dhe moralit të tyre shumë të lartë.

13- Tu blejmë tregime islame të dobishme dhe edukative.

 radioislame\MotraIme

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version