Pyetje: Fëmija im ka gjashtë vite, ndërsa unë jam shtatzënë, si t’ia shpjegojë atij se gjendet ky fetus në barkun tim, ai këtë pyetje e ka përsëritur disa herë, e nuk di se si t’i përgjigjem? Më tregoni Allahu ju shpërbleftë!

 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Është shumë me rëndësi që prindërit të tregojnë kujdes gjatë pyetjeve të fëmijëve të tyre, sado që prindërit e shohin se sa realët janë të ata, dhe të mos shfaqin  se këto pyetje ju shkaktojnë pengesë atyre, në mënyrë që të mos formohet tek fëmija ndjeshmëri sidomos në temat për të cilat ai pyet.

Për pyetjen që është përmendur, mund që nëna përgjigjen e saj ta transferojë tek Allahu, Krijuesi me fuqinë e Tij, se Ai e nxjerr të gjallin nga i vdekuri, dhe të vdekurin nga i gjalli, se Allahu e krijoi Ademin nga dheu, e më pas krijoi pasardhësit e fëmijët e tij nga barqet e nënave.

Si shfaqet fuqia e Allahut duke bërë barkun, e çfarë ka në të, vend të përshtatshëm që të jetojë në të fetusi një etapë të caktuar, ku ndërrohet gjendja e tij prej një pikë uji, prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një copë mishi si një kafshatë.

Kështu nëna e ndërron bisedën për fuqinë e Allahut, krijimtarinë e Tij, kujdesin, urtësinë, se Ai i ka siguruar furnizimin atij në barkun e nënës së vet, duke mos pasur ky fetus fuqi e as nëna e tij të ketë dorë në këtë furnizim, se Allahu i ka dhënë fetusit exhel, e më pas me fuqinë e Tij e nxjerr nga barku i nënës së tij ashtu si del zogëza nga veza.

Dhe kështu, mundet që nëna t’i përgjigjet fëmijës së vet, në këtë moshë, me përgjigje të përgjithshme, t’i mundësohet atij të bindet në atë që dëgjon, gjëra që janë njohuri të vërteta padyshim në to.

Preferohet gjithashtu që t’i pasurojë ato me ajete nga Kurani Fisnik, që të bartet në formë të pyetjes në një temë plotësisht tjetër, që ta shërojë atë nga sikleti me përgjigje të drejtpërdrejta të ndjeshme dhe gjithashtu të ik nga njohuritë jo të sakta.

Allahut i takon dituria absolute…

Islam-qa.info

Përktheu: Shpend Zeneli/albislam

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version