Të qenit nënë është një begati që na është dhënë nga ana e Allahut s.w.t. Është përplot me ulje e ngritje, me të qara dhe të qeshura. Ndonjëhere e lodhshme, herë të tjera te mbush me energji. Le ta pranojmë, të qenit nënë në shekullin e 21-të nuk është e lehtë; prandaj ja disa këshilla që t’ju mbajnë të parapërgaditur.

Çfarë është amësia? Përgjegjësia e rritjes dhe edukimit të një fëmije. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ‘Xhenneti gjindet nën këmbët e nënës suaj’ [Sunan An-Nasai]. Kjo në mënyrë të qartë tregon rëndësinë e nënave dhe statusin e lartë që u është dhënë nga ana e Allahut s.w.t dhe Profetit salAllahu alejhi ue selem.

Nënat janë stacioni i parë i ngushëllimit në situata të vështira, dhe prandaj amësia nuk duhet marë si një punë e thjeshtë.
Një njeri erdhi tek i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, dhe e pyeti, ‘O I Dërguari I Allahut! Nga mesi i njerëzve kë duhet respektuar më së shumti ?’ i Dërguari salaAllahu alejhi ue selem, tha: ‘ Nënën tuaj’. Njeriu tha: ‘E pastaj kë?’ I Dërguari salaAllahu alejhi ue selem tha: ‘ Pastaj nënën tuaj’. Njeriu pyeti prap, ‘Pastaj kë?’ I Dërguari salaAllahu alejhi ue selem, u përgjigj: ‘ Pastaj nënën tuaj’. Njeriu pyeti prap: ‘ E Pastaj kë?’, i Dërguari salaAllahu Alejhi ue selem tha: ‘ Pastaj babanë tuaj’. [Muslimi].

Përderisa ka një bollëk këshillash për të kryer rolin e nënës, këtu mund ti gjeni disa nga më të rëndësishmet qe kam hartuar për ju.

1. Lutju Allahut: Bëj dua të rregullta tek Allahu, fuqia e një duaje është e pamasë. Thuaj: “ O Zot, më dhuro (pasardhës) prej të mirëve”
2. Përpiqu të jesh e dashur dhe e mëshirshme: Ji e durueshme me fëmiun tend në çfardo lloj situate. Gjithmonë kujtoje se fëmijët janë të pafajshëm dhe kanë nevojë për mëshirën tënde. Është transmetuar për të Dërguarin e Allahut salaAllahu alejhi we selem : “Nuk kam parë askend të jetë më i mëshirshëm ndaj fëmijëve se sa i Dërguari salaAllahu alejhi ue selem . I biri i tij Ibrahimi ishte nën kujdesin e mendeshës në malet rreth Medinës. Ai do shkonte atje, dhe ne do shkonim me të, dhe ai do hynte në shtëpi, ta merte djalin e tij dhe ta puthte, pastaj do kthehej.” [Muslimi]
I Dërguari salaAllahu alejhi ue selem ka thënë: ‘ Ajshe, vërtet Allahu është I Butë dhe e do butësine dhe jep për butësinë atë që nuk jep për ashpërsinë. [Muslimi]
3. Çmoje (uroje) regullisht: Kjo është një teknik shumë e fuqishme që do i bëjë të ndjehet krenarë dhe të ketë vetbesim.
4. Përkujdesu që fëmiu juaj ta dojë Allahu s.w.t: Kujtoja të gjitha begatitë që Allahu s.w.t ka derdhur mbi të psh. Sytë, veshët, gjuhën, këmbët etj. lista nuk ka fund. Kjo vetëm do mbjell dashuri dhe do e bëjë ta vlersojë dhe të jetë mirënjohës ndaj Allahut s.w.t. Dhe kur të rritet kjo do ta udhëzojë drejt rrugës së Allahut s.w.t, inshaa Allah.
5. Bëhu shumë miqësore: Kjo nënkupton që të bësh biseda te rregullta për gjëra të zakonshme, kjo do e bëjë të ndihet me komod me ju në të ardhmën. Gjithashtu lozni me fëmijën tuaj sa më shumë të jetë e mundur; – më besoni ata e duan shumë një gjë të tillë.
6. Mësoja përgjegjësinë: Që nga mosha e vogël jepi përgjegjësi psh. Të kujdeset për lodrat dhe dhomën.
7. Mbaje larg lojrave elektronike: Në këtë ambient që zhvillohet dhe ndërron me shpejtësi është e vështirë ta mbash ritmin me teknologjinë e të rriturve e lëre më të fëmijëve. A jemi ndalur dhe te mendojmë rreth asaj se si po ndikon kjo në mënyren tonë të jetesës? Në emër të efikasitetit dhe ndikimit, një lojë elektonike për fëmijë lansohet thuaja çdo ditë. Ju duhet të provoni dhe ta inkurajoni fëmijën tuaj të luaj në ambiente të jashtme se sa në PSP apo iPhone. Inkurajoje të lexoj një libër para se të luaj ne kompjuter. Kam parë se sa më shumë lojra elktronike të ketë një fëmijë aq më dembel bëhet.
8. Frymëzojeni ate: Para se të fantazojë rreth Supermenit apo Barbit, tregoji për heronjët e vërtetë Ebu Bekër Es-sidik apo Omerin, Othmanin ose Aliun r.a. Për vajzat Asija, Merjem, Hatixhja dhe Fatimja r.a. tregoji se si këta heronjë dhe heroina u përpoqën dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe se si e shpërndanë islamin.
9. Përfshije në adhurime: Nëse rriten nën karakterin tuaj Islam, atëherë kjo gjë nuk do bëhet ngarkesë për ta kur të rriten. Fal namaz me të, lexoni Kur’an së bashku, dhe shtjelloni tema Islame së bashku me të si familje. Nëse rritet duke i parë kto vlera në përditshmëri që nga fëmijëria, ai do i panojë ato lehtësisht kur te rritet. Do ta kuptojë se kjo është rruga më e mirë për të jetuar.
10. Bëje dallimin në mes të hallallit dhe harramit: Duhet të ja shpjegosh fëmijës tuaj se çfarë është e lejuar nga ana e Allahut dhe çfarë është e ndaluar. Fëmija duhet të dijë për hallallin dhe haramin si në kuptimin e ngrënjes, gjithashtu dhe në vepra të ndryshme sikurse është psh përzierja në mes të dy gjinive të kundërta.
11. Tregimet para gjumit: Kjo është një mënyrë shumë e njohur për ta vënë fëmiun në gjumë. Mund tia lexosh duan e gjumit dhe rëndësinë që ka. Të shpjegosh se si do jetë i mbrojtur nga ana e melajkeve nësë e lexojmë Ajetul- kursin ashtu siq na ka treguar i Dërguari salaAllahu alejhi we selem.

Diqka që do ju mbaj të motivuara përgjatë rrugtimit tuaj amnor:

I Dërguari salaAllahu alejhi we selem ka thënë : “ Kush do që kujdeset për dy vajza deri sa ta arrijnë moshën madhore, do të vijë ditën e Kijametit un dhe ai kështu.”- dhe bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm. [ Muslimi ]

Unë si nënë jam ballafaquar me shumë sfida, dhe më sipër janë ato gjëra të cilat kam ndjerë që kan funksionuar me fëmijët e mi dhe kanë bërë që roli i nënës të kryhet më lehtë subhanAllah. Ju lutem ndani këshillat dhe provojat tuaja personale që ti ndihmoni të tjetrët në rrugtimin e tyre te amnor!

Autore: Sofia Nasir/productivemuslim

Përktheu motra jonë: UmmuAbdullah/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version