Shtatzënia është mbajtja e një ose me shumë pasardhësish, të njohur si fetus ose embrion, brenda mitrës së një femre njerëzore. Shtatzënia mund të jetë multiple, si në rastin e shtatzënisë së dyfishtë, ose të trefishtë. Shtatzënia e njeriut është më e studiuara nga të gjitha shtatzënitë e mamalëve.

Obstetrika është dega e mjekësisë që studion dhe trajton pacientet shtatzëna.Lindja zakonisht ndodh rreth javës së 38-të pas fertilizimit, që i bie java e 40-të, që nga fillimi i periodave të fundit. Kështu shtatzënia zgjat afërsisht 9 muaj. Termi embrion përshkruan zhvillimin e pasardhësit gjatë javëve të fillimit dhe termi fetus përdoret për të përshkruar pasardhësin pas muajit të dytë të shtatzënisë.

Me çfarë shenjash shfaqet shtatzënia?

Shtatzënia shfaqet me mungesë të menstruacioneve apo gjakderdhje të vogla në kohën e ciklit menstrual.

Shtatzënia mund të shfaqet me nauze ose të vjella.
 Shtatzënia i bën gjinjtë të ënjtur, të fortë dhe të ndjeshëm.
 Shtatzënia jep ndryshime në oreks.
 Shtatzënia mund të japë urinim të shpeshtë.

 Gjinj të ënjtura ndjeshëm
 Lodhje
 Gjakderdhje nga ngjizja
 Përzierje apo vjellje
 Rritje e sensitivitetit ndaj aromave.
 Fryrje e barkut
 Urinim i shpeshtë
 Nuk ju kanë ardhur menstruacionet
 Temperatura bazë e trupit tuaj qëndron lartë

Kujdes: Këto shenja mund të jenë rrjedhojë e ndonjë sëmundjeje tjetër apo ndryshimi në organizëm. Megjithatë kur këto shenja janë të pranishme është mirë të konsiderohet shtatzënia. Me të gjithë gjasat, ju nuk do t’i vëreni simptomat gati një jave apo dy pasi vëreni se nuk ju kanë ardhur menstruacionet.

Nëse nuk mbani shënime për të ndjekur ciklin menstrual tuajin, apo nëse ardhja e tyre ndryshon gjerësisht nga muaji në muaj, ju ndoshta nuk mund të jeni e sigurt, se kur duhet t’i prisni menstruacionet. Por nëse filloni t’i keni disa prej simptomave për të cilat do të flasim me poshtë – simptoma që jo gjithë gratë i përjetojnë të gjitha – dhe nëse ju janë vonuar menstruacionet për një kohë të gjatë është shumë e mundur, që ju të jeni shtatzënë. Kryej testin shtëpiak për shtatzëni për ta zbuluar me siguri!

Dëshmia: një test pozitiv shtëpiak për shtatzëni

Përkundër asaj se çka mund të lexoni në kutinë e këtyre testeve, shumica e tyre nuk janë mjaftueshëm të ndjeshëm (sensitivë) për të zbuluar shumicën e shtatzënive gati rreth një javë pasi të keni vërejtur se nuk ju kanë ardhur menstruacionet. Dhe kështu nëse keni vendosur të bëni testin herët dhe keni pasur rezultate negative, është mire të provoni prapë pas disa (tri e më tepër) ditëve. Cakto një takim me mjekun pasi të keni rezultate pozitive.

Shkëputur nga Libri : Dispozita fetare dhe këshilla mjekësore për të porsalindurin (0-4)/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version