Kur gruaja e kupton se është shtatzëne ajo duhet t`ia shprehe falënderimin Allahut,sepse kjo me te vërtete është mëshire e madhe e Allahut.Kjo është begati e madhe saqë shume njerëz gjate tere jetës se tyre lusin Allahun mirëpo Allahu ka caktuar ndryshime.

Pikërisht,edhe njeri prej pejgambereve me te zgjedhur te Allahut,Ibrahimi alejhi selam e kishte lutur me përulje Allahun e Madhëruar qe t`i dhuroje fëmije. Kete shpesh e ka bere me sinqeritet.Madje dhe Zekeria alejhi selam ishte lutur me lutje te sinqerta plot zjarr,tek Allahu me qellim qe ti jepen fëmije para fundit te jetës se tij.

Shpesh thuani:

“Allahumme lekel-hamdu ue lekesh-shukr”
“O Zot! i gjithë falënderimi te takon vetëm Ty dhe falënderimin ta shpreh vetëm Ty” (për shkak se me dhe titullin nene)

Ndajeni një kohe te caktuar për faljen e dy rekateve namaz nafile.Derisa jeni ne sexhde,lutuni pandërprere.

Thoni këtu dua:

Rabbi heb li min ledunke dhurrijjeten tajjibeh.Inneke semi`uddu-a.”
Zoti im!Me beko duke me dhëne fëmije besimtare.Me te vërtete ti je ai qe i pranon duatë.”

Gjendja ne te cilën gjendet nena gjate shtatzënisë,madje edhe gjendja e shpirtit dhe perceptimi i saj,kane pasoja te thella te fëmija ende i pa-lindur.
Per këtë muslimanja gjithmonë duhet ta falënderoj Zotin e saj,posaçërisht gjate shtatzënisë.

Ky falënderim për pasoje do ta këtë “thellimin ” e dashurisë ndaj Allahut te Lartësuar.Ajo duhet te mendoje ne ke menyre:Pasi qe Allahu na ka bekuar,edhe ne duhet ti përkushtohemi Atij.

“I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Token.Ai krijon cfare te doje.Ai i dhuron vajza kujt te doje.Disave u dhuron te dyja gjinit:djem dhe vajza:e, ke te doje e le pa fëmije.Vërtet,Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëfuqishëm.”(Shura,49-50)

xhamiambret/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version