Largo këto pesë cilësi negative që të gjykosh drejt gjërat (dhe rrjedhimisht të gjykohesh drejt):
 
1. Qortimin
 
Shmangu nga qortimi i shokëve, prindërve, liderëve, ngase qortimi kufizon veprimet tua. Kur ti qorton të tjerët, sikur ua jep mundësinë e mposhtjes tënde, kështu, bën mirë të ndalesh nga qortimi dhe barti vet përgjegjësitë e jetës sate. Kësisoj, merr në duart tua çështjen tënde dhe hulumton për rrugën e cila të mundëson përmirësimin e kushteve të jetës. Vetëm kështu mund të ndihesh i qetë dhe komod.
 
2. Krahasimi
 
Ndonjëherë veten e krahasojmë me të tjerët, kështu që gjithmonë jemi humbës dhe përjetojmë një ngushtim shpirtëror.
 
Andaj, stop krahasimit!
 
Më mirë krahasoje gjendjen tënde të tanishme dhe gjendjen në të cilën mund të jesh në të ardhmen. Kërko për mundësi që të sigurojnë një jetesë më të mirë dhe fokusohu në kapacitetet e personalitetit tënd dhe zhvillimin e tyre.
 
3. Jeta e së kaluarës
 
Nëse jetojmë ende me të kaluarën, atëherë as e tanishmja dhe as e ardhmja nuk do të ndërrojnë. Këtu qëndron shkaku i dështimit. Të kaluarës duhet t’i referohemi vetëm për marrje mësim nga gjërat që na kanë ndodhur.
 
4. Kritika
 
Lëri kritikat, ngase kritika sjell vetëm reagime negative. Në vend se të merresh me të metat e tyre, kujto gjëra të mira që kanë dhe trajto njerëzit me të butë, ngase vetëm kështu përparohet!
 
5. Dukuria e ‘Unë’-s
 
Nëse do që të tjerët të tallen me ty, gjithmonë fol veç për veten tënde. Një fjalë e urtë thotë: ‘Folu njerëzve për vete, të dëgjojnë, folu atyre për veten e tyre, të duan!’
 
 
 
Marrë nga Kuvvetu-t-tehakkumi bi-dh-dhat të Dr. Ibrahim Fekiut.
 
Në shqip: Sedat ISLAMI

 

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version