– Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit.
– Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve etj).
– Falja e namazit në kohë.
– Përdorimi i shprehjeve “të lutem” dhe ” faleminderit”.
– Nuk ka “rrahje”, “mallkim dhe “fyerje”.
– Çdo njëri të shërbejë vetveten e tij, jo t’i vërë të tjerët në shërbim të tij.
– Mbylle atë që ke hapur: derën, dritaren, kapakun dhe shishen.
– Ngrite atë që ka rënë dhe lëre vendin në gjendjen më të mirë.
– Dhoma jote është përgjegjësi e jotja!
– Dëgjo secilin që flet dhe mos ia ndërpre fjalimin.
– Dhënia e selamit kur hyn dhe del.
– Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit.
– Kujdesi për mësimet, bërja e detyrave dhe mosmungesa në shkollë.
– Familja dhe nevojat e tyre kanë përparësi para shokëve.
– Të mos hyjë tek dhoma e tjetrit, përveçse me leje.
– Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve etj).
– Orari i lojërave në kompjuter dhe teknologji të tjera të jetë i kufizuar dhe në kohën kur janë të lirë nga obligimet tjera.
– Shërbimi i prindërve, puthja e kokës dhe dorës së tyre dhe mosngritja e zërit në prezencën e tyre.
– Nuk lejohet përdorimi i asnjë teknologjie, derisa qëndron me familjen.
– Prania e gjithë anëtarëve në ushqimin e drekës dhe darkës.
– Shoqërimi i familjes në rastet e festave dhe takimeve shoqërore.
– Secili anëtar është i obliguar të ruajë shtëpinë dhe çka ka në të.
– Privatësia familjare të jetë e pacenueshme.
– Respektimi i mendimit të tjetrit.
– Trajtimi me drejtësi i fëmijëve.
– Mos hap celularin e tjetrit, pos nëse ke leje parapake.
– Mosmarrëveshjet eventuale të zgjidhen me dialog dhe kjo nuk duhet të ndikojë në raportet mes jush në të ardhmen.
PROTOKOLLI FILLON ZBATIMIN QË NGA KRIJIMI I FAMILJES.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
pertymoter