Nevojiten:

4 ve, të tundura
300-350 gr, spinaq i grirë
300-350 gr,djathë tradicional Feta
ose 2 luge kuzhine, krem djathë (opsionale)
4 qepë të gjelbra, të grira mirë
500 gr, petë për pite
180 gr pavllake Schmand
majdanoz, vaj dhe biber i zi sipas nevojës.

Hapi i parë:
Pasi të jenë pastruar mirë priten spinaqi dhe qepët mirë dhe zbuten duke shtypur me duar. Shtohen djathi, 1 vezë, dhe krem djathi, biberi dhe majdanozi.

Hapi i dytë:
Shtrohen petat, pëergatitet një gotë e mbushur gjysmë me vaj dhe gjysmë me ujë, dhe cdo petë lyhet me këtë masëe, pasi të jenë renditur dhe bashkuar 3 petë njëra mbi tjetrën atëherë vendost materiali në pjesën e sipërme në mënyrë të zgjatur, dhe mbështjellet duke formuar një role.Kështu vahdojmë me të gjitha petët e mbetura.

Hapi i tretë;
Pasi të jenë përgatitur të gjtiha petët dhe të jenë vendosur në tavë (tepsi) atëherë priten në forma katrore apo trapezi.

Hapi i katërt:
Përgatitet një masë me 3 vezë, pavllakë dhe majdanoz, përzihet mire dhe i shtohet roleve përmbi..Të piqet 1 orë, në 180C,

 

Përgatiti:UmmuRon/motraime

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version